Këshilla për qetësimin e ngërçeve tek foshnjat .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
1. Mbështjelleni foshnjen me batanije

Foshnjes i pëlqen të ndjejë të rrahurat e zemrës së nënës gjatë kohës që e mbani!
Kur foshnja qan e acaruar shkaku i ngërçeve, ajo reagon në të gjitha stimulimet, në atë se çfarë i pëlqen dhe çfarë e gëzon.

Foshnjen tuaj mund ta qetësojë mbështjellja me batanije, sepse në atë mënyrë ju do të parandaloni që ti shtrengojë duart dhe këmbët e nervrikosur. Të mbështjellur ashtu, shëtiteni nëpër dhomë, luhateni lehtësisht, pëshpëritini apo këndojini qetë, derisa të qetësohet.

2. Luhateni
Foshnjat zakonisht reagojnë shumë pozitivisht në lëvizje dhe në luhatje. Sigurisht që do ti pëlqejë të ndjejë të rrahurat e zemrës tuaj gjatë kohës kur e mbani në kangur. Poashtu edhe luhatja mund të jetë e dobishme. Një luhatëse e sigurtë dhe e rehatshme (me rripa sigurimi) sigurisht do të ju ndihmojë që të qetësoni foshnjen tuaj.

3. Vendosni foshnjen afër ndonjë zhurme konstante
Gjatë kohës që foshnja ndodhet në mitër ajo ndëgjon zhurmën e lëngut amniotik i cili e rrethon. Për këtë foshnjat kur janë të shqetësuara, iu pëlqen të ndëgjojnë ndonjë zhurmë kontstante e cila i rikujton kohën deri sa ishte në barkun e nënës.

Egzistojnë një sërë prodhimesh të cilat emitojnë këtë zhurmë por prindërit zakonisht këshillojnë që edhe aparatet shtëpiake u kanë ndihmuar me zhurmën konstante dhe vibrimin, siç janë makinat për larjen e enëve, tharrëset, makina e pastrimit të pluhurit…Poashtu, mund të provoni të lëshoni ndonjë kenge me tinguj të valëve të oqeanit apo tinguj të tjerë qetësues.

4. Keni kujdes se si e ushqeni foshnjen
Nëse e ushqeni foshnjen me gji, në pozitë të drejtë, do ti lehtësoni asaj tretjen dhe do të gëlltis ajër më pak gjatë ushqyerjes. Madje egzistojnë mendime që në Meksikë, në vendin ku egziston tradita që të ushqehen foshnjat në mënyrë të drejtë, fëmijët më pak vuajnë nga ngërçet se sa fëmijët në vende të tjera të botës ku zakonisht fëmijët ushqehen në mënyrë horizontale.

Poashtu, nëse nuk e ushqeni foshnjen me gji, jeni të detyruar ta ushqeni me shishe, atëherë gjithmonë përdorni shishet e vogla dhe mbusheni me qumësht gjer në maje, që sa më pak të ketë mundësi që të mbushet me ajër.

5. Masazhojeni
Mundohuni që kur qetësoni foshnjen, të qetësoheni edhe vetë ju. Masazhimi i lehtë dhe i këndshëm në shpinë të foshnjes mund ta qetësojë foshnjen tuaj të cilën e mundojnë ngërçet.

Me faktin që ngërçet paraqiten zakonisht pasditeve apo mbrëmjeve (shumë shpesh në kohë të njejtë), mundohuni që ti lehtësoni ato me masazhe. Përveç kësaj, është e rëndësishme që foshnja të ndjejë që edhe ju jeni e qetë sepse ajo shumë mirë mund të ndjejë nëse ju jeni e lodhur dhe e acaruar.

6. Keni kujdes se si ushqeheni
Në disa raste shkaktar të paraqitjes së ngërçeve tek foshnjat mund të jenë edhe gjërat ushqimore të cilat i keni konsumuar, ndërsa të cilat shkaktojnë ngërçe tek foshnjat. Nëse jeni nënë gjidhënëse mundohuni që të shmangni nga ushqimi disa artikuj të cilët ju bëjnë të ndjeheni e fryrë siç janë: brokoli, lakra, lulelakra, bizelet, fasulet si dhe ushqimi shumë i kriposur./ballkanscreen/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top