Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këshilli i të Drejtave të Njeriut miraton raportin për Gazën

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një raport që akuzon Izraelin dhe palestinezët për krime lufte gjatë konfliktit në Gaza një vit më parë.


Pas dy ditë debatesh, Këshilli votoi sot në Gjenevë me 25 vota pro dhe 6 kundër, në favor të rezolutës që mbështet raportin. 11 vende abstenuan.

Raporti u bën thirrje të dyja palëve të kryejnë hetime për krime lufte brenda gjashtë muajsh. Përndryshe çështja do t'i kalojë për shqyrtim gjykatës së Hagës.

Në raport thuhet gjithashtu se Izraeli dështoi te merrte masa për të mbrojtur civilët gjatë konfliktit. Edhe Hamasi hodhi raketa në Izrael, duke vrarë civilë. Izraeli dhe Hamasi i mohojnë akuzat për krime lufte.

Zyrtarët palestinezë e mirëpritën rezolutën, duke thënë se shpresojnë që me këtë çështje të merret Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Hamasi tha se shpreson që rezoluta do të çojë drejt një gjyqi ndaj udhëheqësve izraelitë. Ministra e Jashtme izraelite e kritikoi votimin e sotëm, duke e cilësuar atë "të padrejtë"

Votimi u komplikua nga fakti se nuk votua vetëm për raportin, por dhe për një rezolutë të mbështetur nga palestinezët, e cila kritikonte Izraelin dhe anashkalonte Hamasin.

Israeli ka bërë një fushatë intensive lobimi kundër votimit.

Kujtesë për Obamën

Redaktori i BBC-së për Lindjen e Mesme thotë se votimi nxjerr në pah dhe i thellon më tej mosmarrëveshjet ekzistuese në Lindjen e Mesme.

Izraeli thotë se "nuk do të ndërmarrë rreziqe për paqen nëse nuk mbron dot veten".

Këshilli ka reputacionin e kritikut të hershëm të Izraelit dhe korrespondenti ynë thotë se ka miratuar një rezolutë, e cila ka pak gjasa që të arrijë ndonjë ndryshim të madh.

Presidenti Obama, që e mori postin me shpresën se do të riniste dhe ringjallte një proces për paqe, tani është rikujtuar për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër.

Por po kaq domethënëse është dhe fakti se aleatët e Izraelit, mes tyre dhe Britania, abstenuan në votim, pavarësisht nga fushata intensive diplomatike kundër dokumentit që bëri kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu./bbc/voa/



Në raport thuhet se Izraeli dështoi te merrte masa për të mbrojtur civilët gjatë konfliktit.
 
spo kuptoj ku vrau Hamasi civil Izraelit se ?

un e di qe cifut kan vra civil palestinez ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back