Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kerthiza plot me baktere të panjohura

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1424472


Duke mbledhë mostra të ADN-së nga kërthiza e njeriut, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar 1.400 kultura të baktereve, midis tyre edhe 662 lloje deri tani të panjohura.

Disa nga bakteret e zbuluara në kërthizë, janë aq të rralla, sa që mund të gjenden vetëm në oqeane, apo në disa regjione të Japonisë, transmeton “Fox News”.

Ekipi i kërkuesve shkencorë në kuadër të Projektit të llojllojshmërisë biologjike të kërthizës (The Belly Button Biodiversity Project), i cili ka nisur në Universitetin e Karolinës Veriore, ka zbuluar në kërthizat e vullnetarëve një numër të madh të kulturave të ndryshme të baktereve, nga të cilat gati gjysma deri tani kanë qenë të panjohura.

Qëllimi i projektit ishte që njerëzit të interesohen për mikrobiologji dhe që të zvogëlohet frika e tyre nga bakteret që shkaktojnë sëmundje, por ai zbuloi edhe një numër të madh informatash interesante.

Njëri nga pjesëmarrësit në studim, në kërthizën e të cilit janë gjetur baktere që zakonisht jetojnë vetëm në oqeane dhe në disa pjesë të Japonisë, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë në ato vende./zhurnal/
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top