Këshilla bukurie... Si mund të shkëlqeni?!

cent

...Lontano
Shiko fotografinë 1729860 Bukuria fizike është një nga vlerat e veçanta, që femrat i kanë kushtu ar vërtet rëndësi. Megjithatë nuk janë të vetmet. ثshtë një shoqëri e tërë, e cila beson se të qenurit e bukur është e rëndësishme. Po cila është vlera e vërtetë e bukurisë? A ka një përplasje mes asaj fizike dhe të brendshme? Sa e bukur do të ishte një grua nëse do të reflektonte një tjetër dimension të bukurisë? ثshtë një luftë kaq e mundimshme kjo që krijohet ndaj varësisë së bukurisë fizike, apo një mirazh që duket se ia ushqejmë vetes? Në fakt gjasat qëndrojnë më shumë mbi alternativën e parë. Aparenca nuk është gjithçka mbi të cilën duhet të besojmë kaq shpirtërisht. Ka shumë gjëra të tjera, të cilat, nëse i vlerësojmë, do kuptojmë se bukuria e vërtetë ka shumë dimensione. Ja disa këshilla për ta vlerësuar ndryshe këtë koncept dhe për t’u ndier e bukur...
së saj ka ndikuar në mënyrën më pozitive në përmirësimin e imazhit femëror. Stilet e fundit, shijet perëndimore të cilat janë të transmetueshme dhe përmes televizionit kanë bërë që femrat të kujdesen në mënyrë më të veçantë për veten. Pikërisht make-upi duket se ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin estetik të tipareve dhe fytyrës. “Në fakt nuk ka fytyra të shëmtuara. Ka vetëm makeup të vënë keq”. Kështu thuhet në botën e modës aty ku stilistët dhe estetistët bëjnë mrekullira. ثshtë e rëndësishme se si e aplikoni make-upin në fytyrën tuaj. Sepse make-upi nuk mund të përdoret vetëm në raste të veçanta mbrëmjesh apo festash. Një fytyrë e rregullt do të ngjante e tillë nëse përdorimi i tij do bëhej sa më mirë dhe thjesht. Nëse nuk do ishit në gjendje ta aplikonit vetë, qendrat e estetikës do të ishin vendet perfekte për të realizuar qëllimin tuaj. Besimi, gjithçka që duhet Mbi të gjitha, ajo që na bën të ndihemi mirë me veten, të bukur e të sigurt është konfidenca dhe besimi në vetvete. Nëse një grua do të kishte gjithmonë besim në vetvete, në mënyrë ‘vjedharake’ por vërtet diplomatike do të kishte vëmendjen mashkullore. Qoftë një vetëbesim që lind prej formimit intelektual, qoftë një ndjesi e brendshme pozitive ndaj vetes, të dyja rastet e përforcojnë faktin. Besimi i një gruaje të shëmtuar ndonjëherë është më rezultativ se vetë imazhi më perfekt. Pikërisht atëherë kur keni tërhequr vëmendjen, keni mundësitë më të mira për të ekspozuar vlerat e brendshme që nuk duhet të rrinë aspak të fshehura. Tregohuni të këndshme, empatike, të zgjuara, dhe mbi të gjitha femërore. Me pak fjalë, do të jeni thjesht e bukur.
Forca e bukurisë është përdorur në forma sa pozitive aq edhe negative. Duket se gratë e bukura, përmes aparencës fizike kanë arritur çfarë kanë dashur. Kombe të ndryshme kanë arritur të përfitojnë prej grave të bukura. Helena ndihmoi Trojën, Kleopatra përdori bukurinë e saj për t’u bashkuar me Cezarin, Matahari, kërcimtarja daneze, transmetoi sekrete nga oficerët gjermanë tek ata britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore. ثshtë konsideruar si një nga femrat klasike fatale. Megjithatë bukuria ka një influencë pozitive te femra të backgraundeve dhe kulturave të ndryshme. Të ndjerit e bukur ka një efekt pozitiv, në mënyrën se si sillesh dhe shprehesh. Por e rëndësishme është që të jetë në balancë me realitetin. Fatkeqësisht kjo lloj force që përfitohet mund të shndërrohet në një lloj dileme, për gra të cilat e kanë të pamundur ta ekuilibrojnë me realitetin. Kjo ndodh veçanërisht tek ato që ndihen më skeptike ndaj presionit të jashtëm. Nuk ka një masë për bukurinë, sepse bukuria në thelb mbetet subjektive. ثshtë e vërtetë që shoqëria në të cilën jetojmë ka një rol të madh mbi bukurinë fizike, sepse për të qenë realistë të gjithëve na pëlqen e bukura. Por një grua mund të përkufizohet e bukur jo vetëm në kuptimet fizike të fjalës. Një grua është e bukur kur ajo di të tregojë vlera që reflektojnë inteligjencë, personalitet apo ndjeshmëri. Një femër, e cila në të njëjtën kohë është e aftë të kujdeset për veten por dhe të transmetojë bukuri të brendshme, është me substancë dhe ka bukuri të përjetshme. Le t’i kthehemi edhe një herë Kleopatrës. Shumë historianë kanë thënë se nuk ishte vërtet aq e bukur sa e përshkruanin. E veçanta e saj ishte se dinte të përdorte sharmin dhe ambicien në vend të bukurisë fizike. Kështu, përmes kësaj aftësie tipike bëri të mundur që dy liderët romakë të dashuroheshin pas saj.

Aparenca, jo gjithçka
Femrat shpeshherë e kanë vlerësuar më tepër se ç’duhet aparencën fizike, duke vuajtur nga lloje të ndryshme kompleksesh. Pyetja e parë që i bëjnë vetes është “po sikur ai të mos më pëlqejë?”. ثshtë një nga pyetjet që bëjnë veçanërisht para një takimi. Gratë zakonisht ndikohen nga komplekse inferiore, të cilat janë të lidhura ngushtë me aparencën. Të gjithë duan të pëlqehen e aq më tepër të dëshirohen. Por te një grua kjo dëshirë dyfishohet. ثshtë në natyrën e saj. Për më tepër kjo lloj varësie ndaj bukurisë fizike duket se i vë ato në dilemë, kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen mashkullore ose kur bëhet fjalë për të gjetur partner. ثshtë një luftë kaq e mundimshme kjo që krijohet ndaj varësisë së bukurisë fizike, apo një mirazh që duket se ia ushqejmë vetes? Në fakt gjasat qëndrojnë më shumë mbi alternativën e parë. Aparenca nuk është gjithçka mbi të cilën duhet të besojmë kaq shpirtërisht. Ka shumë gjëra të tjera, të cilat, nëse i vlerësojmë, do kuptojmë se bukuria e vërtetë ka të tjera dimensione.
Ka gjithmonë shanse!
Nëse një grua qoftë edhe shtëpiake do të kishte shumë cilësi, ajo do të përkufizohej me plot bindje si një grua e bukur. Nëse në karakteristikat e saj do të kryesonin ato të një femre të zgjuar, të këndshme, të aftë, të një kuzhiniereje të mirë, një dëgjueseje të kujdesshme (veçanërisht nëse do të dinte të dëgjonte një burrë), atëherë do të kishte çdo shans për të tërhequr vëmendjen. Pyetja e parë që lind, është: Si të tërheqim vëmendjen? Një nga mënyrat më të thjeshta dhe efikase është të besuarit në vetvete. Fjala ‘shtëpiake’ nuk duhet të ekzistojë në asnjë mënyrë në fjalorin e një gruaje. Një grua duhet të dijë të jetë interesante, pasionante dhe tërheqëse. Këto mbeten thelbësisht të rëndësishme. Një grua, pavarësisht pozicionit që ka, duhet të dijë të jetë e bukur edhe përtej pamjes fizike. Interesante dhe tërheqëse Për të pasur një rezultat sa më të kënaqshëm, përveç vetëbesimit, është e nevojshme të krijoni një imazh të caktuar. Kjo është lehtësisht e arritshme me ndihmën e disa veshjeve të mira dhe pak make-upi. E rëndësishme është që të mos krijoni portretin e një imazhi të ngarkuar, ku çdo gjë do të dukej false. Veshja duhet të jetë sa më cilësore. Me pak fjalë, çdo detaj që ka të bëjë me përkujdesjen e look-ut tuaj duhet të jetë i rafinuar, elegant dhe i bukur. Pesha sigurisht që luan një tjetër rol në pamjen tuaj fizike, por nuk është një faktor që duhet t’ju fiksojë. Nëse do të kishit probleme me peshën do t’ju sugjerohej të mos vishnit rroba tepër të ngushta, sepse defektet mund të jenë më tepër të dukshme. Në këto raste porositja e veshjeve dhe modelimi i tyre në rrobaqepësi apo atelie do të ishte një zgjedhje e zgjuar.
Fustani, i domosdoshëm
Ajo që e bën të bukur një grua nuk është veshja në përgjithësi. Janë veshje të caktuara, të cilat janë të destinuara të vënë më në pah personalitetin, elegancën dhe mbi të gjitha bukurinë e brendshme. Duket se këtë forcë çudibërëse e ka veçanërisht fustani. Një fustan i qepur me shije e sidomos klasik do të tërhiqte gjithmonë vëmendje. Ndaj, gardërobës së një gruaje nuk duhet t’i mungojë absolutisht një fustan i tillë. Një fustan i bukur e bën gjithmonë një grua të duket vërtet e tillë.
Make-upi, një tjetër detaj
Le të themi se përparimi i modës dhe botës së saj ka ndikuar në mënyrën më pozitive në përmirësimin e imazhit femëror. Stilet e fundit, shijet perëndimore të cilat janë të transmetueshme dhe përmes televizionit kanë bërë që femrat të kujdesen në mënyrë më të veçantë për veten. Pikërisht make-upi duket se ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin estetik të tipareve dhe fytyrës. “Në fakt nuk ka fytyra të shëmtuara. Ka vetëm makeup të vënë keq”. Kështu thuhet në botën e modës aty ku stilistët dhe estetistët bëjnë mrekullira. ثshtë e rëndësishme se si e aplikoni make-upin në fytyrën tuaj. Sepse make-upi nuk mund të përdoret vetëm në raste të veçanta mbrëmjesh apo festash. Një fytyrë e rregullt do të ngjante e tillë nëse përdorimi i tij do bëhej sa më mirë dhe thjesht. Nëse nuk do ishit në gjendje ta aplikonit vetë, qendrat e estetikës do të ishin vendet perfekte për të realizuar qëllimin tuaj. Besimi, gjithçka që duhet Mbi të gjitha, ajo që na bën të ndihemi mirë me veten, të bukur e të sigurt është konfidenca dhe besimi në vetvete. Nëse një grua do të kishte gjithmonë besim në vetvete, në mënyrë ‘vjedharake’ por vërtet diplomatike do të kishte vëmendjen mashkullore. Qoftë një vetëbesim që lind prej formimit intelektual, qoftë një ndjesi e brendshme pozitive ndaj vetes, të dyja rastet e përforcojnë faktin. Besimi i një gruaje të shëmtuar ndonjëherë është më rezultativ se vetë imazhi më perfekt. Pikërisht atëherë kur keni tërhequr vëmendjen, keni mundësitë më të mira për të ekspozuar vlerat e brendshme që nuk duhet të rrinë aspak të fshehura. Tregohuni të këndshme, empatike, të zgjuara, dhe mbi të gjitha femërore. Me pak fjalë, do të jeni thjesht e bukur.
/BalkanWeb
 
Titulli: Këshilla bukurie... Si mund të shkëlqeni?!

Le t’i kthehemi edhe një herë Kleopatrës. Shumë historianë kanë thënë se nuk ishte vërtet aq e bukur sa e përshkruanin. E veçanta e saj ishte se dinte të përdorte sharmin dhe ambicien në vend të bukurisë fizike. Kështu, përmes kësaj aftësie tipike bëri të mundur që dy liderët romakë të dashuroheshin pas saj.


Ne te gjitha rastet e siperpermendura te ketyre fame fatale kjo ka qene me e rendesishmja, e jo pamja fizike...
 
Titulli: Këshilla bukurie... Si mund të shkëlqeni?!

Sipas nje studimi :D nga k'to studimet e fundit, :D thuhet qe shkelqimi juaj varet nga thekthi :P
 
Titulli: Këshilla bukurie... Si mund të shkëlqeni?!

Ah si gjithmon bukuria e shpirtit :) triumfon ,pak perralla me mbret po prap mbetet e vertet hehehe


p.s me pelqen shkrimi.
 
Titulli: Këshilla bukurie... Si mund të shkëlqeni?!

Edhe Angela Merkel esht shum e bukur ne disa aspekte,,a mund te shkelqej figurativisht per krah te saj?
Sigurisht qe po,,por nese me merr mua ajo ne jeten e saj politike,,ska ku ti coj ministrat e krevatit!
gjerat jan te ndara,,,puna esht pune,,paqja paqe dhuna dhune
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top