Këto janë 10 pasojat që do sjellë për botën pandemia e koronavirusit

1- Globalizmi do ta ndalë vrapin e tij. Kjo pandemi i mbylli kufijtë si për të treguar se çdo vend e çdo popull duhet t’ja dalë me forcat e veta. Ndihma dhe solidarizime do ketë vetëm pasi vendet e vecanta ti kthehen stabilitetit të tyre. Pra gjithkush po shikon “hallin e vet”, e që në fakt është hall global.

2- Deri tani situata po tregon se nuk ka popuj të përgjegjshëm, por ka njerëz të përgjegjshëm. Popujt në shumë vende po sillen si turma ndaj dhe thirrjet e autoriteteve botërore për të zbatuar rregullat e vendosura prej tyre nuk po zbatohen. Merkel kur tha se “do detyrohemi të ashpërsojmë masat pasi ndërgjegja qytetare e gjermanit nuk funksionoi” e dëshmoi qartazi këtë problem.

3- Kjo situatë do çojë në dobësim të demokracisë dhe në forcim të autoritarizmit. Sërish po sjell shembujt e vendeve të tjera demokratike që hasën problematika mes qeverisjes qëndrore dhe atyre lokale, duke dëshmuar dështimin e decentralizmit dhe forcimin e centralizimit.

4- Kërkimi shkencor në botë nuk do të jetë më si deri më sot! Konkuernca për vaksinën dëshmon qartazi nevojën për dominim shtetesh në fushën e shkencës. Kjo do sjellë në të ardhmen edhe më shumë “fshehtësi” në zbulimet mikrobiologjike, por edhe në fushat e tjera duke i dhënë një “goditje” bashkpunimit global në fushën e shkencës.dhe duke i dhene me shume krah teorive konspiratore. Por gjykoj se nga ana tjetër do shpërthejnë edhe teoritë për ti vënë nën një diktat laboratorët shkencorë, gjë që më duket e pamundur.

5- Shoqëria njerëzore do ti përshtatët më së miri teknologjive të reja duke e bërë individualizmin mënyrë jetese. Dhe kjo natyrisht ka pasoja të rënda për shoqëritë. Individualizmi dhe mungesa e solidaritetit janë” covid” më vehte !

6- Ekonomia botërore do kalojë një krizë tjetër dhe megjithë injektimet që vijnë nga qeveritë për ekonominë, pasojat e saj do rëndojnë mbi popujt. Kjo do të thotë që do ketë më shumë pakënaqsi dhe më shumë pabarazi.

7- Populizmi do marrë një qasje të re e mund të shndërrohet në formën e re ideologjike botërore. Në emër të popullit për të mbrojtur interest e elitave politike!

8- Bota do të kuptojë se sa të nevojshëm janë njerëzit që thonë me kopetencë fjalën e tyre e që i shërbejnë cështjeve të mëdha e jo “kllounët” e artiti dhe televizioneve!

9- Edukimi dhe arsimimi nuk do të jenë më njësoj si më parë! Mesiguri format e reja të arsimimit që do dalin nga kjo përvojë do të dominojnë edukimin në të ardhmen.

10- Kjo Pandemi do shkundi botën për të kuptuar se e keqja është pas dere, por dyert i hap ai që drejton!
 
Do na lere me hije....:/..
 
Kot hyra se s'me vijne Tag. @WxP sa rri kot ne shpi, bej ndonje pune kot lol

Sa per temen Cepellse, ato qe ke shkruar jane llogjika normale e nje rrjedhe normale te nje mendjeje normale Homo Sapiens.

Por dyshoj qe do ndodhin, shkaterrimi ka nisur shekuj me pare dhe do vazhdoje derisa te mos ngele me asnje "njeri" ne kembe ose deri atehere kur vetem trupin do kemi qe i pergjigjet gjenezes, pjesa tjeter e jona do jete kthyer ne robotike dhe shkence.

Po na fusni ne sherr me popullin forumor per ato tagsat ta dini :D

Se paskam harru e mos kemi keqkuptime per plagjature shkrimi nuk eshte i imi se skam rreshkit aq shume ala. e lexova ne 1 faqe fax dicka e tille ne FB.
 
6- Ekonomia botërore do kalojë një krizë tjetër dhe megjithë injektimet që vijnë nga qeveritë për ekonominë, pasojat e saj do rëndojnë mbi popujt. Kjo do të thotë që do ketë më shumë pakënaqsi dhe më shumë pabarazi.
Ama pas kesaj do kete nje rritje nese ecim me llogjiken qe miliona pensione do shtohen ne buxhetet e shteteve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top