Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

cent

...Lontano
Mafia e C4-ës përplas ashpër prokurorinë me policinë, ndërsa shkak është bërë dekonspirimi i operacionit që u konsiderua për disa orë si një prej ngjarjeve më të mëdha zbulimore në më shumë se dy dekada.
1zwdy0z.jpg
Shkak, ndonëse jo i konfirmuar zyrtarisht, është bërë rrëshqitja nga duart e dy prej pesë personave të shpallur në kërkim me mandat arresti, të cilët në skedat hetimore për të ashtëquajturën mafia e C4-ës, konsideroheshin porositësit e një eliminimi.

Prokuroria e Përgjithshme, mbrëmë ka shpërndarë një njoftim zyrtar ku bën me dije se ka nisur një procedim penal për nxjerrje sekreti hetimor.

Ky fakt ka të bëjë konkretisht me publikimin e emrave të personave që ishin listuar për tu arrestuar, pasi sipas të dhënave, shumë prej personave që kanë kryer porosi për ekzekutime, kanë mundur të largohen jashtë vendit.

Njëkohësisht saktësohet se, në operacionin e njëkohshëm për prangosjen e Marjon Mitros, ka patur rrjedhje informacioni, çka ka bërë të mundur largimin e dy kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj.

Mirëpo, ndërsa organi qendror i akuzës ka reaguar publikisht për daljen e informacioneve që janë sekret hetimor, nga policia dhe grupet e hetimit edhe përgjatë së djeshmes kanë vijuar të publikohen të dhëna detajuese në lidhje me aktivitetin kriminal të Julian Sinanajt,

31-vjeçarit me origjinë nga Tepelena, i lindur në Elbasan, banues në Vlorë dhe veprues kudo që i është kërkuar. Policia ka pranuar se tashmë, si vrasësi, ashtu edhe personi që ka bashkëpunuar ngushtë me të, N. Gj, kanë fituar statusin e të penduarit.

Rrëfimi i vrasësit

Julian Sinanaj, sipas informacioneve që vijnë nga policia ka fituar statusin e të penduarit. Me sa duket ky ka qenë kushti për tu vënë në dispozicion të tyre, por edhe pasi i është premtuar se do iu sigurohet jeta edhe familjes së tij.

Referuar të dhënave bëhet me dije se rrëfimi i Sinanajt ka nisur dy netë më parë, ndërsa ia ka treguar jo vetëm në lidhje me bëmat e tij, por edhe në lidhje me të gjithë aktivitetin e tij kriminal që duket se ka nisur që në moshë të mitur.

Bëhet me dije se ndër krimet e kryera dhe të publikuara edhe nga Policia e Tiranës si të zbardhura, mësohet se ai ka folur mbi vrasjet e biznesmenit اela dhe të peshkatarit Veizi, ndërsa ‘bomba’ e vërtet e tij ka qenë pikërisht porosia sipas tij e ardhur nga Marjon Mitro për të siguruar minën që do të përdorte për eliminimin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Sipas policisë killeri ka treguar edhe arsyen pse do vihej mina në mjetin e Dervishit, ndërsa në lidhje me dy ekzekutimet e kryera në Orikum dhe Vlorë, mësohet se Sinanaj ka bërë me dije se ishin paguar nga dy kushërinjtë që kanë mundur t’i shpëtojnë policisë tashmë Andon dhe Genis Mëhillaj.

Për dy atentatet ai ka marrë shumën që ka dashur dhe nuk ka pyetur se për llogari të kujt i ka kryer veprimet, ndërsa gjithnjë sipas të dhënave, ka shpjeguar me detaje ekzekutimet.

Njëkohësisht killeri ka saktësuar se Mitro e kishte porositur edhe për ekzekutimin e një personi, akt që sipas të penduarit nuk e ka marrë përsipër. Shkak për këtë moskryerje vrasjeje mësohet se është bërë njohja e “shënjestrës” nga ana e Sinanajt.

Ndërkohë që për minën që duhej për tu përdorur në mjetin e prefektit të Vlorës, Sinanaj ka marrë 20 mijë euro nga inspektori i INUV të Vlorës, ndërsa montimin, gjithnjë sipas tij, e ka kryer vetë Mitro.

Sipas dëshmitarit-vrasës mësohet se shkak i konfliktit mes funksionarit të lartë dhe zyrtarit bashkiak është bërë konflikti për një parking afër lokalit të tij në Ujin e Ftohtë.

Vrasjet e Sinanajt

Shuma më e madhe që iu ka premtuar vrasësit me pagesë me sa duket ka shërbyer edhe si ‘kafshata e ngecur në grykë” për killerin. Biznesmeni, njeriu i fundit në listën e tij për të ekzekutuar, fotoja e të cilit u gjend në aparatin e Sinanajt, kishte rreth një javë që ndiqej nga vrasësi.

Plot 150 mijë euro janë derdhur për këtë ekzekutim, që Sinanaj nuk arriti ta kryente, falë konflikteve që lindën mes tij dhe ‘punonjësit’ të tij, tashmë edhe ai dëshmitar;

N. Gj, 31 vjeç, lindur, rritur dhe banues në Vlorë. Ky i fundit mësohet se ka denoncuar killerin në policinë e Tiranës dhe më pas, në të njëjtën ditë ka shkuar edhe në policinë e Durrësit.

Sinanaj e kishte kërcënuar me vdekje dhe shkak, gjithnjë sipas policisë, janë bërë pazaret, pasi i premtoheshin shumë dhe më pas vlefta ishte krejt qesharake për punën që ai kryente, sipas tij. Në këtë version ka shpjeguar ekzekutimin e peshkatarit Sokol Veizi, burrit që ka vrarë në Orikum.

Dy kushërinjtë Mëhillaj i kishin premtuar një sasi të madhe toke dhe më pas i kishin dhënë vetëm një apartament në qytetin e Vlorës, shifër kjo e pakënaqshme për vrasësin.

Nga rrëfimet e tij është mësuar se në të vërtet kushërinjtë i kishin thënë ta hiqnin “qafe” për shkak të një konflikti prone që kishin me Veizin. Edhe ekzekutimin e të sapokthyerit nga Italia, Agron اela,

Sinanaj ka treguar se e kishin porositur dy kushërinjtë dhe për të kishte marrë vetëm 35 mijë euro, ndërsa me punonjësin e Bashkisë së Vlorës ishin prishur në pazarin për ekzekutimin e biznesmenit J.M.

Këtu ka nisur edhe konflikti mes tyre. Ndërkohë mësohet se Mitron tek Sinanaj ta ketë sjellë vetë i penduari i drejtësisë, denoncuesi i vrasësit N.Gj,

emri i të cilit u tha mbrëmë publikisht edhe nëpër studio televizive, ndërsa familja e tij në qytetin e Vlorës, por edhe një pjestar i kësaj familjeje që jeton jashtë Shqipërie rrezikojnë seriozisht jetën, për shkak të publikimit të emrit.

Sinanaj për “To Vima”: Kam kryer 27 ekzekutime

Dëshmia e killerit me pagesë publikohet nga mediat greke. U pyet nga të njëjtët oficerë që pyetën Ilir Kupën

Detajet në lidhje me veprimtarinë e killerit Julian Sinanaj, jo vetëm në Shqipëri, janë bërë publike. Prej dy ditësh mediat greke publikojnë pjesë nga rrëfimet e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa mësohet se oficerët grekë të hetimit, që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë marrë në pyetje Ilir Kupën, 28 vjeçarin e arratisur nga Trikallas, kanë qëndruar me të njëjtin mision në vendin tonë.

Nga rrëfimet e shumta të kryera nga Sinanaj, që nga paraditja e së shtunës e deri ditën e djeshme, grekët e hetimit janë befasuar dhe tronditur nga lehtësia me të cilën ka treguar Sinanaj ekzekutimet e kryera, sidomos në Greqi.

Befasia më e madhe ka patur të bëjë me porositësin e aktit terrorist në Gjykatën e Selanikut, ku Sinanaj iu ka treguar grekëve edhe emrin e politikanit porositës, ndonëse në atë akt barbar, fati ka qenë me ta. 31-vjeçari vlonjat, me origjinë nga Tepelena, mësohet se ka treguar gjithçka me detaje,

aq sa grekët e hetimit e kanë patur të pamundur ta besojnë se ai mund të ishte autor i të gjithë atyre krimeve, ndërsa nga interesimi për skedën e tij kriminale në tokën greke, Julian Sinanaj kishte vetëm një kundravajtje ligjore. Mediat vendase kanë publikuar të dhëna prej dy ditësh, ndërsa pretendohet se Sinani është edhe pjesë e organizimit të arratisjes nga Trikallas me 22 mars të vitit të kaluar.

Gazeta greke, “To Vima” "

Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike". Kjo është, sipas informacionit që ka siguruar gazeta greke “To Vima”, ajo që ka pohuar 31-vjeçari shqiptar Julian Sinanaj, i arrestuar në Tiranë para disa ditësh, si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.

Sipas dëshmive të mbledhura deri tani, Sinanaj ka jetuar me familjen në Greqi që nga viti 1997 dhe e ka filluar veprimtarinë e tij kriminale dhe vrasjet me pagesë, që kur ishte ende i mitur. Edhe gazeta "Protothema" shkruante dje se ai ka pohuar vrasjen e dy shtetasve 35 dhe 45 vjeç më 1 korrik të vitit 2011 jashtë një restoranti në Gazi, ku pati dhe një viktimë të tretë të rastësishme, vrasje që në Greqi deri tani kanë mbetur pa autor.

Ndërsa në Gjykatën e Selanikut, në vitin 2010 për fat nuk ndodhi një tragjedi e madhe, teksa në kohën e shpërthimit ndodheshin në të mbi 50 njerëz.

Nga shpërthimi vetëm një person u lëndua lehtë dhe aktin e mori përsipër organizata terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”. Policia greke deri tani nuk ka patur ndonjë informacion të lidhjes së kësaj organizate më elementë shqiptarë, të paktën në qytetin e Selanikut.

Oficerët e lartë të Policisë së Greqisë, të cilët nuk kanë mundur ta marrin në pyetje të arrestuarin, kanë deklaruar për “To Vima” se "nëse këto dëshmi konfirmohen qoftë edhe pjesërisht, do të kemi surpriza dhe zhvillime të mëdha", por shprehen se kanë shumë dyshime për pretendimet e 30-vjeçarit, sepse në arkivat e policisë greke, për Julian Sinanin ka vetëm një shkelje trafiku.

Në të njëjtën kohë, gazeta “To Vima” shkruan se i arratisuri nga burgu i Trikallas, 27-vjeçari Ilir Kupa, ka pranuar para oficerëve grekë se "ishim të gatshëm të sulmonim me eksplozivë burgjet greke për të çliruar bashkatdhetarët tanë".

Kupa ka pohuar se organizatori i arratisjes nga burgu i Trikallas ishte 36-vjeçari Flamur Sinani, xhaxhai i Edison Likës, njëri prej të arratisurve, të cilët u vranë të dy në përleshje të përgjakshme me policinë greke në 2 korrik 2013 në Koniska.

“Nuk e njoh Marjon Mitron”

Në media është folur se Mitro, i cili akuzohet për vendosje tritoli, ka qenë edhe punonjës në Bashkinë e Vlorës. Ju si bashki, keni dijeni për këtë rast?

Për faktin që ka qenë punonjës, sigurisht që po. Por marrëdhëniet financiare i janë shkëputur që në fund të muajit gusht. Mbase duhet një konfirmim më i saktë për datën, por ka disa muaj që është shkëputur dhe shkëputja ka qenë nga ana e z.Mitro për arsyet e tij personale.

Ju si drejtues në bashki, a keni keni pasur njohje personale?

Jo thjesht në marrëdhëniet e punës, ai ka qenë në një nga pozicionet e punës së specialistit, jo njohje të afërm në sensin e personit.

Bashkia e Vlorës a ka filluar punën për të hetuar për sjelljen e tij në punë?

Me sa di unë, të paktën në pozicionin që kam, marrëdhëniet kanë qenë korrekte në raport me atë strukturë.

Në bashkinë Vlorë, Inspektoriati Ndërtimor është i vendosur në një tjetër godinë, jo në godinën qendrore të bashkisë, dhe ka qenë në një farë mënyre i shkëputur sa i përket çështjes së orareve.

Por në përgjithësi nga informacionet që kemi, marrëdhënia ka qenë korrekte.

Ju vetë si mendoni për ngjarjen?

Shpreh çudinë për këtë fakt që ka ndodhur. Nëse është e vërtetë, është shumë e rëndë. ثshtë shumë tronditëse.

Prokuroria procedon nxjerrësit e sekretit hetimor

Kërcënimet që kanë vijuar në lidhje me publikim e emrave të personazheve të prangosura si dhe fakti që kanë nisur kërcënimet mbi familjen e të penduarit N.Gj, ka bërë që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të dalë me një deklaratë të ashpër mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa dyshohet se është dekonspiruar operacioni për arrestimin e dy kushërinjve Mëhillaj, organi qendror i akuzës ka kërkuar të niset procedim penal për të gjithë ata funksionarë që kanë nxjerrë sekretin hetimor për këtë operacion.

“Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione JOZYRTARE, lidhur me operacionin dhe hetimet,

në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë. Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.

Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje.

Gjithashtu, organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion JOZYRTAR që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij”- thuhet në deklaratën për media.
/Shekulli
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Keto kriminelet me pagese jane ne te vertete njerezit me te parrezikshem ne kete mesele. Ata nuk vrasin po nuk pati nje porosi. Pra edhe me dorezimin e ketyre, siguria publike eshte njesoj e rrezikuar si me pare, deri kur te kemi perpara drejtesise autoret e vertete te ketyre ngjarjeve, biznesmene, politikane te kujtdo krahu qofshin qe mbase kontrollojne dhe mbajne peng shtetin dhe politiken ne pergjithesi.

Sidoqofte kjo nuk eshte hera e pare keto muaj qe degjojme qe denoncimet e qytetarit ne polici jane shperfillur nga autoritetet perkatese. Eshte mje TURP i madh. Faqja e zeze dhe mallkimi perkates!

Eshte per te ardhur keq kur mendon se sa jete mund te ishtin shpetuar neqoftese autoritetet ne kete rast do te permbushnin qofte dhe minimalisht detyren e tyre.

Po behen nje varg skandalesh nga me tronditeset, ne nje kohe tmerresisht te ngjeshur, duke filluar qe me arratisjen e krimineleve nga burgu i sigurise se larte dhe deri tek ky rast akoma me skandaloz, ku si emerues i perbashket eshte gjithmone paaftesia, neglizhenca dhe mosveprimi i qellimshem i autoriteteve perkatese.


hajduti
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Sa mire ka ber qe ka nxjer emrat e porositesve e te marin dhe ata denimin e merituar.. .
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Ehh ci kan hyr nje mesleje qe as vet sdo din me nga do ja mbajen qe flasim shum mir bejen por nga ana tjeter jan treguar amator ..Te tregosh gjith bashkpuntoret po ashtu dhe ata qe i jepnin porosit nuk esht gje e leht dhe ky nga ky moment qe ka hap listen nuk e ka me jeten te sigurt per asnje moment dhe pse ndodhet bernda ne burg .... Nuk esht aq e kollajshme tja hedhesh pa u lagur nga gjith kjo ngjarje e madhe..Dhe sigurisht kur i hyn duhet ti mendosh te gjitha nuk mund te mendosh qe sa te te ndalojen policia ta hapesh listen direkt dhe dole i lar nga e gjith kjo...
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve




Rrëfimi i vrasësit







Prokuroria procedon nxjerrësit e sekretit hetimor


“Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione JOZYRTARE, lidhur me operacionin dhe hetimet,

në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë. Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.




Po Tahirin e kap ky neni i Kodit Penal?
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Me kete klase politike qe kemi, me keta zyrtare qe merren me zbatimin e ligjit ne Shqiperi, mos prisni qe te zbardhen ndonjehere urdheruesit, pasi jane ata vet!*

Vetem prokurorise kesaj rradhe duhet ti japim kredit. Po te mos kishte qene prokuroria kjo pune do ishte mbyllur me kohe nga policia.

Nuk mund te hetohet se Kryerilindesi ia ka lene mandatin e deputetit. Pyetja qe vjen llogjikisht eshte se perse ketijj?! Pergjigjeja po kuptohet e do te kuptohet fatkeqesisht!

hajduti
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

killer = vrases

killeri nuk eshte as fjale shqip as anglisht!
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Fatkeqesisht, per porositesin nuk eshte se vertetohet fakti dhe nuk ka nje ligj per ta, ata thjeshte do jene si bashkpuntor por qe do ta mohojne pjesmarrjen e tyre ne veprimtari kriminale gjykata ska si ta vertetoje dhe do te paguajn per te qen jashta shume shpejt.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Policia ka pranuar se tashmë, si vrasësi, ashtu edhe personi që ka bashkëpunuar ngushtë me të, N. Gj, kanë fituar statusin e të penduarit.

Kush ma shpjegon kete fjali, sipas ligjit penal ne Shqiperi, ju lutem?
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Une thashe mos tha anetareve-atentave lol
U tremba :p
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Fatkeqesisht, per porositesin nuk eshte se vertetohet fakti dhe nuk ka nje ligj per ta, ata thjeshte do jene si bashkpuntor por qe do ta mohojne pjesmarrjen e tyre ne veprimtari kriminale gjykata ska si ta vertetoje dhe do te paguajn per te qen jashta shume shpejt.



Ka si jo, prova jane deshmitaret e tjere tabulatat e telefonit si dhe cdo prove materiale te gjetur ne momentin e arrestimit. Ligjerisht e kap neni tentative per vrasje dhe denohen nga 5 deri ne 10 vjet( burg.

Mgjate ti ke te drejte kur thua qe sistemi i drejtesise eshte i korruptuar. Parja hudh ujin perpjete ketu ne Shqiperi keshtu qe shume shpejt do i shofim jashte.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Fatkeqesisht, per porositesin nuk eshte se vertetohet fakti dhe nuk ka nje ligj per ta, ata thjeshte do jene si bashkpuntor por qe do ta mohojne pjesmarrjen e tyre ne veprimtari kriminale gjykata ska si ta vertetoje dhe do te paguajn per te qen jashta shume shpejt.

Ose do e eliminojne sic ndodh zakonisht . Ne momentin qe te ciret maska nuk je me pjese e klanit , ndaj per te mos u hapur me shume nga cduhet eliminohet .
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Kush ma shpjegon kete fjali, sipas ligjit penal ne Shqiperi, ju lutem?

Sipas kodit penal mund te hyjne tek persona qe bashkepunojne me drejtesine dhe kane rrethana lehtesuese ne momentin kur jepet vendimi nga trupi gjykues me sa kuptoj une.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Sipas kodit penal mund te hyjne tek persona qe bashkepunojne me drejtesine dhe kane rrethana lehtesuese ne momentin kur jepet vendimi nga trupi gjykues me sa kuptoj une.
Dakort deri ketu. Por vrasja (sipas kodit penal) ka denim burg te perjetshem, perveç disa rasteve specifike. Si e tille, nese denohesh me vrasje (pra faktohet qe ke bere aktin e jashteligjshem edhe ke patur paramendim - ky te dyja keto kushte i ploteson) atehere denimi eshte i perjetshem...si mund te lehtesohet?
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Dakort deri ketu. Por vrasja (sipas kodit penal) ka denim burg te perjetshem, perveç disa rasteve specifike. Si e tille, nese denohesh me vrasje (pra faktohet qe ke bere aktin e jashteligjshem edhe ke patur paramendim - ky te dyja keto kushte i ploteson) atehere denimi eshte i perjetshem...si mund te lehtesohet?

Me 27 vrasje qe ka be ky nuk diskutohet burgimi i perjetshem .. masa lehtesuese ne ket rast jepen nga i perjetshem ne 60 vite psh :P kjo mund te jet nje lehtesuese
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Dakort deri ketu. Por vrasja (sipas kodit penal) ka denim burg te perjetshem, perveç disa rasteve specifike. Si e tille, nese denohesh me vrasje (pra faktohet qe ke bere aktin e jashteligjshem edhe ke patur paramendim - ky te dyja keto kushte i ploteson) atehere denimi eshte i perjetshem...si mund te lehtesohet?

Hyn tek rasti specifik. Ai ka bashkepunuar me policine per te parandaluar krime (vrasje) te tjera) keshtu qe denohet 15-20 vjet burg.

Ben 5 vjet burg pastaj e kap amnistia per sjellje te mire del nga burgu, ose merr deshmi i paafte menderisht kur ka kryer krimin :P pra ja hudh paq
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Vrasesi ne rastin konkret Nuk e perfiton statusin e te penduarit, pasi ka kryer me shm se nje vrasje me vetedije te plote dhe eshte kapur ne nje tjeter planifikim vasje. Ndersa I pernduari N.GJ e perfiton pasi ai nuk ka qene ekzekutor direkt dhe deshmia e tij ka qenejetike per Prokurorine ne neutralizimin e vrasesit!
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Policia ka pranuar se tashmë, si vrasësi, ashtu edhe personi që ka bashkëpunuar ngushtë me të, N. Gj, kanë fituar statusin e të penduarit.

Dmth kjo fjali eshte e pasakte?
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Hyn tek rasti specifik. Ai ka bashkepunuar me policine per te parandaluar krime (vrasje) te tjera) keshtu qe denohet 15-20 vjet burg.

Ben 5 vjet burg pastaj e kap amnistia per sjellje te mire del nga burgu, ose merr deshmi i paafte menderisht kur ka kryer krimin :P pra ja hudh paq

S'ka se si. Rastet specifike zakonisht jane atehere kur (i) vret ne vetembrojtje; (ii) nuk je mire menderisht; (iii) padashje; etj!

Bashkepunimi me policine nuk e pakeson testin me siper...pra akti i paligjshem edhe paramendimi jane te gjendshem.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Nuk thashe se ata i shpetojne pergjegjsise penale por si bashkepunetore te drejtesise (duke ndihmuar ne zbulimin e hetimeve te metejshme) kane ulje ne denim, dhe kjo ndodh jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend te botes me aq sa di une te pakten.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

I vetmi qe perfiton statusin e te penduarit eshte shtetasi Ndriçim Gjokona qe ka shkuar per te denoncuar nje vrasje e mbetur ne tentative dhe zinxhirin e "tritoleve" te shperthyer nen makinat e biznesmenve,Prefektit etj. (bashkepuntor ne krime,vrases pasiv,pasi i siguronte armet e dhe eksplozivin J.S.)

Ndersa Vrasesi Julian Sinanaj po bashkepunon me organet e Drejtesise dhe kjo ndoshta do meret parasysh ne pretencen perfundimtare ndaj tij.
Pendim,vrasesi,(duke ju referuar mediave) ka shfaqur vetem ne rastin e ekzekutimit ndaj biznesmenit ku deshmitare ishin femijet e biznesmenit te ekzekutuar.

(Sinanaj pendohet per vrasjen e biznesmenit Cela "E vrava ne prani te femijeve")
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Me sa lexova une njeri Thote keshtu tjetri ashtu!!!! Tani pyetja ime do ishte sa te verteta Jane deshmite e ketij apo aq te verteta qe dalin ne gazete per te rritur numrin e shitjeve ........me ka qelluar te lexoj per ca ngjarje ne skoci qe kishin nje ligj per mos te publikuar asnje lajm rreth ngjarjeve qe Jane ne gjykate deri sa qeshtja te shqyrtohet biles edhe emrin autoreve nuk e japin. Pse mos te kemi nje te tille ne??
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Arrest me burg për Ilir Karçinin, avokati mbrojtës Theodhori Sollaku: Do ankimojnë në Apel vendimin

Gjykata dha masën e sigurisë me burg Ilir Karçini, i akuzuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij në biznes.

Seanca e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që mësohet se biznesmeni Karcini ka mohuar të ketë njohje me vrasësin me pagesë Julian Sinanaj dhe furnitorin e tij me armë dhe municione, Ndriçim Gjokonaj.

Në këtë proces, biznesmeni do të ketë avokat mbrojtës ish-kryeprokurorin e përgjithshëm Theodhori Sollaku i cili në përfundim të seancës deklaroi se do ta ankimojnë në gjykatën e Apelit vendimin e dhënë sot pasi ish-kryeprokurorit, nuk vërtetohet qe klienti ka njohje me vrasësit me pagesë.

Biznesmeni Karçini u arrestua të shtunën pas dëshmisë së Julian Sinanajt, se kishte paguar 120 mijë euro për vrasjen e biznesmenit të hidrokarbureve Piro Bare.

3 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com)

Jo po nuk e besonit Sali Berishen kur thoshte se Dhori Sollaku eshte i kapur kembe e koke nga krimi.

Sollaku dhe nje dore e mire e ketij kallepi e kane cuar Shqiperine ne kete derexhe dhe ka qene ky Sollak qe mbeshtetej nga PS dhe per sherbimet politike dhe ndaj krimit e futen edhe ne asamblene kombetare te PS.

hajduti
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Me duket se ka fillar te veje imagjinaten ne pune...mir qe ska jetuar ne kohen e Kenedit se do thoshte dhe ate e kam vrare une...
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Killer-vrases.

Killeri me i nuk është fjalë shqipe e as fjalë angleze . اka është ky bastardizëm i gjuhës sonë nga mediat e shkruara dhe portalet.

Perndryshe , publikimi i informacionit e dëmton procesin dhe nuk duhej të ndodhte, por ja që jemi në kohë kur të gjithë vrapojnë për ca medalje më shumë e jo për veprime meritore në të mirë të shtetit.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Me lindi 1 ide

Me gjithe keto "bemat" e policise se shtetit (Tahiri & Co) a bejme 1 serial TV te pakten te qeshim meqe sqajme dot
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Po cfare pret tjeter nga policia e vajzes se tezes se Tahirit, gruas se Karcinit?

Nuk e marr me mend sesi eshte ende ne detyre Tahiri dhe nje sere drejtuesish te policise, ne qender dhe rrethe qe kane bllokuar deshmine e te penduarit. Keta duheshin shkarkuar per paaftesi edhe sikur te mos kishin fare lidhje me Karcinin dhe grupin e tritolit, lere me tani qe kane dale te gjithe ne sherbim te Karcinit.

hajduti
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Po cfare pret tjeter nga policia e vajzes se tezes se Tahirit, gruas se Karcinit?

hajduti

Woow

Ajo bjondia qeka goca tezes se Tahirit?! se dijsha kete detaj ajo sikur eshte fierake

Hajduto mua shume si petull mu duk ky I.Karcini skishte fizionomi krimineli. Fakti qe i kane vendos Sollakun avokat me ben te mendoj qe pas I.Karcinit (dmth biznesit te tij) duhet te jete ndonje person shume i pushtetshem dhe i njohur.
 
Titulli: Killeri Julian Sinanaj zbulon porositësit e atentateve

Plotesisht e vertete. Gruaja e Karcinit eshte vajza e tezes se atij keqberesit qe drejton sot MB.

Edhe ata dy nga Vlora i kane lene te ikin pasi ata mund te tregonin motivet dhe lidhjet per ata qe i vune tritolin Kollozit ne Vlore. Ky vrasesi Sinanaj ka thene qe une nuk di gje per motivin, ndersa keta dy kushurinjte e dine edhe motivin dhe mund te ju hapnin telashe prandaj i ka lene vete policia ti dalin nga Rinasi.
 
Back
Top