-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 116,391
-
- Reagimet e mara
- 85,375
Flokët e gjata shkëlqyese, larja e rrallë, krehja si një ritual i shenjtë. Ja çfarë na këshillojnë gratë e shekullit XIX
Ato sot janë kuriozitet.
Dje ishte, përkushtim, devocion, status, arsye për t'iu kushtuar vetes dhe për ta dëgjuar veten, për të pranuar gruan dhe shërbyer asaj. Rritja e flokëve ishte thirrje e brendshme e feminilitetit, guximi për të sfi
duar që të mbetesh e bukur.
Në shekullin XIX, flokët nuk laheshin çdo ditë. Kjo nuk ishte shenjë e pakujdesisë, siç do ta gjykonte syri ynë i sotëm, i mësuar me shkumën e bollshme dhe erën artificiale të shampove. Ishte, përkundrazi, fryt i një dijeje të hollë e të trashëguar brez pas brezi, sot pothuajse krejtësisht e harruar, se larja e shpeshtë ishte armiku tinzar dhe i pamëshirshëm, i bukurisë natyrore.
Sapuni i asaj kohe, i përftuar nga soda kaustike, nuk kishte asgjë të butë në vete. Ishte i ashpër, gërryes, thuajse agresiv ndaj fijes së hollë të flokut. Në kontakt me të, vajrat natyralë të kokës. ata që sot i quajmë "sebum" dhe që dikur konsideroheshin thjesht "shkëlqim i natyrshëm", zhdukeshin krejtësisht, duke lënë pas vetëm një strukturë të thatë, të brishtë, të padisiplinueshme. Burrat, me kokat e tyre të qethura shkurt, e duronin këtë dëmtim pa vështirësi të madhe, humbja rritej dhe zhdukej me gërshërën. Por gratë, gratë, flokët e të cilave shpesh binin poshtë belit si lumenj të errët ose të artë, nuk kishin këtë luks. Ato mbanin mbi kokë një pasuri që kërkonte kujdes, jo shkatërrim.
Sekreti i tyre ishte njëherazi i thjeshtë dhe madhështor, krehja e kujdesshme dhe e përsëritur çdo natë. "100 krehje çdo natë" nuk ishte thjesht një frazë romantike e trashëguar nga nënat te vajzat, por një disiplinë e vërtetë trupore, pothuajse rituale.
Një furçë me qime derri, zgjedhur pikërisht sepse qimet natyrale kapnin dhe shpërndanin vajrat më mirë se çdo material sintetik i mëvonshëm, përshkonte flokun nga rrënja deri në majë, natë pas nate. Ky lëvizje e ngadaltë e krehës nuk bënte thjesht një gjë, shpërndante yndyrën natyrale që lëkura e kokës prodhonte vetë, duke e mbrojtur fijen përgjatë gjithë gjatësisë së saj, njësoj siç vaji mbron drurin nga kalbja. Në të njëjtën kohë, largonte pluhurin e ditës, gjurmët e kapelave, të erës, të jetës që ishte jetuar që nga mëngjesi.
Por krehja kishte edhe një dimension tjetër, më pak të prekshëm. Në heshtjen e dhomës, para pasqyrës, në dritën e ngrohtë të qiririt apo llambës me vajguri, gruaja e shekullit XIX i kushtonte vetes disa minuta të pandërprera. Nuk ishte thjesht kujdes fizik, ishte një formë e hershme, e pavetëdijshme, e asaj që sot do ta quanim mindfulness, një meditim mbi trupin, mbi kalimin e ditës, mbi vetveten.
Në shoqërinë e lartë viktoriane, flokët nuk ishin thjesht pjesë e pamjes, ishin gjuhë. Gjuhë statusi, gjuhë përkatësie, gjuhë mirëqenieje. Modelet e ndërlikuara që shohim sot vetëm në portrete dhe fotografi të vjetra, kulla kaçurrelash që ngjiteshin lart si kube katedralesh, gërsheta të gjata sa mund të mbështillnin disa herë kokën, harkime të varura që kornizonin fytyrën si vello mëndafshi, nuk ishin thjesht modë kalimtare. Ishin arkitektura të vërteta, të ndërtuara me durim mbi themelin e një floku të mbajtur me kujdes gjatë gjithë vitit.
Për të arritur volum dhe strukturë pa dëmtuar flokun natyral, përdoreshin mbushje të vogla prej flokësh të mbledhur më parë, shpesh vetë flokët që binin natyrshëm gjatë krehjes së përditshme, ruajtur me kujdes, ose prej leshi të butë. Këto mbushje jepnin trajtë pa peshë të tepërt, pa nxehtësi artificiale, pa kimikate. Ishin zgjidhje krejtësisht natyrale ndaj një problemi që sot e zgjidhim me sprej, gel dhe hekur nxehtësie.
Rezultati ishte i habitshëm, një grua mund të kalonte muaj të tërë pa një larje të thellë të kokës, e megjithatë të dalë në sallon me flokë që shkëlqenin si mëndafsh i papërlyer. Ky shkëlqim nuk vinte nga uji dhe sapuni, por nga vazhdimësia e kujdesit, nga ajo strukturë e padukshme, e ndërtuar natë pas nate, që sfidonte pluhurin e rrugëve të pashtruara dhe tymin e qymyrit që mbushte qytetet e asaj kohe.
Çfarë humbëm në rrugën drejt lehtësisë
Sot na duket paradoksale, si mund të ishte i shëndetshëm një flok i palarë për javë të tëra? Përgjigja qëndron pikërisht në atë që humbëm ne, jo në atë që dinin ata. Larja e shpeshtë me produkte moderne çon shpesh në një cikël vicioz, heqim yndyrën natyrale, lëkura e kokës reagon duke prodhuar edhe më shumë sebum për ta kompensuar, dhe kështu ndihemi të detyruar të lajmë edhe më shpesh. Shekulli XIX nuk e njihte këtë problem sepse nuk e krijoi kurrë atë.
Kjo nuk ishte neglizhencë e maskuar si virtyt. Ishte kujdes i duruar, i rafinuar, thuajse i shenjtë, një art i vërtetë i ruajtjes së bukurisë përmes vazhdimësisë, jo përmes intervenimit të dhunshëm. Floku trajtohej si thesar, diçka që mbrohej, nderohej, dhe që, pikërisht për këtë arsye, shkëlqente po aq sa gurët e çmuar që e zbukuronin.
Në ritmin e vrullshëm të jetës moderne, ku çdo gjë kërkohet e menjëhershme, flokë të lara, të tharë, të stiluar brenda pak minutash. E kemi harruar një filozofi kaq të thjeshtë, se bukuria e vërtetë nuk është produkt, është ritual. Nuk është shkëlqim i çastit, i arritur me presion dhe nxehtësi, por rezultat i një përkujdesjeje të vazhdueshme, një rituali pothuajse të padukshme, por vendimtar që një grua bukur të ishte në një kornizë magjepsëse.
Flokët, ashtu si shpirti, nuk kanë nevojë për trajtime të tepruara e të shpeshta, por për dashuri të durueshme dhe të vazhdueshme. Atë lloj vëmendjeje që nuk bërtet, por që ndërton, ditë pas dite, diçka që zgjat.
Dhe ky mbetet një mësim që shekulli XIX, me gjithë ashpërsinë dhe kufizimet e tij, ende ka për të na dhënë.
Ndoshta sot, mes furçave elektrike dhe rutinave dhjetë-hapëshe, humbasim pikërisht atë çka gratë e shekullit XIX e kishin instinktivisht, kohën. Kohën për t'u ulur pesë minuta para pasqyrës jo për t'u parë, por për t'u dëgjuar. Ndoshta ripërtëritja e vërtetë e flokëve tanë nuk fillon me një produkt të ri, por me rikthimin e asaj lëvizjeje të thjeshtë e të harruar, krehja e ngadaltë, si një formë modeste falënderimi ndaj vetes.
Albert Vataj
Ato sot janë kuriozitet.
Dje ishte, përkushtim, devocion, status, arsye për t'iu kushtuar vetes dhe për ta dëgjuar veten, për të pranuar gruan dhe shërbyer asaj. Rritja e flokëve ishte thirrje e brendshme e feminilitetit, guximi për të sfi
duar që të mbetesh e bukur.Në shekullin XIX, flokët nuk laheshin çdo ditë. Kjo nuk ishte shenjë e pakujdesisë, siç do ta gjykonte syri ynë i sotëm, i mësuar me shkumën e bollshme dhe erën artificiale të shampove. Ishte, përkundrazi, fryt i një dijeje të hollë e të trashëguar brez pas brezi, sot pothuajse krejtësisht e harruar, se larja e shpeshtë ishte armiku tinzar dhe i pamëshirshëm, i bukurisë natyrore.