Ado
FISEBILIL-LAH
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, në një debat në Prishtinë, tha se institucioni që ai drejton do të mbështesë autoritetet e Kosovës përmes monitorimit, këshillave dhe udhëzimeve në të gjitha fushat që ndërlidhen me sundimin e ligjit, në veçanti në sektorin e policisë, gjyqësisë dhe doganave me qëllim të ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme në pajtim me standardet evropiane.
Misioni i EULEX-it do të ndërtojë një partneritet të fortë me shoqërinë civile dhe do të ndihmojë krijimin e kulturës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqërisë civile, tha Kermabon.
Sipas tij, roli i EULEX-it, është që të kontribuojë në zhvillimin e institucioneve të qëndrueshme dhe demokratike në aspektin e gjerë të sundimit të ligjit dhe të përforcohen kapacitetet e institucioneve kosovare që të punojnë në bazë të standardeve dhe praktikave më të mira evropiane.
Debati me temën “Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë”, u organizua nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe “Saferworld” me të ftuar nga EULEX-i, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile. /rtk/