Rreth gjashtë muaj më parë, ajo dhe Orlando Bloom njoftuan ndarjen miqësore dhe tani Miranda Kerr ka zbuluar se po kërkon të eksplorojë anën e saj biseksuale.
“Më pëlqejnë meshkujt dhe femrat. Dua të provoj gjëra të reja dhe nuk them “kurrë” për asgjë”, tha modelja australiane për versionin britanik të revistës ‘GQ’, ku ajo pozon krejtësisht nudo në një set fotografik të realizuar nga Mario Testino.
Këto deklarata vijnë disa ditë pas atyre të aktores Cameron Diaz. Edhe ajo shprehu interesin e saj për femrat në një intervistë për revistën ‘Glamour’.
“Mendoj se femrat janë shumë, shumë të bukura. Gjithashtu mendoj se çdo femër ka një moment në jetën e saj që është e tërhequr nga femrat e tjera”, tha aktorja 41-vjeçare.
/ Top Channel