Këshilla e plakut të mençur

Kresha

A pretty face can never trick me
Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:

- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.

- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

  • Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
  • - Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
  • - Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
  • - Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
  • - Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.
  • - Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
  • - Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top