Ado
FISEBILIL-LAH
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kushtuar misionit civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) - që pritej të mbahej në fund të kësaj jave - është caktuar më 11 nëntor, është bërë e ditur të martën mbrëma në ueb-faqen zyrtare të OKB-së.
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, këtë shtyrje të mbledhjes – që ishte paralajmëruar të mbahet më 7 nëntor – e ka arsyetuar me faktin se, “nuk janë plotësuar kushtet e Serbisë në lidhje me konfigurimin e UNMIK-ut”.
Ai ka thënë se deri më tash nuk është arritur një marrëveshje për plotësimin e kushteve të Serbisë për punën e misionit EULEX në Kosovë – dhe ka përsëritur frazën tashmë të njohur serbe se, “ky mision nuk mund ta zbatojë planin e Ahtisaarit, duhet të jetë neutral ndaj statusit, dhe se, duhet të ketë miratimin eksplicit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku do të bëhet fjalë edhe për rikonfigurimit e UNMIK-ut, pritet të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiq.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim pritet të vazhdojnë bisedimet intensive në relacionin Bruksel-New York-Beograd-Prishtinë, për reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. /Telegrafi/