Kështu e katandisën Shqipërinë tonë, horrat

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Letër e shkruar nga një ish pilot i Ushtrisë Shqiptare, Qirjako Dhima

Më 20 korrik, në shtyp lexuam titullin: "Hapësira ajrore, plas sherri në NATO". Me propozim të qeverisë, - thuhet, - u miratua në komisionin e Parlamentit të sigurisë dhe në Kuvend, plot dy muaj më parë, që hapësira ajrore shqiptare do të jete nën bazën ushtarake të Izmirit të Turqisë. Ndërsa më datën 20 thuhej: "NATO-ja vendos që Italia dhe Greqia do të ruajnë hapësirën territoriale ajrore shqiptare.
Ja ku e katandisën fatin e Shqipërisë qeveritë e ashtuquajtura "demokratike", nga 1991-shi deri më sot.

Shqipëria kishte një aviacion të fuqishëm, potencial të organizuar si jo më mirë, kishte plot bashkëpunëtorë të mirë, patriotë dhe ushtarakë besnikë. Kush i dëboi dhe pse? Kush e shkatërroi arsenalin luftarak shqiptar? Gjithë ajo bazë materiale, bazë riparuese dhe mbrojtëse, ku janë? Ata që vunë dorë mbi këtë pasuri të paçmueshme të popullit, ato janë veç tradhtarë të këtij vendi.

Këto që shkruaj nuk kanë lidhje me nostalgjinë, siç mund të pretendojë dikush. Jo, le të dalë dikush dhe të argumentojë: Pse nuk janë pyetur ushtarakët që ky vend i ka me bollëk, ç'duhej bërë me ushtrinë, ç'duhej bërë me flotën detare? Pse vendimet u morën vetëm nga politikanë që janë doktorë, financierë, agronomë, arkeologë apo thjesht pijanecë? Në ç'vend të botës ka ndodhur një gjëmë e tillë?
Informacione të tilla, si Italia do ruajë një pjesë të hapësirës ajrore, Greqia pjesën tjetër, tingëllojnë pak si keq në veshin tonë.
Ne nuk kemi burra shteti. Nuk kemi pasur. Po të kishim pasur, shqiptarët, sot, nuk do ishin të ndarë në 6 shtete: Mali i Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Greqi, dhe Shqipëri. Ata që nuk na duan fërkojnë duart, sepse qeveritarët e këtij vendi, ua servirin në tabaka atë që ata kërkojnë.
Kështu e katandisën Shqipërinë horrat. Presioni duhet të jetë i fuqishëm nga të gjithë. Ftoj sidomos mediat, të ngrenë zërin, sepse nuk kemi asnjë mundësi tjetër, pushtetet e tjera janë tërësisht të korruptuara dhe të vëna nën hyqmin e politikës së ditës.
Duhet të rikuperohet aviacioni luftarak shqiptar, patjetër! Justifikimet për fonde, limite, radarë etj., etj., janë sjellje hileqarësh dhe antishqiptarësh. Unë për vete, si plot që kanë fluturuar për 30 vjet mbi qiellin shqiptar, i përbuz të tilla justifikime dhe them: Turp, turp, turp. Nuk e meriton Shqipëria këtë që po i ndodh. Mirë do ishte të prononcoheshin të gjithë specialistët për këtë çështje.


Shekulli
 
Vetem territorin ajror une them te bejne dhe policet te bejne dhe rrojet kufitare papinot me greket ate detar e kane me kohe talianet i dhame dhe greqise pak me shume dhurate se NA I MBESHTETI NE NATO turkun po e kemi hyn del sa her i do qefi e na rrofte NATO ne na rrofte krenaria qe kemi qe ajo krenari e ka qe nga Iliret deri tek ismail qemali dhe pak tek lufta nacional clirimtare jemi bere Rrugaçet e europes....Sqe budalla Enveri qe bente bunkere se e dinte qe te gjithe e kishin synim jetsor qe te coptonin Shqiperine...Te na rroje X5 ne shqiptarve.....
Dhe e keqja eshte se nuk jane vetem politikanet HORRA POR JEMI BERE TE GJITHE HORRA
 
Sa tragjike....
 
Katandisjen e ushtrise Shqiptare per te qare hallin e deshmon edhe fakti se kete vit u mbyll dhe Akademia Ushtarake Skenderbeu nga ku dilnin oficeret dhe ushtaraket e larte shqiptare ....

Kjo tregon hapur planin dhe projektin per dobesimin e forces ushtarake Shqiptare derisa te zhduket komplet, duke evituar keshtu fuqizimin e shtetit Shqiptar ne rajon jo vetem ne aspektin ekonomiko-politik por edhe ate ushtarak.
Keshtu i hapim dyert horrave te huaj NATO & CO te vijne dhe te bejne ligjin ne Shqiperi sepse nuk kemi forca dhe fuqi vet

Por kuptohet se vetem qorrave, idioteve dhe injoranteve keto gjera u duken normale dhe nuk u bien ne sy
:espuls:
Sepse nga njera ane kemi ushtrine USA/ Ruse/UK/ Franceze/ Gjermane etc qe bejn ligjin ne bot (duke pushtuar shtete dhe kombe), por nga ana tjeter Shqiperis nuk i lejohet te kete nje ushtri ashtu siç duhet per te mbrojtur thejsht teorikisht kufijte e vet.

Mjer vatani e mjer mileti!!!
 
kjo futja jone ne NATO nga BE dhe USA ,pasi te jemi realiste nuk e meritonim,do i dale koka avash- avash dhe kete do e vuajme ne nje te ardhme dhe arsyja qe na futen eshte thjeshte qe USA te vendose bazat se ka gjeture injorante dhe nuk ka perse te paguaje miliona dollare per bazat kur i vendos pa ndonje shpenzime
TURKU hyne e del si i do qefi(mos harroni se na mbajti 500 vjet ne roberi)
GREKU na ruane nga ajri dhe nje pjese te detit(eshte po ky greke qe na mori camerin dhe po ky greke qe ne vitet 90 beri gati tanket per te hyre ne shqiperi plus kerkon vorioepirin)
ITALI na ruan dhe kjo ajrin dhe detin(ore pse vertet na do kaqe shume ky italiani)
shume mire e tha TAKU jemi te gjithe horra dhe zagare qe per vend pune dhe bythem e japim ,nje vend ku vetem leku flet cfare pret
festoni se kemi hyre ne NATO do plasi bolliku i madhe
 
Po mire o ata: taljoni, greku e turku qe kane humbur pavaresine nga bazat amerikane jane me budalla se ne apo kan shitur vendin :gjujpeshk::gjujpeshk:Une them se na duhet i cik diplomaci ne kete pune. Pse duhet baze amerikane ne turqi, greqi, e te taljoni per te vezhguar ballkanin, pse mos te jete ke ne ajo? :ohh: Apo bytha jone deshi te jemi vend i painkuadruar? hahaahahaahah:gjujpeshk:Jo ore jo, tere konfliktet sillen rreth teritorit tone shekuj me radhe e ne dashkemi te jemi te pa vjerrur e te painkuadruar :gjujpeshk: Ore ne ishim te pavjerrur nga askush, ama ishim si ishim :uffa:Mos me thoni se e kemi harruar, ishim qengj ne goje ujku:brrr
 
rofte shqipetari!

Vetem territorin ajror une them te bejne dhe policet te bejne dhe rrojet kufitare papinot me greket ate detar e kane me kohe talianet i dhame dhe greqise pak me shume dhurate se NA I MBESHTETI NE NATO turkun po e kemi hyn del sa her i do qefi e na rrofte NATO ne na rrofte krenaria qe kemi qe ajo krenari e ka qe nga Iliret deri tek ismail qemali dhe pak tek lufta nacional clirimtare jemi bere Rrugaçet e europes....Sqe budalla Enveri qe bente bunkere se e dinte qe te gjithe e kishin synim jetsor qe te coptonin Shqiperine...Te na rroje X5 ne shqiptarve.....
Dhe e keqja eshte se nuk jane vetem politikanet HORRA POR JEMI BERE TE GJITHE HORRA
roft shqipetari trim horre gangester ,mafioz!shqipetari i vertet
 
Te jesh nje shtet i forte ushtarak ka dy rruge, e para duhet te keshe nje ekonomi te forte, ose te investosh pjesen me te madhe te ardhurave ne armatime. Shqiperia per 50 vjet ndoqi rrugen e dyte, investoi çfare pati ne armatime. U ndertuan edhe bunkier me idene se do te na sulmonin. Qeveritaret shqiptare kaluan ne paranoje dhe depresion, duke e shendrruar popullin ne sherbetore te nje klase politike qe nuk mendonte tjeter vetem te çimentizonte vendin. Kjo politike jo vetem qe doli e gabuar por la ne vendin tone pasoja katastrofike, duke na shendrruar ne vendin me te varfer te Europes.
Gjermania qe eshte shteti me i forte ekonomik ne Europe dhe i treti apo i katerti ne bote, po t'a verejme me kujdes ka nje ushtri pothuajse normale. Dhe eshte vendi qe ka buxhetin ushtarak nder me te vegjelit ne Europe.
Eshte e vertet qe kishim nje ushtri te rregullt bile edhe akademi ushtarake ku nxjerrte oficera pilot etj, por nga ajo ushtri nuk trashiguam asgje, dhe ate qe e trashiguam, i kishte ikur koha si shume gjerave te tjera. Qe nga viti 1990 Shqiperia nuk ka pasur buxhet qe te investoje ne armtime dhe ushtri. Ne vitet 90 nuk kishim as ushtare fare, sepse te rinjet iken nga vendi. Ate pak ushtri qe kemi sot e kemi te ndertuar me ushtare me pagese dhe armatime te dhuruara nga ushtria amerikane.
Nese duam te krijojme nje shtet me nje ushtri te rregullt dhe me armatime bashkohore, duhet te investojme shume, teper shume.
Edhe se sot te kesh nje ushtri vlen me shume si nje simbol shteteror se sa nje nevoje e domosdoshme. Vetem 3-4 vende ne bote kane ushtri te forte dhe mundesi te investojne ne armatime. SHBA,Rusi, Kine, France, Izrael, dhe NATO, qe eshte nje organizate qe perbehet nga shume shtete. Shtet tjera ushtrite qe kane, i mbajne me shume si nje simbol shterore se sa si nje mjet per t'u mbrojtur. Pastaj per t'u mbrojtur nga kush? Kur kujtojme se eshte Amerika qe flet dhe vulos per ç'do gje. Edhe Serbia e pati ushtrine e saje, dhe investoi per 50 vjet, por ne momentin kur kjo ushtri ju nevojit qe te mbronte vendin, ajo nuk qe ne gjendje te beje asgje.
Une mendoj se Shqiperia duhet te kete ushtrine e vet si te gjitha shtetet e tjera, duhet te jete ne gjendje te mbroje kufijt e saje, bile ky eshte edhe nje kusht pert'u antarsuar ne BE, por nuk mund te shpenzoje nje buxhet te madh. Eshte e turpshme shkaterrimi i akademise ushtarake, sepse nje shtet qe nuk prodhon kuadra ushtarak eshte nje shtet çalan.
 
o parafoles nuk po themi qe te bejme nje ushtri si ai xhaxhi(se nuk ka shance ne radhe te pare)por aman jo sa nuk mund te kontrollojme dhe kufirin tone po te na i kontrolloje greku,talano e turku,pataj deri sa jemi antare te NATOs duhet te kemi njefare ushtrie apo na futen vetem per te shfrytezuare territorin falas
ne as ushtri dhe as ekonomi nuk kemi pature dhe as do kemi ndonjehere
 
Katandisjen e ushtrise Shqiptare per te qare hallin e deshmon edhe fakti se kete vit u mbyll dhe Akademia Ushtarake Skenderbeu nga ku dilnin oficeret dhe ushtaraket e larte shqiptare ....

Kjo tregon hapur planin dhe projektin per dobesimin e forces ushtarake Shqiptare derisa te zhduket komplet, duke evituar keshtu fuqizimin e shtetit Shqiptar ne rajon jo vetem ne aspektin ekonomiko-politik por edhe ate ushtarak.
Keshtu i hapim dyert horrave te huaj NATO & CO te vijne dhe te bejne ligjin ne Shqiperi sepse nuk kemi forca dhe fuqi vet

Por kuptohet se vetem qorrave, idioteve dhe injoranteve keto gjera u duken normale dhe nuk u bien ne sy :espuls:
Sepse nga njera ane kemi ushtrine USA/ Ruse/UK/ Franceze/ Gjermane etc qe bejn ligjin ne bot (duke pushtuar shtete dhe kombe), por nga ana tjeter Shqiperis nuk i lejohet te kete nje ushtri ashtu siç duhet per te mbrojtur thejsht teorikisht kufijte e vet.

Mjer vatani e mjer mileti!!!

Zotnija juj ma paska at kry tan mend!

Shpresoj qe postimi yt asht thjesht hipokrizi... ne te kundert, po te jesh i bindur per at qe shkrun, at'her me t'vertet mjer Kombi e Populli me tipa si TI.
 
Zotnija juj ma paska at kry tan mend!

Shpresoj qe postimi yt asht thjesht hipokrizi... ne te kundert, po te jesh i bindur per at qe shkrun, at'her me t'vertet mjer Kombi e Populli me tipa si TI.


Zotnia Juaj nuk kuptoj ironine dhe llogjiken tuaj!!
A mund te shpreheni ju lutem dhe te shpjegoni arsyet e komentit tuaj!
Jam i hapur per dialog kur gjej njerez qe dine te dialogojne dhe jo tia fusin si kodra pas bregut!! :bye::syze:
 
Zotnija juj ma paska at kry tan mend!

Shpresoj qe postimi yt asht thjesht hipokrizi... ne te kundert, po te jesh i bindur per at qe shkrun, at'her me t'vertet mjer Kombi e Populli me tipa si TI.
Zoteri!Edhe Kroacia u be antare e NATO-s,por shteti i saj nuk i beri kurfare reklame ketij antaresimi.E kunderta ndodhi ketu ne shqiperi,qeveria shqiptare me buje te madhe festoi kete antaresim dhe e cilesoi kete nje ngjarje sukses me permasa te medha historike.E verteta eshte ndryshe nga sa paraqitet.Deshi organizmi i Natos per arsyet e veta strategjike pa hapi deren per antaresim per shqiperine.Shqiperia eshte nder shtetet e para te evropes juglindore qe ka bere kerkese per antaresim qe ne vitin 92' dhe qe nga ajo kohe shume shtete te cilat nuk kishin pasur ndermend jane bere pjese e ketij organizmi ushtarak.Ja pra qe ky antaresim nuk qenka sukses i politikes shqiptare.Ky antaresim per ne shqiptaret eshte nje ngjarje e zakoneshme qe aspak na ben pershtypje.Pse?Ne radhe te pare antaresimi ne nje organizate ushtarake si NATO krahas te drejtave ,ka dhe nje kosto financiare qe nje shtet i varfer si shqiperia e ka te veshtire ta perballoje pa renduar taksapaguesit shqiptare.Shqiperia megjithse shtet i pavarur dhe antari Natos rrezikohet nga pretendimet ekspansioniste te nje shteti tjeter antar po i kesaj organizate si Greqia qe perfitoi 225 km katrore siperfaqe ujare ne kufirin jugor.Ne kete rast nuk pame ndonje reagim te kesaj organizate per keto ndryshime ne favor te shtetit grek.Pse?
 
Back
Top