Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KfW, 12 milionë euro për dy programe

eGo0sTyle

System Engineer
kfw.jpg

Qeveria gjermane, përmes bankës së saj, KfW, ka dhënë 12 milionë euro për zbatimin e dy programeve. Dje, ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myller-Holtkemper, nënshkruan marrëveshjen për këto financime. Përkatësisht, marrëveshja e parë, “Programi për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit”, faza e tretë ka një vlerë 10 milionë euro, ndërsa marrëveshja e dytë, “Masterplani në sektorin ujor”, ka një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe është një financim grant i qeverisë gjermane, e cila është kontribuuesja kryesore në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri. Ambasadorja gjermane vlerësoi dje impaktin që do të sjellin këto marrëveshje në vend. “Projekti ‘Programi për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit’ është një projekt ndërkufitar në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit të liqenit të Ohrit. Ky projekt do të ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e potencialeve turistike që ofron kjo zonë, si dhe në rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve përreth”, theksoi Holtkemper në fjalën e saj.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top