Këshilla për nënat dhe baballarët e rinj

Kresha

A pretty face can never trick me


Kot nuk thonë: nuk është e lehtë të bëhesh prind! Net të gjata pa gjumë, të rraskapitur nga të qarat dhe me një sistem nervor të sfilitur.

Bebet që qajnë vazhdimisht natën i lodhin shumë nënat dhe baballarët e rinj. Të ndodhur në etapat e para të mësimit me fëmijën, prindërit e rinj kërkojnë të pushojnë natën pas një dite të lodhshme të mbushur plot me mundime e përkujdesje. Por, fëmija në shumicën e rasteve nuk i lejon të pushojnë as natën.

Megjithëse jeta me një të porsalindur mund të jetë një aventurë e cila zgjat 24 orë, ju përsëri mos i humbisni shpresat. Deri sa të bëhet 3 muajsh, fëmija juaj mund të flejë të paktën 5 orë për një here të vetme. Ndërsa kur fëmija bëhet 6 muajsh, gjumi i natës mund të arrijë deri në 9-12 orë. Ja disa nga strategjitë e bërjes së një gjumi sa më të gjatë me një të porsalindur.

Flini dhe ju bashkë me fëmijën. Fikeni ose vendoseni në versionin pa zë telefonin, lërini mënjanë rrobat e palara dhe enët në kuzhinë. Telefonatat dhe punët e përditshme mund të presin pak. Mos prisni mysafirë për një periudhë të caktuar. Nëse ju vizitojnë miqtë apo njerëzit tuaj të afërm, kërkoni ndihmë nga ata. Ata mund të përkujdesen për fëmijën, ndërkohë që ju bëni një sy gjumë.

Mos ndani të njëjtin shtrat me fëmijën. Ju mund ta mbani afër vetes kur e ushqeni me gji, por më pas vendoseni menjëherë në shtratin e tij. Ndani me burrin tuaj detyrat që do të bëni natën. Bëni një plan me anë të të cilit të pushoni të dy dhe të përkujdeseni me fëmijën. Nëse e ushqeni me gji, burri juaj mund t’jua sjellë fëmijën dhe të ndërrojë pampersin. Nëse e ushqeni me biberon, atëherë mund ta bëni me radhe.

Nëse e keni të vështirë të flini pasi jeni zgjuar një herë, atëherë kontrolloni ambientin dhe sigurohuni për rehatinë e tij. Fikeni tv dhe flini në dhomën e gjumit, e cila duhet të jetë e errët dhe pa zhurmë. Gjatë ditës qëndroni larg cigares, çajit dhe kafesë. Nëse nuk arrini të flini, përsëri ngrihuni nga shtrati dhe merruni me ndonjë gjë tjetër derisa t’ju zërë gjumi.

Nëse mendoni se keni probleme me gjumin, mund të kërkoni ndihmën e mjekut. Me diagnostikimin dhe zgjidhjen e këtij problemi edhe ju do të qetësoheni dhe pushoni. Kur të flini mirë do të përkujdeseni në mënyrën më të mirë edhe për fëmijën. /Start - Aisa Kokiçi/
 
Back
Top