Kresha
A pretty face can never trick me
Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

- Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
- - Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
- - Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
- - Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
- - Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.
- - Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
- - Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më.