Keshilla rreth marketingut

*deliza*

VIP
V.I.P
Perse Marketingu eshte i nevojshem per secilen ndermarrje




Elementet e marketingut komunikues:

Reklama

Shtytja e shitjes

Marrëdhëniet me publikun (Public Relations)

Sponsori

Paraqitja e produktit

Identiteti i Korporatës Corporate Identity (CI),

Dizajni i Korporatës Corporate Design (CD)

Ngjarja e marketingut Eventmarketing

Panairi

Asnjë ndërmarrje në të ardhmen nuk do te mund te heq dore nga instrumentet tradicionale te Marketingut të përzier, nëse secila prej tyre synon sjelljen në treg të produkteve të nevojshme, shërbimin cilësor, kalkulimin e çmimit, përcaktimin grupeve te synuara te konsumatoreve e para se gjithash informimin e konsumatoreve (potencial) neper mjet njoftimeve te ndryshme, reklamave etj.

Strategjia

Me rendësi të veçante për te ardhmen e secilës ndërmarrje është krijimi i strategjive duke u bazuar ne:

Strategjia e Ngjashmërisë,

Strategjia e Ngritjes se Vlerës se Konsumatorit,

Strategjia e Pozicionimit,

Serendip-Strategjia,

Strategjia e Afrimit, etj.

Në bazë të strategjive të ndryshme sot funksionon i terë tregu botëror.

Një vështrim i shkurt mbi mundësitë e formulimit te synimeve te marketingut:

Ne dëshirojmë shitjen, te hyrat dhe fitimin ta rrisim.

Ne dëshirojmë shitjen, te hyrat dhe fitimin në xy % ta rrisim.

Ne dëshirojmë shitjen, te hyrat dhe fitimin ta arrijmë minimum ne një mase te caktuar.

Ne dëshirojmë që me një produkt apo me shërbimin tonë pjesën e tregut në ketë % ta arrijmë.

Ne dëshirojmë që me një produkt apo me shërbimin tone pjesën e tregut ta mbërrijmë minimum në ketë mase te caktuar, (?).

Ne dëshirojmë emrin e ndërmarrjes, e posaçërisht të shërbimit tonë ta rrisim.

Ne dëshirojmë një imazh si xy-ndërmarrje.

Ne dëshirojmë që ta rrisim kënaqësinë e konsumatoreve.

Perse Marketing?

Marketingu krijon përparesit në konkurrim

1. Shfrytëzimi i klientëve të pavendosur

2. Oferta novative

3. Treg të lart dhe afrim të konsumatoreve

4. اmim të arsyeshëm – të lirë

5. Imazh te veçante të ndërmarrjes

Si funksionon Marketingu?

Marketingu të shtynë drejt planeve

1. Si është situata e tregut?

2. Si është situata e ndërmarrjes?

3. Cilat janë synimet e juaja të marketingut?

4. Cilat janë masat e Marketingut me te cilat ju dëshironi t’i arrini këto synime?

5. Sa larte qëndron tash statusi i Marketingut tuaj

6. Kontrolloni suksesin e masave te Marketingut tuaj

Gabimet e Marketingut

Orientimi gabim i Marketingut

Pasqyra e gabuar e ndërmarrjes

Paraqitja jo e mirë ( e ngadalshme, e lodhur ) me konsumatorët

Reklame e shëmtuar e tregtisë se përditshme

Shtrembërim i Akquise

Mospërgatitja kundër masave qe i ndërmerr konkurrenca.

Gabimet ne planet e shitjes

Marketingu prodhimi dhe shërbimi

Shfrytëzimi i konsumatoreve (nuk nënkupton keqpërdorimin)

Me mire se konkurrenca

Ndryshime

Zhvillim i mëtejshëm

Zhdukja e asortimenteve

Paketimi

Shërbimi

Marketingu dhe Konsumatori

Dëshirat e konsumatorit

Veçorit e konsumatoreve

Për çka duhet te keni kujdes gjate prodhimit apo shërbimit:

Vjetërsia

Te ardhurat

Vendqëndrimi (banimi)

Konsumatore privat

Konsumatore biznesmen

Sjellja e blerësit (në aspektin – reagimi etj.)

Marketingu dhe اmimi

Gjate vendosjes se çmimit si çështje themelore duhet te kihet kujdes:

اmimi: rezultati nga oferta dhe kërkesa

A i mbulon çmimi shpenzimet tuaja?

A janë çmimet e juaja konkurrenca e fortë?

Nëse çmimi i shpenzimeve qëndron mbi çmimin e tregut

Fryrja e çmimeve

Zbritjet

Strategia e çmimit

اmimi


Rezultatet nga oferta dhe kërkesa

Secili çmim është si rezultat se sa e madhe është oferta dhe shërbimi për produktin përkatës dhe sa e larte është mandej kërkesa. Kjo do të thotë:

1. A ka për ketë produkt apo shërbim vetëm një oferte te caktuar, dhe a është kërkesa e madhe, atëherë kemi mundësi te mendojmë për ngritje te çmimit. Kjo është lënë të kuptohet se ofertuesi ka shume pak ose fare hiq konkurrencë ne treg.

2. A është një produkt apo shërbim i tepruar ne treg atëherë kemi te bëjmë me uljen e çmimit. Para se gjithash nëse kërkesa është shume e vogël. P.sh: veshmbathje dimri ne pranvere pas një dimri te bute.

Kush është konsumatori?

اka janë kërkesat, nevojat e tij, dëshirat apo varësitë?

Si i lëne të kënaqën?

Si mundet një ndërmarrje me konsumatoret e vet te komunikoj?

Këto janë disa nga pyetjet qe marketingu merret me to. Secila ndërmarrje do te duhej qe tregun e vet ta njoh dhe ta dijë, se si aty me sukses te paraqitet. Kush dëshiron te rritet, duhet te dije se si, ku dhe çka rritet ne tregjet e reja.

Ne qofte se një ndërmarrje është e përgatitur qe te shes produktet dhe rendimentin e saj, marketingu është ai qe hulumton dhe zbulon kornizat dhe mundësitë për atë.

Marketingu planifikon dhe zhvillon instrumentet si kusht paraprak për një sukses te sigurt dhe është me këtë një qendër e detyrave strategjike te ndërmarrjes.

„Marketingu është themel, çka njeriu i biznesit nuk guxon ta shohë si një funksion te ndarë nga ndërmarrja. Marketingu përfshinë gjithë ndërmarrjen.

Marketingu dallon katër detyra kryesore:

Bërja e produktit: Produktet dhe rendimenti i tyre duhet qe te jene te pranueshme nga ana e konsumatoreve.

Bërja e çmimit: اmimi i produktit dhe rendimenti i tij nga ana e konsumatoreve duhet te jete i pranueshëm.

Shpërndarja: Produktet dhe rendimenti i tyre duhet te arrijnë nga prodhuesi tek konsumatori thjesht, shpejt dhe me çmim sa me te ulet te mundshëm.

Komunikimi: Prodhuesi duhet ti vetëdijesoj konsumatoret për ofertat e tij dhe ti nxisë ata në blerje.

Karakterizoni aktivitetet tuaja ne këto fusha:
- Produkt,

- اmim,

- Shpërndarje dhe

- Komunikim.

اka bëni ju përkatësisht? Si ndodheni në krahasim me konkurrencën të pozicionuar? Mblidhni tiparet e rëndësishme, të cilat e përshkruajnë strategjinë e marketingut dhe aktivitetet e marketingut në ndërmarrjen-biznesin tuaj.

Segmentimi i tregut është pjese e çdo strategjie, e cila bën pjese në një treg te përgjithshëm apo te pjesshëm. Baze themelore e segmentimit të tregut është hulumtimi i tregut: rezultati është formulimi i strategjisë.

Tregjet qëndrojnë në blerës. Blerësit ndryshojnë nga njeri tjetri ne shume aspekte. Ne baze të kërkesave dhe dëshirave të blerësve krijohen edhe tregje potenciale. Po ashtu nuk është e kuptueshme apo e realizueshme qe për secilin blerës te prodhohen produkte speciale, mirëpo, tregu ndahet ne baza me te gjera.

instituti per marketing
 
Marketingu eshte shkenca e hajduteveLOLLOL
Si te besh per budalla publikun!LOL

Me pak fjale MKTG merret me rritjen e vleres se nje produkti qe s'ka vlere!:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top