Këto janë katër ligjet kryesore që të ndihmojnë të jesh në paqe me veten. Bën mirë t’i lexosh!
Ligji i parë thotë: “Personi që hyn në jetën tënde, është personi i duhur”. Pra, askush nuk hyn në jetën tonë rastësisht. Të gjithë personat rreth nesh, të gjithë ata që ndërveprojnë me ne, janë pranë nesh për njëarsye, për të na mësuar diçka përgjatë rrugës sonë të jetës.
Ligji i dytë thotë: “Ajo që ka ndodhur, ka qenë gjëja më e mirë që mund të ndodhte”. Asgjë, absolutisht asgjë nga ato që na kanë ndodhur në jetë, nuk kishte pse të ndodhte ndryshe. Nuk ka pse të ndryshojë as detaji më i vogël. Nuk ka pse të thuash: “Nëse do të kisha vepruar ndryshe, mund të kishte ndodhur diçka komplet tjetër”. Jo, ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë gjëja më e mirë që mund të ndodhte, pasi të ka dhënëmësimin që duhet të merrje në momentin e duhur. Çdo situatë që na ndodh, është e duhura, edhe pse ndoshta mendja jonë nuk është në gjendje ta pranojë.
Ligji i tretë thotë: “Momenti kur ndodh diçka, është momenti i duhur”. Gjithçka nis në momentin e duhur, as më herët dhe as më vonë. Kur jemi të gatshëm të nisim diçka të re në jetën tonë, kjo do të thotë se ai është momenti i duhur dhe universi ka për të na ndihmuar në këtë nismë. Universi arrin të marrë dëshirat që ne i transmetojmë dhe punon për të na i realizuar ato.
Ligji i katërt dhe i fundit: “Kur diçka ka marrë fund, duhet ta bindësh veten se ka përfunduar”. Kur diçka ka përfunduar, bën mirë ta pranosh atë fakt dhe të vazhdosh përpara. Mos e mendo atë që ka ndodhur, fokusoje mendjen tënde në ato çfarë të presin në të ardhmen. E shkuara i përket së shkuarës.
Mendojmë se nuk është rastësi që je duke e lexuar këtë material. Nëse e ke lexuar këtë tekst sot, do tëthotë se je në gjendje të kuptosh se asnjë pikë shiu nuk bie në vendin e gabuar.
b.bota.al