Këshilli i Sigurimit sot shqyrton raportin e Ban Ki-moonit

Kresha

A pretty face can never trick me
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të shqyrtojë raportin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki-moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it në Kosovë.


E mërkurë, 26 Nëntor 2008 09:16


Mbledhja është caktuar në orën tre pasdite, sipas kohës së Neë Yorkut, ndërsa mediat botërore kanë raportuar se në OKB po diskutohet se në çfarë forme Këshilli i Sigurimit do të pranojë raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon për Kosovën.

Në raportin e sekretarit Ban është përfshirë plani i shumëpërfolur gjashtëpikësh, kurse përgjigja katërpikëshe e Prishtinës është përfshirë si aneks i tij. Dhe, përderisa Beogradi zyrtar në një formë është shprehur i kënaqur me raportin e sekretarit Ban, autoritetet në Prishtinë e kanë hedhur poshtë atë si në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sidoqoftë, plani gjashtëpikësh i OKB-së pritet të marrë dritën jeshile në Këshillin e Sigurimit, vetëm se nuk dihet ende nëse pas shqyrtimit të raportit do të ketë ndonjë veprim apo deklaratë presidenciale.

Agjencia e lajmeve AP ka raportuar se Serbia dhe Kosova janë pajtuar që, së bashku - heshturazi - të bashkëpunojnë me misionin e ri evropian që do ta ndihmojë Kosovën të udhehiqët nën flamurin e OKB-së.

Po ashtu ende nuk dihet nëse ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni do të marrë fjalën gjatë kësaj mbledhjeje. Ai ka parashtruar kërkesën për një gjë të tillë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top