Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Kim Mehmeti, Vlora اitakut: Kosova po zbrazet nga rinia, e ti flet për talibanizëm!


Kohëve të fundit reagimet e figurave publike në rrjetet sociale janë shndërruar në formën më praktike për të shprehur mendimin e lirë.

Derisa gjatë ditës së sotshme nga mediat janë vënë në theks replikat dhe kundër replikat midis hoxhë Shefqet Krasniqit dhe ministres për Integrime Evropiane, Vlora اitaku, kësaj të fundit, mirëpo edhe hoxhë Irfan Salihut u shkon një “selam” nga publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, njofton Almakos .

“Kosovën njësoj e dëmtojnë edhe deklaratat përçarëse të ministres për evrointegrime, e cila e ‘mbron’ vendin nga rreziku të mos bëhet ‘shtet talibanesk’, si edhe ligjëratat përbuzëse për femrën shqiptare të hoxhës, që ka frikë se Kosova do mund të bëhet shtet ‘me shumicë gra të pamoralshme e me burra me moral të lartë!?’. Kosova aq ka bë për shqiptarinë, sa është e turpshme asaj t’ia veshësh rrezikun nga ‘talibanizimi’ dhe ajo me aq fanatizëm ka mbrojtur moralin sa është e pamoralshme asaj t’i moralizosh”, shprehet analisti Mehmeti në postimin e tij në faqen zyrtare të Facebook’ut.

Sipas Kim Mehmetit, Kosovës nuk i kanosen këto rreziqe, por një e keqe tjetër: atë ta braktisë shumica e të rinjve të pashpresë, të shkolluar e të aftë, e të mbetet në duart e atyre që më shumë e duan pushtetin, se sa Kosovën!”./Almakos/

 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

Ne fakt me peqlen mendimi i Kim Mehmetit.

E kam theksuar se kemi mungese tradite shtetrore dhe ne mungese te reagimit te atyre qe duhen reaguar ne keso momente (dhe ne keto momente duhej te reagonte BIK-u dhe Ministria e Drejtesise permes mekanizmave te saj) reagon ajo qe me se paku ka kete detyre.
 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut


Kim Mehmeti, Vlora اitakut: Kosova po zbrazet nga rinia, e ti flet për talibanizëm!

Kohëve të fundit reagimet e figurave publike në rrjetet sociale janë shndërruar në formën më praktike për të shprehur mendimin e lirë.

Derisa gjatë ditës së sotshme nga mediat janë vënë në theks replikat dhe kundër replikat midis hoxhë Shefqet Krasniqit dhe ministres për Integrime Evropiane, Vlora اitaku, kësaj të fundit, mirëpo edhe hoxhë Irfan Salihut u shkon një “selam” nga publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, njofton Almakos .

“Kosovën njësoj e dëmtojnë edhe deklaratat përçarëse të ministres për evrointegrime, e cila e ‘mbron’ vendin nga rreziku të mos bëhet ‘shtet talibanesk’, si edhe ligjëratat përbuzëse për femrën shqiptare të hoxhës, që ka frikë se Kosova do mund të bëhet shtet ‘me shumicë gra të pamoralshme e me burra me moral të lartë!?’. Kosova aq ka bë për shqiptarinë, sa është e turpshme asaj t’ia veshësh rrezikun nga ‘talibanizimi’ dhe ajo me aq fanatizëm ka mbrojtur moralin sa është e pamoralshme asaj t’i moralizosh”, shprehet analisti Mehmeti në postimin e tij në faqen zyrtare të Facebook’ut.



Kam pershtypje se, keto dite, njerez qe as nuk arrijne te kuptojne as gjerat elementare, mundohen te transformojne edhe titujt e shkrimeve vetem sa per te nxjerre dhjam prej pleshti.

Ne fakt, Kim Mehmeti, regoje ndaj te dy paleve. Si analiste qe eshte reagoje edhe ndaj Vlores dhe ndaj Hoxhes, dhe mire beri.
 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

Kiterr i nderuar me e rendesishme sipas teje eshte deklarata e nje ministrije apo e nje hoxhe....Kjo eshte politike edhe ketu sa here duan te largojne vemendjen behen keso gjerash keso deklaratash e nuk shkojne as ore e nenshkruhet ndonje palo marreveshje tjeter....

Paska deklaru hoxha secili hoxhe e ka xhematin e vet edhe deklarata e hoxhes mundet mu marr edhe si mendim i tij personal jo i gjithe muslimaneve e kur reagon shteti
atehere kemi te bejme me diqka shume me te madhe...

Shteti udhehiqet nga kushtetuta e jo nga besimet fetare reagimi i ministres o kon me marr poena politik te te huajt sepse e ka vertetu se gjate kesaj kohe qe drejton ate ministri ska bo bash send veq kaharxhu buxhetin darka e dreka.


Per shtetin dhe BIK-un kam shkruar dy postime me poshte nese e ke lexuar.

Nje postim me poshte kam shkruar per njerezit qe po keqperdorin titujt e shkrimeve duke i banalizuar perkunder asaj se brendesia e tekstit shkruan krejtesisht dicka tjeter.

Eshte shume e vertete qe edhe hoxha edhe minstresha mbartin pergjegjesi publike gjersa perfaqesojne publikun dhe flasin ne publik. Eshte kohe zgjedhjesh dhe te dy palet po nxjerrin poena. Se kush ka bere per kete vend dhe cfare ka bere, ne shtator i kemi zgjedhjet, dhe une besoje fuqishem se vota e popullit ka per ti ndeshkuar te dy palet.
 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

E ta mendosh Kim Mehmeti me shkolle te mesme e Vlora Citaku e deputetet tan me nga tre fakuleteta e mastera hahahhahha haj medet kim mehmeti perzonazh shume pozitiv edhe njeri nder me realistet qe kam pare ne shqiptari.

Me ka mbet ne mendje nje shprehje "ne me shkolle te mesme jemi met minorance" kuptohet se sot diplomat blehen si ne pazar te kerreve

Shkolla ne duart e te paedukuarit (sepse shkolla eshte institucion EDUKATIVO-ARSIMO, por ka shume qe mbarojne shkolle por nuk edukohen kurre) dhe pushteti ne duart e te paaftit jane gjithenje ne rrezik.
Ne kete rast me me edukate dhe kulture eshte Kim Mehmeti se sa shumica e deputeteve qe nje zot e di se ne c'menyre kane marre postet qe kane e vaj halli per ne qe varemi nga vendimet e tyre.
Nje gje eshte shume evidente, njerezit e shkolluar, te edukuar, te afte dhe kombetarisht te orientuar, nuk kane vend ne parlament dhe as ne pushtet....
 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

Kiterr persona publik thirren shume persona po ama ata qe bartin pergjegjesi shteterore eshte shume me e dukshme...Pse nuk dime te rrime rehat ne te merremi me sende te tjera po me ato qe thote nje hoxhe ....Mu me vjen inat qe keto deputete su qarten qaq shume per 10-20 000 te femra dhunume me sensibilizu opinionin po une se di se jan marr me ate pune se ketyre ju intereson veq vemendja e njerezve e jo se qka tha hoxha...
...

Keto deputetet ne mundesine e tyre kane bere mjafte. Ne jemi shoqeri e eger dhe tregon qasja se ne munde ti denojme, qeverisimi dhe shkelim vetem grate, por qe ta dish mire e mire, grupi i grave deputete ne Kuvendin e Kosoves eshte i vetmi grup i organizuar i deputeteve i cili grup jo rralle ka reaguar dhe ka marre plot iniciativa te ndryshme.

Eshte i vetmi grup, pa dallim partije, qe ka organizuar tryeza mbi te drejtat e femres, mbi dhunimet e femrave, prostitucionin dhe shume gjera tjera. Eshte i vetmi grup qe ka bindur femrat e dhunuara qe te deklarohen per dhunimet e tyre. Pikerishte eshte Alma Lama e cila kerkoi qe grat e dhunuara te kene mbeshtetjen e shtetit dhe te ken pensionin mujore te tyre. Eshte grupi me i fuqishem qe eshte marre edhe me te zhdukurit. Eshte grupi i femrave ai qe me organizimin e tyre po blen nje autobus i cili eshte i pajisur me aparature moderne per verifikimin e semundjes se kancerit i cili autobuse do shetise cdo qender urbane me te madhe per tu ofruar grave ndihme. Sidomos grave qe nuk kane mundesi te shkojne ne ambulanca te specializuara.

Pra eshte nje grup qe ka reaguar thujase ne cdo ceshtje perkunder se vepron ne nje ven ku mbizotron mendimi maskilist.

Ne Angli nuk kishte nevoje me reagu asnje minister sepse reagoi Kryeministri dhe shteti, madje reagoi fuqishem.

Sa per zgjedhjet???? Mos u ngut se shtatori eshte afer dhe do shofim se sa do fitoje Alma Lama e sa do fitojne dy parti politike qe jane me orientim fetar???? Koha dhe vota e popullit do ta tregoje kete!
 
Titulli: Kim Mehmeti kundër Vlora اitakut

Kiterr ti i sheh sendet qysh ki qejf me i pa jo qysh jon ne realitet...
Eshte ankuar se nuk kan pension mujor grate e dhunuara,kiterr jaran mas pari nuk ka numer te sakte te grave te dhunuara nuk ka as edhe nje statistike se shumica prej tyne as qe kan pranu ...

Kryeministri hahahhahaha i anglis reagoj ne kete forme "
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se ka indikacione të fuqishme se sulmi në Londër mund të jetë “incident terrorist”.Nuk tha se ishte incident terrorist po mos e be zedhensin e kameroon kur te thuash reagoj tregom qfare beri e jo se krejt bota i pate ato indikacione.

Nuk jam i sigurt se kush po shef realitetin ketu.

Te kam thene edhe disa here dhe po ta perserise: Nese nuk din pyet!

Nuk eshte ankuar per pensione, por ka krijuar bazen ligjore per te fituar pensione dhe keto jane dy gjera te ndryshme. Se sa eshte numri i tyre dhe sa do te lajmerohen kjo eshte ceshtje tjeter dhe e se drejtes se tyre. Madje, ne jemi shoqeri aq e eger sa e kercenuam me vdekje menjeher femren e pare te dhunuar qe doli ne televizion publikisht dhe kjo eshte per tu tmerruar. Edhe ketu reaguan vetem grate debutete dhe nuk reagoi asnje hoxhe i vetem.

Lidhur me ceshtjen e reagimit te shtetit dhe kryeministrit Britanik nuk paske kuptuar asgje andaj, kur te bejshe debate, kuptoj gjerat dhe mos jep pergjigje me emocione.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top