Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këto janë katër ligjet kryesore që të ndihmojnë të jesh në paqe me veten. Bën mirë t’i lexosh!

Këto janë katër ligjet kryesore që të ndihmojnë të jesh në paqe me veten. Bën mirë t’i lexosh!​

1654110538284.png
Ligji i parë thotë: “Personi që hyn në jetën tënde, është personi i duhur”. Pra, askush nuk hyn në jetën tonë rastësisht. Të gjithë personat rreth nesh, të gjithë ata që ndërveprojnë me ne, janë pranë nesh për njëarsye, për të na mësuar diçka përgjatë rrugës sonë të jetës.

Ligji i dytë thotë: “Ajo që ka ndodhur, ka qenë gjëja më e mirë që mund të ndodhte”. Asgjë, absolutisht asgjë nga ato që na kanë ndodhur në jetë, nuk kishte pse të ndodhte ndryshe. Nuk ka pse të ndryshojë as detaji më i vogël. Nuk ka pse të thuash: “Nëse do të kisha vepruar ndryshe, mund të kishte ndodhur diçka komplet tjetër”. Jo, ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë gjëja më e mirë që mund të ndodhte, pasi të ka dhënëmësimin që duhet të merrje në momentin e duhur. Çdo situatë që na ndodh, është e duhura, edhe pse ndoshta mendja jonë nuk është në gjendje ta pranojë.

Ligji i tretë thotë: “Momenti kur ndodh diçka, është momenti i duhur”. Gjithçka nis në momentin e duhur, as më herët dhe as më vonë. Kur jemi të gatshëm të nisim diçka të re në jetën tonë, kjo do të thotë se ai është momenti i duhur dhe universi ka për të na ndihmuar në këtë nismë. Universi arrin të marrë dëshirat që ne i transmetojmë dhe punon për të na i realizuar ato.

Ligji i katërt dhe i fundit: “Kur diçka ka marrë fund, duhet ta bindësh veten se ka përfunduar”. Kur diçka ka përfunduar, bën mirë ta pranosh atë fakt dhe të vazhdosh përpara. Mos e mendo atë që ka ndodhur, fokusoje mendjen tënde në ato çfarë të presin në të ardhmen. E shkuara i përket së shkuarës.

Mendojmë se nuk është rastësi që je duke e lexuar këtë material. Nëse e ke lexuar këtë tekst sot, do tëthotë se je në gjendje të kuptosh se asnjë pikë shiu nuk bie në vendin e gabuar.
b.bota.al
 
Sh e vertet kjo e ligjit 2..cdo gje ndodhe me ni arsyje .ne mbase merzitemi po pas saj eshte nje gje e mir.
 
Ligji i 4.
Ndonjëherë duhet ti mbyllim disa cikle të jetës,për të mirën tonë.
Duhet ti lejm pas disa njerëz;):)
As nuk kemi pse të fillojmë duke krijuar skenare,se si do të ishte po të silleshim ndryshe.
 
Me pak fjalë, duhet të jemi falenderues për atë që ndodhi dhe për aq sa zgjati.
Në djall zemra.
Rroftë qetësia shpirtërore.
Vazhdojmë drejt pikave të shiut ....
 
Yes! Si urno!😁

Time Shopping GIF by Grace Tea
Time Shopping GIF by Grace Tea
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back