Këto ushqime do t’ju ndihmojnë që të mos ndiheni të rënduar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këto ushqime do t’ju ndihmojnë që të mos ndiheni të rënduar

oreksi-vjen-duke-ngrene-2.jpg



Oreksi – Edhe për rastin kur konsumoni shumë ushqim dhe ndieni bezdi në stomak ka një zgjidhje! Në fakt, janë disa ushqime të cilat konsiderohen tepër të mira për të lehtësuar fryrjen. Mes tyre janë çaji, brokoli, sallata, salmoni, kosi me fruta etj.

Rëndesa e stomakut dhe fryrja abdominale janë problemet e zakonshme që na shoqërojnë gjatë ditëve kur konsumojmë shumë ushqim, ose gjatë festave të ndryshme.
Gjithsesi, edhe për këtë ekziston një zgjidhje. Mjafton të konsumoni perimet e duhura të cilat stimulojnë tretjen dhe shfryjnë barkun, ndërkohë që gjatë ditës duhet të pini sa më shumë çaje.
Po kështu, vëmendje duhet t’u kushtoni edhe frutave: më mirë t’i konsumoni në mëngjes, me stomakun bosh sesa pas çdo vakti. Rregulli i mirë është që të përgjysmoni edhe sasinë e karbohidrateve: nuk duhen eliminuar plotësisht (mjafton të mos i kaloni 50 gr. për vakt). Ndërkohë, më poshtë do të njiheni me të gjitha ushqimet, të cilat do t’ju ndihmojnë që të mos ndiheni të rënduar:

اaji jeshil

Pas vakteve, çaji jeshil ndihmon në eliminimin e yndyrave. Përveç çajeve është e nevojshme të pini të paktën dy litra ujë.

Përzierjet

Përzierjet e ndryshme me fruta ose perime mund të merren shumë herë në ditë. Në mëngjes, e mirë do të ishte një përzierje detox me bazë limonin dhe xhenxhefilin. Ndërsa, mentja në veçanti, përveçse ndihmon në mirëfunksionimin intestinal, e dobishme është edhe për heqjen e dhimbjeve të barkut.

Finoku

Ka veti të mira tretëse dhe diuretike. Më mirë ta konsumoni krudo për të përfituar në maksimum nga vetitë e tij. Lehtëson tretjen dhe eliminon gazrat intestinalë kur merret në formën e çajit (ndihmë e madhe është edhe për fëmijët).

Brokoli


Ushqim i çmueshëm për shëndetin. Brokoli ndihmon në këtë rast për të shfryer barkun falë të mirave të tij pastruese, diuretik dhe antiinflamator.

Sallatat

Jo vetëm marulet dhe radhiqet, por çdolloj sallate e gatuar me pak fantazi nga ju mund të japë një efekt detoks. Për shembull, për të përmirësuar tretjen, mjafton të përzieni një sallatë me fruta: portokall dhe finok. Ndërsa për të stimuluar tretjen dhe metabolizmin përdorni rukolën.

Karotat

Ato kanë një përmbajtje të madhe vitaminash dhe janë një burim i mirë antioksidantësh. Në nivel tretje janë të dobishme sepse stimulojnë prodhimin e lëngjeve të stomakut, duke tonifikuar mëlçinë dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit në gjak.

Kosi i frutave

Ai është një aleat i çmueshëm për shëndetin intestinal. Frutave, u shtohet kos natyral, akoma më mirë i bërë nga vet ju. Ky lloj ushqimi riforcon imunitetin dhe lufton fryrjen e barkut, si dhe në përgjegjësi lodhjen fizike.

Salmoni

I duhur si ushqim pastrues: ai është i “varfër” nga sodiumi. Për më tepër ai është i pasur me proteina, acide yndyrore, Omega 3 dhe vitamina në veçanti të grupit B.

Artiçoka

Lufton dembelizmin intestinal dhe favorizon tretjen. Përmban cinarin që stimulon aktivitetin e mëlçisë. Mund të konsumohet e papërpunuar, të ziera ose të gatuara në avull.

Frutat


Nëse frutat hahen pas vaktit rrezikohet që procesi i tretjes të ngadalësohet, ndërsa ndjenja e trishtimit dhe e ënjtjes mund të rritet. Më mirë t’i konsumoni në mëngjes ose pasdite si një mesvakt.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top