Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

Kresha

A pretty face can never trick me
Incidentet e fundit që ndodhen në Danimarkë dhe vende tjera, tregojne qartë se njerëzit jo-muslimanë, nuk e njohin sa duhet Muhammedin (a.s.) andaj edhe kanë krijuar stereotipe dhe paragjykime të shumta dhe shumë të gabuara për te.

Dijetarët musliman gjatë kampanjës së tyre në përkrahje të Muhammedit (a.s.), kanë thënë se njëra prej mënyrave për ti dalur në krah dhe për ta ndihmuar Pejgamberin (a.s.), është edhe prezentimi i pastër dhe i plotë i personalitetit të këtij burri, me qëllim të largimit të paragjykimeve që janë krijuar në mendjen e jomuslimanëve.

Dukja e fizionomisë së Pejgamberit (s.a.v.s)

Nëse dëshirojmë të kemi pasqyrë të plotë të pamjes dhe dukjes së fizionomisë së Pejgamberit (a.s.), duhet tu referohemi librave që flasin mbi jetën, pamjen, virtytet dhe veprat e tija.

Në mesin e këtyre librave është edhe libri "Virtytet e Pejgamberit (a.s.)" të Imam Tirmidhiut, libër, të cilin Muhadithi i këtij shekulli e ka përpunuar dhe ka bërë klasifikimin e haditheve që gjinden në këtë libër.

Nëse i përmbledhim të gjitha hadithet që e përshkruajnë Pejgamberin (a.s.), do të kishim nxjerë këto tipare:

Fytyra

Fytyra e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte e bukur, e rrumbullakët, e ndritshme dhe e bardhë në të kuqe. I shkëlqente si hëna pesëmbëdhjetë; kur gëzohej, i shndriste si një copë e hënës. Ballin e kishte të gjerë; i vetëtinte, ashtu siç vetëtinte dielli pas një reje të ngarkuar. Kur e shikoje atë, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersët e tij në fytyrë dukeshin si margaritarë; era e djersëve të tij ishte më e këndshme se myshku. Kur zemërohej, dukej sikur shega të kishte derdhur ngjyrën e saj në faqet e tij. Faqet i kishte të lëmuara. Vetullat i kishte si hark dhe të plota, por jo të bashkuara (thuhet edhe se i kishte të bashkuara). Sytë i kishte të mëdhenj. E bardha e tyre ishte e përzier pak me të kuqe. Beben e syrit e kishte shumë të zezë dhe qerpikët i kishte të gjatë e të dendur. Po ta shikoje, do të mendoje se i ka lyer sytë, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij të bukur e mbulonte një dritë që gjithkush e vinte re. Gojën e kishte të bukur dhe të madhe. Dy dhëmbët e parë i kishte të ndarë nga njëri-tjetri. Dhëmbët e tij shndrisnin; kur buzëqeshte ata dukeshin si margaritarë; kur fliste, dukej sikur dilte dritë nga dhëmbët e tij të përparmë. Kishte gojën më të bukur. Mjekrrën e kishte të bukur dhe të dendur, të mbushur nga njëri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe një pjesë të gjoksit. Ishte shumë e zezë. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhë.

Koka, qafa dhe flokët

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e kishte ballin të gjerë, kokën të madhe, qafën të gjatë. Flokët i arrinin deri te gjysma e veshëve (thuhet edhe deri në bulat e tyre). Ndonjëherë shkonin edhe më poshtë dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballë kishte ca qime të bardha, por sikur të mblidheshin me ato të mjekrës nuk bëheshin as njëzet. Flokët i kishte edhe pak kaçurrela. Flokët i ndante në mes.

Anët dhe gjymtyrët

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i kishte kockat të mëdha: bërrylat, shpatullat dhe gjunjët. Ai i kishte të gjata kërsikët dhe të mëdhenj krahët. Shputat e këmbëve dhe pëllëmbët i kishte të shtruara. Duart i kishte të buta, më të buta se mëndafshi, më të ftohta se dëbora dhe me erë më të mirë se myshku. Llërët, krahët dhe gishtat i kishte të mbushur. Kërcijtë nuk i kishte të mbushura. Ishte shpatullgjerë. Gjymtyët i kishte të plota dhe gjoksin të gjerë e pa qime. Nga fyti deri te kërthiza kishte një vijë qimesh të drejta. Përveç këtyre nuk kishte qime të tjera as në bark dhe as në gjoks. Te krahët dhe te shpatullat kishte qime. Nën sqetulla kishte shumë qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.

Shtati i tij

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte i pashëm. Trupi i tij ishte i drejtë, as i shkurtër dhe as i gjatë. Megjithatë ai ishte më shumë i gjatë sesa i shkurtër. Kur ecte me ndonjërin, sado i gjatë të ishte shoqëruesi, dukej më i gjatë Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Trupi ishte i drejtë dhe i fortë, jo shumë i shëndoshë dhe jo i rrudhur e i thyer. Po të ishte midis dy njerëzve, do të ishte më i bukuri dhe më i miri i të dyve.

Era e tij e mirë

Trupi i tij dhe gjymtyrët e tij kishin një erë më të mirë se myshku. Enesi thotë:

“Unë nuk kam nuhatur kurrë ndonjë myshk a erëz tjetër më të këndshme se era e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).”

Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:

“Në çdo rrugë që kalonte Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirë që vinte prej tij.”

Kur Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) takonte dikë, tjetri e ndiente erën e mirë të Profetit në dorë, tërë ditën. Kur Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e vinte dorën e vet mbi kokën e ndonjë fëmije, fëmija dallohej midis të tjerëve nga era e mirë që kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersën e tij në një shishe për ta hedhur në erëzën e saj, sepse djersa e tij ishte më e mirë se çdo erëz.

Ecja e tij

I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e kishte ecjen të shpejtë. Ai ecte si ai, që kalon nëpër treg. Nuk ishte as i ngathët dhe as përtac. Atë nuk e arrinte askush në ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

“Unë nuk kam parë ndonjë që të ishte më i shpejtë në ecje se sa i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të); dukej sikur toka shtrihej për të. Kur ecnim me të mundoheshin për ta arritur, ndërsa ai nuk sforcohej fare.”


Kur e vinte këmbën në tokë e vinte plotësisht, sepse e kishte këmbën të shtruar. Kur donte të shikonte anash, kthehej me gjithë trup. Kur donte të kthente kokën në një drejtim, kthehej andej me gjithë trup. Kur çohej nga vendi, çohej menjëherë. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjë vend i ngritur. Ai i hidhte hapat të plotë dhe ecte lehtë.

Zëri i tij dhe fjala e tij

I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e kishte zërin pak të ngjirur, fjalën e kishte të ëmbël dhe në fjalët e tij dallohej urtësia. Kur heshtte, ishte tërë urtësi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartë dhe rrjedhshëm, duke i shqiptuar fjalët si rruazat që zbresin pas njëra-tjetrës. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalën qartë dhe kuptueshëm. Fliste fjalë të prera; as nuk e zgjaste shumë fjalën, as nuk e shkurtonte atë. Kur fliste, i dallohej çdo tingull i fjalës. Ai ishte gojëtar. Kishte natyrë të qetë dhe fjalën e kishte me vend. Për këtë nuk ia kalonte kush, sado gojëtar të ishte. Allahu i kishte dhënë atij mundësinë që me pak fjalë të shprehte shumë kuptim. I ishte dhënë urtësia. Ai dinte t’i ndante fjalët. (shiko: "Nektari i vulosur i Xhennetit").

Virtytet e Muhammedit (s.a.v.s.)

1) Personaliteti i tij:

Ishte njeri i madh dhe këtë madhështi e kishte fituar me besimin e madh që kishte në principet e veta dhe qëndrueshmërinë e tij në këto principe. Ky besim dhe qëndrueshmëri ishte e stolisur me moral të mirë, sjellje korekte me dashamirët dhe armiqtë, modesti dhe thjeshtësi, larg çdo komplikimi dhe shtirjeje.

Ishte i sinqertë me vetveten, kishte synime të përcaktuara dhe vizion të qartë.

U mbeti besnik principeve të veta derisa e kumtoi shpalljen hyjnore dhe i përhapi mësimet fisnike, të cilat shumica e atyreve që e armiqësojnë dhe ofendojnë nuk i njohin.

Ky burrë i ka përmbledhur të gjitha tiparet e mirësisë që janë në përputhje me natyrën e njeriut dhe të gjitha tiparet e plota njerëzore që i shpresojnë njerëzit e mençur.

Bukuria fizike, bukuria morale dhe bukuria intelektuale e nxorën këtë diell i cili i dha kuptim jetës në ruzullin tokësor.

2) Sjellja e tij me familjen e vet.

Ai që analizon me vëmendje jetën e Muhammedit (a.s.), do të habitet nga fakti që një njeri që vjen nga një ambient shkretiror e i vrazhde, ku dominon injoranca dhe kaosi të arrijë kulmin e suksesit të themelimit të familjes dhe kujdesit ndaj saj.

Ishte burim i dashurisë, ngrohtësisë, ndjenjave, emocioneve dhe dhembshurisë për familjen e vet.

E përkedhelte gruan e tij, bënte shaka me te dhe bisedonte me të përplot me emocione të ngrohta. Shikoni se çfarë shembulli jep Pejgamberi (a.s.) në këtë drejtim. Ai e vëndonte gojën e tij aty ku kishte vënduar gruaja e tij, Aisheja (r.a.) gojën, duke pirë nga një enë. Ai nuk e kishte haruar as gruan e tij të vdekur, Hadixhen (r.a.), të cilën e kujtonte shpesh pas vdekjes së saj.

Edhe pse Muhammedi (a.s.) kishte peshë të madhe dhe detyra gjigante sikur kryetar i shtetit, komandant i ushtrisë, udhërrëfyes shpirtëror dhe moral i popullit të vet, ai nuk neglizhonte që të jetë i dashur dhe i afër me familjen e tij. Këtë e manifestonte duke qenë në shërbim të familjes dhe u ndihmonte grave të tija në punët e tyre shtëpiake.

E kanë pyetur Aishen (r.a.): çka bënte Pejgamberi (a.s.), kur ishte në familje të vet? Tha:

"I kryente punët shtëpiake, kurse kur vinte koha e namazit, ngritej që të falet". (Buhariu).

3) Sjellja e Muhammedit (a.s.) me njerëzit në gjendje të paqës.

a) Ishte njeri i të vërtetës dhe drejtësisë

Ishte njeri që e donte të vërtetën dhe drejtësinë dhe gjykonte sipas tyre dhe asgjë nga kjo rrugë nuk mund ta largonte. I dobti trajtohej si i fuqishëm derisa ta merte hakun e vet, kurse i fuqishmi trajtohej si i dobët derisa të mirrej haku nga ai.

Në këtë drejtim nuk e përfillte as njeriun më të afërt te ai, sikurse del në shesh nga ky rast. Një herë kishte vjedhur një grua nga fisi Mahzum dhe kërkuan njeri që do të ndërmjetësonte te Pejgamberi (a.s.), që mos të ekzekutohet denimi kundrejt asaj. Pejgamberi (a.s.) u hidhërua shumë nga ky gjest e tha:

"Pasha All-llahun, nëse Fatimeja, bija e Muhammedit do të kishte vjedhur, do tia kisha prerë dorën". (Sahih, Ebu Davudi).

b) Pronar i moralit të lartë.

Ajo që e dallonte më së shumti Pejgamberin (a.s.),ishte morali i lart me të afërmin dhe me të largit, me miqet dhe armiqet.

Takohej i buzëqeshur me njerëzit, ishte gojëmbël, të keqen e kthente me të mirë dhe nuk mirej me punë të ulta.

I ka mësuar muslimanët se njerëzit më të mirë janë ata që kanë moral të mirë, sikurse ka ardhur në hadith.

Madje i ka stimuluar pasuesit e tij që të posedojnë moral të mirë sepse me këtë do të jenë afër tij në Ditën e Ringjalljes.

Kur kërkuan prej tij që të lutet kundër idhujtarëve ai u dha përgjigje duke thënë:

"Nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë". (Muslimi).

c) Njeri i tolerancës

Akuzat e pabaza dhe shpifjet e qëllimta të cilat nuk posedojnë as minimumin e kritereve të besnikërisë shkencore që e paraqesin Pejgamberin (a.s.), si njeri intolerant dhe kundër dialogut dhe debatit. Kurse e kundërta është e vërtetë. Për këtë gjë do tu sjellim një shembull.

Atëherë kur disa çifut kinse po e përshëndesin e mallkuan, duke thënë:

"vdekja qoftë për ty",
ai u përgjigj me kulturë maksimale dhe butësi të paparë deri në atë kohë: "edhe për ju".

Paramendoni situatën, ai ishte kryetar i shtetit, kishte pushtet dhe fuqi dhe kishte shok dhe ithtar që ishin të gatshëm të bëjnë çmos për ta mbrojtur Pejgamberin (a.s.)

Mirëpo ai shumë thjeshtë dhe me pak fjalë i dha përgjigjen këtyre çifutëve. Kur e pa Aisheja këtë reagim, u nevrikos dhe u tha përgjigje me mallkim dhe ofendime. Reagoi Pejgamberi (a.s.), ndaj kësaj sjellje të Aishes (r.a.), duke i thënë:

"Ngadal Aishe, sepse All-llahu e do butësinë në të gjitha çeshtjet".
(Buhariu dhe Muslimi).

d) Njeri i dijes dhe civilizimit

Në këto kohëra nuk është vështirë që të nxitojë dikush dhe ta akuzojë Pejgamberin (a.s.), se është kundër shkencës dhe civilizimit, mirëpo nëse ndalemi dhe studiojmë jetën e tij do të shohim se e kundërta është e vërtetë. Do të vëren se Muhammedi (a.s.), ishte ai që i vëndoi themelet e shkencës dhe civilizimit, mbi të cilat u ngrit shteti islam dhe e ngjalli ruzullin tokësor shekuj me radhë.

Si ka mundësi që ky njeri mos të jetë pishtar i shkencës dhe civilizimit kur fjala e parë që ju shpall ishte: "lexo".

Nuk duhet haruar në këtë drejtim edhe ngritjen e universiteteve dhe bibliotekave të mëdha si në Bagadad, Kairo, Kajrevan, Andaluzi (Spanjën e sodit) dhe kujdesin për shkencën dhe shkenctratë, saqë në kohën e Harun Reshidit paguhej përkthimi i një librit dhe përpilimi i tij me ari, dmth aq sa peshonte ai libër aq ari i jepeshte.

Kurse muslimanët kanë aritur në këtë gjendje të mjerueshme dhe në këtë prapambeturi nga shkaku i largimit të tyre nga feja e Muhammedit (a.s.), dhe nga shkaku i kolonijalizimit dhe okupimit europo-amerikan dhe instalimi i qeverive kukulla që pengojnë çdo zhvillim dhe ringjallje shkencore dhe civilizuese.

e) Mëshirë për mbarë botën

- Mëshira e tij ndaj gruas.

Gruaja para ardhjes së Muhammedit (a.s.), nuk kishte aspak të drejta, nënçmohej, mposhtej, madje edhe varosej e gjallë.

Erdhi Muhammedi (a.s.), dhe ia dha gruas lirinë dhe jetën, e konsideroj njeri të barabartë me mashkullin dhe e nderoi ate.

E ndaloi dëmtimin, nënçmimin, padrejtësinë, mbytjen e saj, madje sjelljen e mirë ndaj femrës e bëri si kriter të mirësisë së pasuesve të tij, duke thënë:

"Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të veta". (Sahih, Tirmidhiu).

Gjithashtu ka thënë:

"Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moral më të mirë, kurse më të mirët në mesin e tyre janë ata që janë më të mirë ndaj grave të tyre".
(Sahih, Tirmidhiu).

Ka urdhëruar ithtarët e vet që të sillen butë me gratë duke thënë:

"Silluni butë me gratë". Sepse janë shumë të ndishme.

Ka ndaluar në mënyrë kategorike padrejtësinë ndaj tyre duke thënë:

"Ua ndaloj kategorikisht të nëpërkëmbni të drejtat e dy të dobtive: jetimit dhe gruas". (Hasen, Ibn Maxheja).

Ma shumë se kjo ka bërë Pejgamberi (a.s.). Ai edhe në momentin e fundit, kur ishte duke e dhënë amanetin, në shtratin e vdekjes, kur zakonisht njerëzit merren me gjëra tjera, ai u angazhua me të drejtat e grave dhe nxiti e stimuloi që njerëzit të kujdesen për to duke thënë:

"Ju porosis që të silleni mirë me gratë".
(Buhariu dhe Muslimi).

- Mëshira ndaj çifutëve dhe kristianëve

Muhammedi (a.s.), nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj ithtarëve të vet, por ishte i mëshirshëm edhe ndaj kundërshtarëve të vet, qofshin ata çifut apo kristian.

Ja një shembull që flet në këtë drejtim.

Muhammedi (a.s.)kishte një fqinj çifut dhe që e dëmtonte. Ai secilën ditë sillte mbeturinat dhe i vëndote para shtëpisë së Pejgamberit (a.s.), kurse Muhammedi (a.s.) sillej kundrejt tij me butësi dhe mëshirë dhe këtë vepër të keqe të tij nuk e përballonte me ndonjë sjellje të keqe, por mjaftohej me pastrimin e bërlloqeve. Kështu vepronte Pejgamberi (a.s.), sepse jetonte për qëllime fisnike dhe mendonte për shpëtimin e njerëzimit nga vështirësitë.

Një ditë u ndërprenë bërlloqet e këtij çifuti, bërlloqet nuk shiheshin para shtëpisë së Pejgamberit (a.s). Pejgamberi (a.s.) tha:

"Ndoshta fqiu ynë çifut është i sëmurë, andaj medoemos duhet ta vizitojmë dhe ta ngushëllojmë."


Shkoi te shtëpia e tij që ta vizitojë dhe e gjeti të sëmurë sikurse edhe e paramendoi. I tha fjalë të buta dhe i dha gajret. Cifuti i befasua nga vizita e Pejgamberit (a.s.), edhe pse ki vazhdimisht e pengonte me bërlloqet e tija. Ai nga ky gjest kuptoi se është Pejgamber i All-llahut dhe nuk duroi dot pa i besuar atij dhe hyri në Islam duke thënë:

"Dëshmoj se ska hyjni tjetër që meriton adhurim dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut".

Shiko, lexues i nderuar se çfarë mëshire ka patur Pejgamberi (a.s.), i cili kishte dhembshuri edhe ndaj njeriut i cili i bënte llojlloj problemesh dhe pengesash! Shikoni se çfarë morali të lartë dhe sjellje fisnike kishte Pejgamberi (a.s.).

- Mëshirë ndaj idhujtarëve


Muhammedi (a.s.), Dërguari i All-llahut, ishte njeri që ia donte të mirën të afërmit dhe të largit, ishte i mëshirshëm ndaj armikut dhe mikut, kishte një zemër përplot mëshirë dhe dhembshuri, nuk dinte të jetë i ashpër dhe i vrazhdë.

Idhujtarët e munduan, e maltretuan, e persekutuan, e internuan, mirëpo ky krejt këto sjellje neveritëse të tyre ua ktheu me bamirësi, mëshirë dhe kujdesej shumë që ata të udhëzohen. Aq shumë mërzitej për mosudhëzimin e tyre saqë zbritën ajete në Kur'an që ta ngushëllojnë dhe që ti tregojnë që mos të mërzitet kaq shumë.

All-llahu i Madheruar e tregon këtë duke thënë:

"…andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta...". (Fatir: 8).

A nuk është shembull konkret për mëshirën e tij ndaj idhujtarëve rasti i Taifit. Shkoi në Taif, i thirri në fe, në shpëtim, ata lëre që e refuzuan por edhe e gurëzuan dhe e përgjakën. Kur erdhi Xhibrili (a.s.) me Melekët e kodrave, që ti ofron mundësinë e hakmarjes Pejgamberit (a.s.), cili ishte qëndrimi i tij, çka tha ai? E tha një fjalë që ka hyrë në histori, e ajo është:

"All-llahu im, falja popullit tim sepse këta nuk dinë".

A ka shembull më të madh për mëshirë ndaj njerëzve.

- Mëshira ndaj të ngratit dhe nevojtarit

Pejgamberi (a.s.), nuk u kaplua nga mburrja me madhështinë që kishte edhe pse kishte tërë zemrat e ithtarëve të vet në dorën e tij. Ai kishte arritur që në mesin e pasuesve të vet të jetë komandant që respektohet, shok i dashur, i madh që nderohet, nuk ia kundërshtonin urdhërin e as që refuzonin udhëzimin e tij.

Edhe pse kishte këtë pozitë kaq të madhe Muhammedi (a.s.), ishte modest, i donte të ngratët, kishte dhembshuri ndaj tyre, solidarizohej me ta me aq sa ka, rrinte me ta, bisedonte me ta dhe mundohej në të gjitha mënyrat që të fus gëzimin në zemrat e tyre.

Nëse dikush që vinte nga larg e konsideronte veten të huaj, kjo nuk vlente për Muhammedin (a.s.), por vendas dhe sillej me te maksimalisht mirë.

Nuk i vëndoheshin kushte të rënda dhe problematike, por përkundrazi, sipas mësimeve të Pejgamberit (a.s.), ai kishte të drejtë për ushqim, veshmbathje, vendbanim, punë, shëndet, arsim, etj.

Askush nuk anashkalohej dhe nuk neglizhohej në prani të Muhammedit (a.s.), madje i stimuloi ithtarët e vet që të bëjnë gara në ndihmën e të huajve dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme.

Ska dyshim se Muhammedi, i Dërguari i All-llahut ishte mëshirë për të gjith.

- Mëshirë për popujt e ndryshëm

Popujt në këtë botë bashkëkohore kanë nevojë të madhe për një administratë të cilin e mbikqyr sistemi moral që ua lehtëson marrëdhëniet mes njerëzve dhe secilit ia jep hakun e vet. Sisitem ku njerëzit do ti kryejnë nevojat e tyre lehtë dhe qetë, do të shfrytëzojnë kohën e cila do tu humbej në vrapimin pas procedurave të komplikuara dhe të drejtave të marra.

Nëse shikojmë mësimet e Muhammedit (a.s.), do të gjejmë së baza e administratës së tij ishte lehtësimi i procedurave të njerëzve duke i urdhëruar nëpunësit që të lehtësojnë, të jenë të pastër dhe të moralshëm në sjelljen e tyre me njerëzit.

Kur i dërgoi në Jemen Muadhin dhe Ebu Musa Eshariun si gjykatës, u tha:

"Përgëzoni dhe mos largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni".
(Buhariu dhe Muslimi).

Administrata e Pejgamberit (a.s.) kishte edhe seriozitetin dhe vendoshmërinë, duke ndaluar kategorikisht që të përcaktohet nëpunës një njeri , duke pasë tjerë më të aftë se ai.

Administrata e Pejgamberit (a.s.), ishte shumë e vendosur në llogarinë e nëpunësve dhe atyreve që kanë lëshimë gjat punës.

Andaj Pejgamberi (a.s.) tregoi se denimi shumë i madh i pret ata që mashtrojnë në veprimet e tyre, e ky denim është privimi nga xhenneti, me të cilin i ka përgëzuar të gjith njerëzit.

Pejgamberi (a.s.) ka thënë:

"Secilit njeri që All-llahu i jep në përkujdesi disa njerëz dhe vdes duke i mashtruar ata, sigurisht se do ta privon All-llahu nga xhenneti". (Buhariu dhe Muslimi).


Madje Pejgamberi (a.s.)është distancuar prej atyreve që i mashtrojnë popujt e tyre, siç tregohet në këtë rast.

Ebu Hurejre (r.a.) tregon: Pejgamberi (a.s.), kaloi pran një njeriut që shishte ushqim dhe e futi dorën brenda dhe pa se ka mashtrim, atëherë Pejgamberi (a.s.) tha:

"Nuk është prej nesh ai që mashtron".
(Sahih, Ebu Davudi).

- Mëshira e tij ndaj kafshëve


Nuk është për tu habitur nëse edhe kafshët përfitojnë nga mëshira e Muhammedit (a.s.), sepse ai nuk dëmtonte askend, qoftë njeri apo kafshë, madje edhe ua ndaloi ithtarëve të vet që të dëmtojnë kafshët, andaj:

a) Ndaloi që të ngarkohet kafsha më shumë se mund të mbanë.

b) Ndaloi që ti jepet pak ushqim kurse të lodhet shumë mepunë.

c) Ndaloi që të vritet pa të drejtë.

d) Ndali që të bëhet nishan për të gjuajtur në ta, sepse kjo është maltretim për ta.

e) Ndaloi që njerëzit të bëjnë gara në kacafytjen e kafshëve për argëtim, etj.


Shikoni këtë rast që ka ndodhur dhe shikoni se çfarë kujdesi dhe mëshire ka patur Pejgamberi (a.s.) edhe ndaj kafshëve apo shpenzëve.

Abdurahman ibën Abdull-llahu transmeton nga Babi i tij, i cili ka thënë:

Ishim me Pejgamberi (a.s.) në një udhëtim. Ai shkoi për disa punë të tija, kurse ne pamë një bylbyl të kuq, i cili i kishte dy zogëza. Kur i morëm zogëzat erdhi bylbyli dhe filloi të i lëviz krahët. Kur u kthye Pejgamberi (a.s.) tha:

"Kush e trishtoi këtë duka ia marë të vegjlit e saja. Kthejani zogëzat".
(Sahih, Ebu Davudi).

Pejgamberi (a.s.), i afronte enë me ujë macës nga mëshira që kishte ndaj tyre.

Mjafton hadithi që i kërcënohet me të madhe atyreve që nuk kujdesen për kafshët shtëpiake e as që i lënë ata vet të kujdesen duke thënë:

"Ka hyrë në zjar të xhenemit një grua për një macë, të cilën e ka lidhur, nuk i ka dhënë ushqim e as që e ka lënë të hanë nga toka derisa ka cofur".
(Buhariu dhe Muslimi).

f) Muhammed (a.s.), i Dërguari i All-llahut është edhe njeri i fesë edhe burrështeti.

Sa e sa njerëz të mëdhenjë në histori janë munduar të ngrisin lavdin dhe të krijojnë mesazh human, mirëpo nuk kanë arritur që ti ofrojnë botës organizim preciz dhe homogjen ku gërshetohen kërkesat e shpirtit me ato të trupit.

Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, arriti që të sjell diçka të re për botën, ku përzihen gjërat shpirtërore me ato materiale në një harmoni aq të madhe të pa parë më herët, duke ndërtuar një shtet ku ska jetë pa fe dhe fe që është e aftë të krijon edhe shtet të drejtë.

Arriti Muhammedi (a.s.), që të shëron plagat e shpirtit që i kishte shkaktuar jeta materialiste dhe të mbush boshllëkun që e shkaktoi largimi i njerëzve nga kujdesi për shpirtin.

Ai ishte një mësues i sinqertë shpirtëror, një politikan i pastër dhe një qeveritar i drejtë. Kjo e ndihmoi që të bashkojë fise të egra dhe në luftëra mes tyre në një umet, i cili ndërtoi lavdinë dhe ngriti jetën nën flamurin e besimit në All-llahun Një, LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMMEDUN RESULULL-LLAH.

g) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri i pastërtisë dhe kujdesit për ambijentin.

Prej gjërave që e dallonin jetën e Muhammedit (a.s.) dhe fenë e tij prej feve dhe ideologjive tjera ishin mësimet e prera që ua kishte dhënë ithtarëve të vet që të kujdesen për pastërtinë dhe ta ruajnë ambijentin.

Ky Pejgamber (a.s.), i mësoi pasuesit e tij që të lajnë gjymtyrët e trupit, sikurse është fytyra, hunda, goja, duart, këmbët së paku pesë herë në ditë, kurse larja e tërë trupit, sa ma shumë herë që munden, aq ma mirë, por së paku një herë në javë dhe çdo herë që njeri bëhet xhunub.

Ua ka tërhjekur vërejtjen nga ndotja e vendeve që janë afër njerëzve me mbeturina.

I ka mësuar muslimanët që të pastrohen pas kryerjes së nevojës.

I ka mësuar që të pastrojnë rrobat nga ndytësirat.

U ka mësuar principin e karantinës, domethënë mos të hyjnë dhe mos të dalin nga vendi ku ka epidemi dhe tërë kjo bëhet për të mbrojtur shëndetin e përgjithshëm të njerëzimit.

Me këto mësime dhe shumë të tjera Muhammedi (a.s.) ndërtoi një tërësi shoqërore të plotë në një hapësirë të shëndoshë dhe ambijent të pastër.

Ndytësirat dhe papastërtitë nuk kanë vend në mësimet e Muhammedit (a.s.), qoftë që kanë të bëjnë me rrobat, trupin apo ambijentin e përgjithshëm.

h) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut ishte njeri i shijes dhe bukurisë.

Po të pysish: cilat gjëra ishin më të dashura te Pejgamberi (a.s.), përgjigja do të sihte: tre gjëra, të cilat fillojnë me parfymin. E donte shumë parfymin dhe shumë e përdorte, andaj edhe nuk ka ndodhur asnjëher që dikush të nuhat erë të keqe nga Pejgamberi (a.s.).

Kishte shije të lartë edhe në veshmbathje, andaj kishte pamjen më të bukur dhe shndërriste në rrobat e tija sikur hëna pesëmbëdhjetëshe në qiellin e zi.

Pejgamberi (a.s.) u shfaq me këtë pamje joshëse në një botë ky kishte rënë shumë posht shija dhe njerëzit i iknin pastrimit dhe stolisjes.

I ngjante një trandafili të bukur dhe me aromë të këndshme në mesin e një shkretëtire të thatë.


i) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, vazhdimisht ishte i buzëqeshur.


Njeriu kur jeton në një kohë ku ka shumë presione shoqërore dhe sëmundje psiqike ka nevojë të madhe për një buzëqeshje të ngjajshme me buzëqeshjen që e kishte Pejgamberi (a.s.) me ithtarët e vet.

Muhammedi (a.s.) së bashku me ithtarët e tij që i besonin asaj që tregonte dhe e zbatonin në praktikë, i kalonin vështirësitë e jetës dhe presionet e shoqërisë dhe ngriteshin nga krizat psiqike që e vështirësojnë jetën e njeriut dhe u kapën lumturinë dhe rehatinë e zemrës.

Buzëqeshja ishte pamje e pandarë nga Muhammedi (a.s.) çdo kund ku gjindej.

Abdullah ibën Harithi thotë:

"Nuk kam parë askend më të buzëqeshur se Pejgamberi (a.s.)" (Sahih, Tirmidhiu).

Mirëpo me gjith këtë Pejgamberi (a.s.) nuk dilte nga dinjiteti dhe prestigji i tij.

Për këtë asnjëher nuk është qeshur Pejgamberi (a.s.) me gojën plot, apo me zë, por zakonsiht kur qeshej vetëm buzëqeshej.

j) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri i lehtësimit.

Pejgamberi (a.s.), e donte lehtësimin për njerëzit dhe nuk e donte vështirësimin e punëve të njerëzve ose ngushtimin e hapësirës së tyre.

Ai është që u ka thënë ithtarëve të vet:

"Përgëzoni dhe mos largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni". (Buhariu dhe Muslimi).

E u ka thënë:

"Jeni dërguar që të lehtësoni e jo që të vështirësoni".
(Buhariu).



k) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri i butësisë dhe faljes.

Ai që e shfleton historinë e njerëzve të mëdhenjë dhe udhëheqës do të vëren se gjat fitoreve dhe ngadhnjimeve të tyre pas humbjeve dhe dështimeve të ndryshme se cilësi e përbashkët e tyre është hakmarja, mirëpo nga kjo vepër dhe cilësi kanë shpëtuar pejgamberët e All-llahut.

Pejgamberi (a.s.), dha shembull të shkëlqyeshëm në këtë drejtim edhe pse ishte internuar nga Mekeja, i ishin uzurpuar pronat dhe pasurisa, ishte lënduar rëndë në fillimin e shpalljes, mirëpo ai kur hyri si ngadhnjimtar dhe fitimtar në Meke, madhështia e personalitetit të tij dhe morali i tij fisnik nuk i lejonin atij që të hakmeret, por ia fali secilit që i kishte bërë zullum, ua fali mbarë njerëzve dhe u dha amnesti të përgjithshme edhe pse kishte mundësi të hakmiret ndaj tyre në mënyrë të ashpër.

Andja u tha një fali që mbeti duke u përsëritur në histori:

"Shkoni se jeni të lirë". (Ibën Is'haku në librin e tij "Es-Sire").

Në këtë formë i edukonte Pejgamberi (a.s.) ithtarët e vet që të pasurohen me moral të lartë dhe të çlirohen nga përkufizimet subjektive dhe egoiste.

Kjo gjë është shumë normale, pasiqë All-llahu i Madheruar e ka urdhëruar në këtë sjellje në Kur'an duke thënë:

"Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve".
(El-A'raf: 199).

l) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri i butë dhe i ndieshëm.

Nëse një njeri e do një gjë shumë, e pastaj vjen dikush dhe ia nënçmon këtë gjë, çka do të kishte vepruar? Nëse një njeriut fetar vjen dikush dhe ia ndytë vendin e adhurimeve të tija në mënyrë përdhënuese, çka do të kishte vepruar?

Ska dyshim se ishte hidhëruar dhe kishte reaguar menjëherë dhe kishte tentuar ta denon atë që ka bërë këtë vepër. Mirëpo Muhammedi, i Dërguari i All-llahut nuk veproi kështu, sepse nuk u besonte reagimeve të nxituara dhe të pamatura, pasiqë ishte njeri që maksimalisht kontrollonte reagimet e tija.

Ai çdo ndodhi shëronte me diapazon të gjërë dhe largpamësi. Argument për këtë është kjo ndodhi.

Erdhi një njeri nga shkretëtira, i cili nuk kishte krijuar kontakte me Medinën e re, të cilën e kishte ndërtuar Muhammedi (a.s.) mes ithtarëve të vet dhe në kryeqytetin e tij të ri.

Ky beduin u sjell çuditshëm në këtë qytet të civilizuar, bëri një vepër të papranuar nga ky mes.

Të vjen një njeri në vend të ndershëm dhe të urinos para një mase njerëzish, ska dyshim se është vepër shumë e urrejtur dhe e papranuar. Këtë vepër e bëri në prani të Pejgamberit (a.s.) dhe shokëve të tij. U ngrit para tij të urinos në xhami, në vendin më të shenjtë që kanë muslimanët. Ska dyshim se ishte pamje e keqe dhe neveritëse, andaj edhe shumica e sahabeve reaguan ashpër për ta ndalur këtë veprim negativ.

Edhe pse ky rast mori vetëm disa çaste dhe minuta, ishte e mjaftueshme për Pejgamberin (a.s.), që të analizon personalitetin e këtij beduini, i cili urinosi në vendin ku falej dhe vendin nga i cili udhëhiqej shteti. Kuptoi se është njeri i pamësuar dhe i pacivilizuar dhe se kjo vepër nuk ka ndonjë prapavijë por është thjeshtë sjellje e një njeriut të pacivilizuar dhe të prapambetur. Andaj Muhammedi (a.s.) nuk bëri më shumë por urdhëroi ithtarët e vet që ta lënë rehat këtë beduin dhe të heshtin e mos ta qortojnë ashpër. E kur e kreu beduini këtë proces, i erdhi Muhammedi (a.s.) me fjalë të buta, të ngrohta, tolerant, i butë, i lehtë, dhe i tregoi se nuk lejohet në këtë vend të bëhet kjo vepër.

U gëzua pa masë beduini me sjelljen e Pejgamberit (a.s.) dhe moralin e tij të lartë, e tha:

"All-llahu im! Më mëshiro mua dhe Muhammedin dhe askend përpos nesh". (Sahih, Tirmidhiu).

m) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri serioz dhe i vendosur, mirëpo edhe i buzëqeshur dhe bënte shaka.


Pejgamberi (a.s.), nuk ishte njeri vrënjtur dhe i zymtë, por ishte i këndshëm, i buzëqeshur dhe i lehtë në sjellje dhe bashkëpunim, me edukatë dhe dinjitet.

Nuk e tepronte me shaka që të humbaste dinjitetin dhe prestigjin dhe nuk bënte shaka duke i lënduar tjerët, por shakaja e tij ishte e atillë që i gëzonte ata që ishin përreth tij.

Enes Ibën Maliku (r.a.) rrëfen se një beduin me emrin Zahir, i sillte të Dërguarit të All-llahut dhurata nga shkretëtira, për çka ai e shpërblente kur do nisej për në shtëpi. Zahiri kishte pamje të shëmtuar, por i Dërguari i All-llahut e donte dhe i thoshte:

“Zahiri është shkretëtira jonë, e ne qyteti i tij."

Njëherë derisa Zahiri shiste diçka në treg, i Dërguari i All-llahut pa hetuar iu afrua nga shpina dhe e përqafoi me duar.

- Kush është? - bërtiti: - Më lësho! Kur u kthye e pa se i Dërguari i All-llahut e kishte mbështetur gjoksin për shpinën e tij. - Kush do ta blejë këtë rob? - bërtiti i Dërguari (a.s.) - O i Dërguari i All-llahut, pasha All-llahun, do të jem i lirë. - Por tek All-llahu ti je i shtrenjtë- iu përgjigj.” (Sahih, Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Hibbani).

n) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, i trimëronte njerëzit për sport të ndershëm dhe të lartë.

Muhammedi (a.s.), ishte njeri i rëndomtë, andaj edhe veprimet e rëndomta të përditshme bënin pjesë në personalitetin e tij, ashtu që sporti ishte gjë përbërëse e jetës së tij.

Ai i trimëronte edhe shokët e tij që të mirren me sport që të forcojnë trupin dhe të argëtojnë veten, duke i sjellur dobi shoqërisë dhe duke shkaktuar dëm në pasuri, shpirt apo moral.

Ai mirrej me vrapim, mundje dhe kalorësi, mirëpo kushti kryesor në kushtetun e Muhammedit (a.s.) ishte që këtë sport ta zhvillon me shpirt sportisti dhe moral të lartë.

Pejgamberi (a.s.) ka thënë:

"Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te All-llahu se sa besimtari i dobët edhe pse në secilin ka mirësi". (Muslimi).

o) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte hartuesi i arhitekturës së dalluar.

Pejgamberi (a.s.), në mesin e shkretëtirës, vend që nuk njihte civilizim dhe qytetërim ndërtoi një sistem arkitektonik superior dhe të dalluar duke marrë në konsideratë interesin e shtetit dhe shoqërisë me një pamje joshëse dhe tërhjekëse.

Xhamia ishte qendra e kryeqytetit, aty ishte qendra e udhëheqjes dhe tubimeve gjatë ndodhive të rëndësishme dhe emergjente.

Kjo qendër, xhamia, ishte edhe strehimore e fukarave dhe të ngratëve derisa tu sigurojë shteti dhe shoqatat humanitare ushqim, veshmbathje dhe vendbanim. Ishte edhe strehimore e njerëzve të huaj që vinin nga jasht dhe banonin në këtë qendër.

Planifikimi urbanistik në atë kohë parashihte ndërtimin e çarshisë dhe tregut përreth xhamisë që të jetë e lehtë për tregtarët dhe ata që vinin për të blerë gjëra komunikimi me xhaminë dhe faljen e namazit.

Populli në qytetin e Muhammedit (a.s.), ishte një tërësi e kapur mes vete dhe të gjith gjindeshin në mesin e ndodhive pa asnjë dallim apo skajësim.

p) Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, ishte njeri i edukimit dhe arsimit.

Studiuesi i paanshëm çuditet me aftësitë e mëdhaja që i posedonte Pejgamberi (a.s.) për të shndërruar një popull të pashkolluar që nuk dinte as lexim e as shkrim në një popull që mburrej me dijen dhe dijetarët kishin zënë pozita shumë të larta në gradat e shtetit dhe shoqërisë. Nëse ndalemi dhe hulumtojmë detalisht sekretin e këtij suksesi do të kuptojmë se Pejgamberit (a.s.), i është dhënë aftësi e madhe pedagogjike, pasiqë ka qenë orator elekuent, ligjërues i bindshëm dhe pedagog i sukseshëm.

Ndoshta prej gjërave që i ndihmuan në arritjen e këtij suksesi është mënyrat e debatimit, tërhjekja e vëmendjes, koncentrimi i mendjes në informatat e duhura, gjëra të cilat kanë patur ndikim themelor në suksesin pedagogjik dhe arsimues.

Shikoni këtë shembull. Duke ndejtur me shokët e tij ua parashtron një pyetje:

"Kush është i falimentuari?"

Pret përgjigje prej tyre, edhe pse e dinte se përgjigjeja e tyre do të jetë e gabuar. Mirëpo ishte mënyrë e ngacmimit të logjikës që tua instalon informatat dhe që mos harohen. E dëgjon përgjigjen e tyre të gabuar që më vonë tu jep përgjigjen e saktë. Kjo metodë shpesh përdorej nga Muhammedi (a.s.).

Pejgamberi (a.s.), vazhdimisht i stimulonte ithtarët e tij që të shtojnë diapazonin e dijes së tyre dhe se ky udhëtim në hapësirat e mëdha të dijes nuk ka të ndalur.

Prej mësimeve të tija ishte edhe kjo:

"Kërkimi i dijes është obligim për secilin musliman".


Domethënë për secilin musliman, qoftë mashkull apo femër.

Sjellja e Muhammedit (a.s.) në luftë

Sjellja e Muhammedit (a.s.), ishte e dalluar edhe në luftë edhe atëherë kur duheshte të tregon ashpërsi dhe vrazhdësi.

1- Fisnikiëria e tij me armiqtë në mes të betejës.

Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, me moralin e tij fisnik dhe mësimet e larta të zbritura nga All-llahu i Madheruar, nuk tradhtonte askend, pa marë parasysh se kush është armiku i vet, nuk e thente marëveshjen derisa nuk e thente pala tjetër. Pa marë parasysh se kush e kishte epërsinë në luftë ai nuk maltretonte të plagosurit e as të robëruarit, nuk i masakronte kufomat e tyre, madje ua ndalonte ushtarëve të vet që të bëjnë këso veprimesh pa marë parasysh se çka ndodh.

Andaj i dhanë njerëzimit shembujt më fisnik të sjelljes korrekte gjatë luftës.

2- Fisnikëria e tij me gratë që gjindeshin në rradhët e armikut.

Ja një shembull në këtë drejtim.

Në një betejë prej betejave vendimtare që ishte futur Pejgamberi (a.s.) me armiqtë e vet, njëri prej atyreve që përbënin shtyllat e ushtrisë muslimane, Aliu (r.a.) pa një ushtar të mbuluar në kokë duke i masakruar kufomat, derisa këtë vepër e bëri edhe me Hamzën (r.a.). Kjo pamje e e nervozoi shumë këtë komandant dhe e vendosi që të hakmiret kundër këtij ushtarit dhe ta zhdukë atë. Iu afrua si shigjeta dhe kur iu afrua u befasua se ky ushtar nuk ishte burrë, por ishte grua, e veshur me rroba të burrit.

Kjo informatë e vuri në dilemë: a të hakmiret apo të fal, ngadhnjeu falja, e cila ishte rezultat i edukimit të Pejgamberit (a.s.).

A ka këso sjelljesh sot?! Cfarë principe të larta janë këto?! Cfarë madhështie është kjo? Cfarë respektimi i madh është kjo për gruan edhe kur është në rradhët e armikut?! Kjo është madhështia e Muhammedit (a.s.) dhe shokëve të tij.

3- Fisnikëria e tij me robërit e luftës.

Edhe pse sot ka marrëveshje dhe konventa ndërkombtare, sërish robi i luftës është i persekutuar dhe i maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, duke iu shkelur të drejtat e tij njerëzore në mënyrë flagrante.

Muhammedi (a.s.), i Dërguari i All-llahut, që para katërmbëdhjet shekujve i përcaktoi botës metodologji të madhe mbi sjelljen ndaj robërve të luftës, të cilën po ta zbatonin njerëzit në këto ditë do të dilnin nga kriza e robërve të luftës në të cilën gjinden sot, e cila edhe më tej e ngacmon secilin njeri me ndërgjegje të gjallë dhe moral të lartë.

Pejgamberi (a.s.), ka ndaluar kategorikisht që të shkelen të drejtat e robërve pa marë parasysh arsyetimet e ndryshme.

Sipas mësimeve të tija (a.s.) nuk lejohet të maltretohet robi fizikisht dhe psiqkisht, nuk lejohet të shahet, ofendohet, ti ndërpritet ushqumi apo pija.

Duke i zbatuar këto mësime fisnike, ithtarët e Muhammedit (a.s.) i jepnin përparësi më të madhe robërve në ushqim dhe pije se sa vetvetes.

Këtë sjellje e lavdëron edhe Kur'ani duke i përshkruar ithtarët e Muhammedit (a.s.) duke thënë:

"Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër".
(El-Insan: 8).

Domethënë se Muhammedi (a.s.) dhe ithtarët e vet i jepnin përparësi jetimit, të ngratit dhe robit me ushqim dhe pije edhe pse ata kishin nevojë të madhe për to!!

Shumë kanë nevojë robërit e luftës sot për sjellje konform mësimeve të Pejgamberit (a.s.), të ndalohet lotimi i tyre, tu kthehen të drejtat e tyre, madje edhe njerzëshmëria e tyre, të cilën ua mori civilizimi i armës shkatëruese dhe luftërave jomorale.

Pas tërë kësaj themi:

Muhammedit (a.s.), i takon të mburret maksimalisht para qytetrimit bashkëkohor për shkak se ua ka kaluar plotësisht dhe praktikisht në sferën e të drejtave të njeriut, jo vetëm në nivel të parrullave dhe reklamës siç bëjnë shtetet bashkëkohore. Sepse nuk mundni në bazë të studimeve të qeta dhe të paanshme të gjeni asnjë rast në jetën e Muhammedit (a.s.), ku ka shkelur të drejtën e robërit të luftës me maltretim fizik dhe psiqik.
 
Loverboy Akademik ishe per fen Muslimane Hallall ta boft zoti.
 
Last edited by a moderator:
Artisti i mirenjohur, Mirush Kabashi, me rastin e ditelindjes se Profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te), ne Gostivar me daten 8 mars 2009 . Shume rrenqethese.....! I lumte....!

[YOUTUBE]H8fd1X-l734[/YOUTUBE]
 
Artisti i mirenjohur, Mirush Kabashi, me rastin e ditelindjes se Profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te), ne Gostivar me daten 8 mars 2009 . Shume rrenqethese.....! I lumte....!

[YOUTUBE]H8fd1X-l734[/YOUTUBE]

Ditelindje ? sikur para pak kohesh thonit qe nuk festohen ditelindjet
 
Nuk perkthehet ndryshe Beni, andaj mbetet si "ditelindje". S'festohet, mbahet tubim, perkujtohet jeta e Profetit Muhammed a.s., organizohet nje tubim si ky ne video e keshtu.
 
i bekur qoft i Madherishmi MUHAMED!
 
Last edited by a moderator:
Amin insha-Allah t'gjitheve vlla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top