Ado
FISEBILIL-LAH
I ngarkuari i Kosovës me punë në ambasadën e Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” i ka bërë thirrje BE për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.
Kiçmari ka thënë se sikur njerëzit tu mundësohej të lëvizin lirshëm në zonën shengn, kjo do të ishte rruga më e mirë për të mbështetur procesin e demokratizimit në rajon. Gjithashtu kjo do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kiçmari ka bërë thirrej që Bashkimi Europian me rastin e liberalizimit të vizave të mos e përjashtojë Kosovën nga ky trend. Ai ka deklaruar se procesi i pavarësimit të Kosovës ka rrjedhur i qetë dhe nuk janë vërtetuar dyshimit ogurzeza se me shpalljen e pavarësisë do të destabilizohej vendi.
Kiçmari ka thënë se Kosova po përpiqet të integrojë serbët në shtetin e ri por sipas tij procesi për këtë nuk është dhe aq i lehtë. Politika serbe ka thanë Kiçmari vazhdon të mbete e lidhur me të kaluarën dhe po vazhdon të pengojë integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës në shoqërinë kosovare.
Qeveria Kosovë ndërkaq, sipas tij, po përpiqet që këtë proces ta çojë përpara edhe në veri të Mitrovicës ku për dalim pre vendbanimeve tjera në jug të Kosovës ka më shumë forca radikale. /rtk/