Kerkojeni nje mesatare

Kresha

A pretty face can never trick me
Ata qe kapen per fjalen, nuk kapen per mendimin. E ata qe kapen per mendimin, nuk kapen per fjalen. Ndersa ata qe kapen per zemren, nuk kapen as per fjalen e as per mendimin.

Nuk mund te keqkuptohet tjetri pa u keqkuptuar njehere vetvetja. Kur njeriu gjykon te tjeret, me teper gjykon nepermjet vetes. E vetja here eshte vetvetja e here jo.

Dhe jo gjithnje pershtypja e jashtme deshmon ate te brend...shmen, pasi njeriu mund te mbaje qendrim te kundert me ate qe i mban zemra.

Po as fjalet, e as mendimet. Meqenese njeriu mund te ndryshoje, eshte padrejtesi te pengohet !

Prandaj, mos u hidheroni, kur ndonje ju ben te ndiheni keq, po as mos u ngazelleni, kur ndonje ju ben te ndiheni mire.

Kerkojeni nje mesatare.






Avni Tafili
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Pe: Kerkojeni nje mesatare

Menyra me e bukur,me e thjeshte dhe me e papergjegjshme per tu prezantuar sot eshte : - Une sjam TI....Ne kete menyre heqim disa pergjegjesi,mbyllim nje muhabet,mbyllim disa mendime dhe mendojme se gjetem nje zgjidhje...Nqs do nisemi te gjejme nje mesatare nje situate te ndermejtme duhet nje bashkepunim,por nga kush??Njeriu eshte qenie egoiste,synon,kerkon,ambjenton edhe pastaj ka raste qe fiton o ne nje emenyre apo ne nje tjeter....Nqs do duhet te jemi elastike gjeja e pare qe mendojme eshte : - Pse gjithmone une e jo tjetri??...Per cfare mesatare duhet te behet fjale,kur anojme te gjithe nga vetja,e trishtueshme ne fakt por e vertete...Ska bote mesatare,sidomos ku mbizoteron materializmi sic eshte realiteti yne,ka vec extrem,o lufto per ekzistence ose dorezohu me fatin tend....
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Titulli: Kerkojeni nje mesatare

Nese e gjen mesin, as nuk do ta teprosh, as nuk do t'lesh dic manget. Psh mesatarja ne shpenzime bie fjala. Te mundohesh t'jesh mesatar ne bujari, duke u ndihmuar te tjereve me maturi, por edhe duke mos rrezikuar gjendjen materiale personale dhe te atyre qe jane nen kujdesin tend material. Te mos jesh as teper doreshtrenguar, as teper dorelire, kjo ka mundesi apo jo ? Vetem atehere kur mundohemi t'jemi mesatar. Mesatarja ekzsiton per ata qe e duan. Kane thene:

“اdo gjë i ka dy skaje dhe një mes. Nëse kapesh për njërin skaj, tjetri do të shtrembërohet, por nëse e merr mesin, të dy skajet janë të barazpeshuara. Mbaje barazpeshimin në mes në të gjitha gjërat”.

Mund te kuptojme pra se njerezit, jane ne tre grupe:

1) Ata qe e teprojne
2) ata qe mangesojne dhe
3) qe jane mesatare

Po e marrim nje shembull: Nje burre eshte rob i gruas se vet. Ajo e con ate nga te doje, ndersa ky nuk e largon ate nga asnje veper e keqe, e as qe e nxite per ndonje pune te mire, ajo grua ia ka mbisunduar trurin dhe ajo eshte bere sunduesja e tij.
E nje burre tjeter behet i larte dhe mendjemadh ndaj bashkeshortes se tij, dhe nuk interesohet fare per te, madje rrjedhimisht ajo per te eshte me e ulet se sherbetorja, ky e nencmon ate, etj etj..
Ndersa i treti qe eshte mesatar, bashkepunon me gruan ashtu sic duhet. Merr parasysh mendimet e saja, toleron, nuk e tepron, ca gjera i perbin, i jap te drejte te shprehet e keshtu me rradhe.
Pra, mesatarja ekzsiton, vetem se duhet te japim kontributin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top