Kerkoj info

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Te dashur forumista
Jam duke shkruar mbi nje teme "Femra mes karrieres dhe familjes "
nese dini ndonje liber mbi ket teme, qe mund te gjendet ketu ne Shqiperi ju lutem ta shkruani titullin ketu.
Ndonje pjese te shkruar qe keni ne kompjuterin tuaj duke iu referuar temes apo edhe link-e ku mund te gjenden info ju lutem t'i postoni serish ketu.
kjo teme eshte e vlefshme 5 dite duke filluar nga dita e sotme.
Ju falenderoj
Triump:)

Ps.I lutem stafit te mbylle temen pas 5 ditesh,pasi nuk do me hynte me ne pune .
 
Titulli: Kerkoj info

eshte nje liber nga zyhdi dervishi:"grate ne syrin e ciklonit te sfidave dhe perspektiva"

e kam blere te libri universitar ,ben 500 leke :D
 
Titulli: Kerkoj info

Flm sensuuuuuuuuu,po kaloj njehere andej ta shof cfare permban:)
 
Titulli: Kerkoj info

http://www.forumivirtual.com/#Femra midis familjes dhe karrieres

Autori: Brixhida Kokëdhima

Grate kane rol e vend te veçante ne familje e kjo ka bere qe shumica e grave pothuaj nuk punojne ose bejne pune modeste. Grate qe nuk punojne e kane veshtire te perballen me grate qe punojne dhe madje bejne gjera te rendesishme. Kjo ndodh thjesht se i duket se ato nuk bejne asgje, edhe pse edukimi i femijeve dhe mbarëvajtja e familjes eshte pothuaj merite e tyre dhe eshte nje vlere e kontribut i jashtezakonshem.
Por megjithatë ndjej qe nuk jane te lumtura brenda shtepise, sado mire ti bejne keto detyra. Edhe gjendja e mire ekonomike nuk eshte se ndryshon gje ne palumturine e tyre.Shpesh kam takuar gra shume te mira qe jane dhe nena shume te mira e megjithate ndjehen keq per faktin se kane nje jete te munguar ne shoqeri e pune dhe ndjehen jashte cdo lloj përfshirje jashte mureve te shtepise.
Shtrohet pyetja : A mundet nje grua ne Shqiperi te ndjeki rrugen e karrieres pasi mbaron shkollen? A mundet qe te jete njekohesisht grua, nene, profesioniste? Si do duhet ta ndaje kohen: per femijet, burrin, shtepine, punen, zhvillimin ne karriere apo ne profesionin qe ka zgjedhur, kur dihet qe familja dhe femijet ne Shqiperi jane “detyre ekskluziveëë? e gruas?
Sa te veshtire e kane grate qe e deshirojne nje familje te realizojne nje karriere te mire dhe respekt shoqeror ne rritje?
Sa te mundur e kane ato per ti bere te gjitha mire? A eshte nje ambicie e disave karriera apo te gjitha ne e duam dhe e enderrojme te kemi nje karriere tonen? A jemi ne te preokupuara per vendin qe zeme ne familje, tek bashkëshorti e femijet ,ne rrethin e afert miqësor e ne shoqeri?
 
Titulli: Kerkoj info

Grate dhe vajzat duan mbeshtetje sa dhe kurajo personale te fitojne vendin e tyre ne shoqeri dhe poziten e re ne familjen shqiptare. Ne kemi fatin e madh se megjithe kthimin prapa nga trashegimia negative si pasoje e pushtimit te gjate Osman, kemi ruajtur personalitetin e gruas ne teresi mbi bazen jo te ndasive gjinore apo fetare ne familje e shoqeri, po trashegimine e rolit te gruas, qe nga Iliret e deri ne ditet tona, ku gruaja ka qene gjithmone prane burrit, pavaresisht nga situatat e krijuara.
Historia i ka perjetesuar ato shembuj te shkelqyer grash dhe vajzash shqiptare ne te gjitha kohet. Eshte e natyrshme qe ajo ecen me kohen e i pershtatet kohes qe jetojme aq sa dhe ligjit themelor te barazise gjinore qe padrejtesisht eshte shkelur dhe shkelet akoma. Po sot kemi te tjera kerkesa sa dhe te tjera kushte kur gruaja dhe ne teresi femra shqiptare te jete e barabarte me burrin ne te gjitha drejtimet. Do te thosha, se asaj, per vete misionin dhe detyren e saj si NENE, meriton respekt dhe trajtim te vecante. Roli i saj eshte i jashtezakonshem. Te pengosh apo me keq te denosh gruan ne emancipimin e saj te pergjithshem eshte krim e shkuar krimit. Shembuj te hyjnizimit te gruas kemi deri ne shoqeri me primitive te shoqerise njerzore jo me sot. Eshte anakronike ta mendosh jo ta perjetosh cka manifestohet akoma ndaj tyre. Te tera i dime po cduhet bere per tu prere rugen atyre dukurive negative:
Se pari ndergjegjesimi i shoqerise me se pari vete ato; nenat, motrat dhe vajzat tona, per vendin e tyre ne shoqeri.
Se dyti legjislacioni ne mbrojtje te grave duhet pare e vene ne pozita me favorizuese per to, deri perparesite per shkollen, punen, te mirat materiale, deri ne organizimin politik e shoqeror si e barabarte.
Se treit te hiqet ajo ndarja tradicionale e puneve ne familje burre-grua, ku si po e shikojme sidomos ne ne emigracion, eshte per ta pergjithesuar per kuptimin e drejte te detyrave te tyre ne familje e shoqeri.
Se katerti: Nena eshte baza e edukimit te femijes dhe ndaj saj duhet legjislacioni i vendit te japi lehtesira te vecanta. Nuk do ishte keq qe nenat me femije deri ne 6 vjet te kishin orar te reduktuar ne pune te mbeshtet nga sigurimet shteterore…
Per vendin e gruas ne karrieren e saj politike, ska pse te hezitohet, shembujt jane nga me te arriret si ne vendin tone qe i njohim direkt dhe ne bote. Sa me shume te rritet pjesmarrja e gruas ne politike dhe ne qeverisjen e vendit, aq me i emancipuar eshte ai vend dhe ajo shoqeri.
Rruget jane te hapura sot e mbi 50 vjet per shkollimin e gruas e per kete s’kemi pse te qahem, konservatorizmi ndaj saj eshte anakritizem deri i denueshem. Tek ne besoj nuk eshte kjo dukuria qe na pengon po ambicja dhe egoja akoma mbetur prapa sidomos ne fshat, qe duhet sikur po ben prapaktheu, pas viteve te demokracise, (fatkeqesisht)
Te clirojne se pari vetveten qe te gjejne vetveten , sa shoqeria jone dhe Femra shqiptare qe akoma ruan koncepte frenuese.
Ketej nga Torontua , falenderime dhe konsiderata ka per femren shqiptare si me e emancipuara ne si shoqet e tyre emigrante.
Faleminderi znj. Kokdhima per sa hidhni ne diskutim tema kaqe me interes.
Toronto 28 06 . 2008 Golik Kokojka
 
Titulli: Kerkoj info

Shqiperia eshte nje vend, qe ka deshire qe te integrohet ne Evrope dhe qe te beje nje gje te tille athere duhet te mesoje se si njerezit jetojne ne Evrope. Jo se shqiptaret nuk dine se si jetojne evropjanet, por duhet qe ti fusin ne praktike keto dije. Pra jo vetem per femrat, por edhe per burrat nje gje duhet pase parasysh eshte parashikimi i gjerave ne jete. Varet se cfare kerkon nje njeri ne jete, duke planifikuar cdo hap te jetes, qe kur mbaron klasen e tete per shembull duhet te fillosh te planifikosh se cfare do besh pasi te mbarosh shkollen, cfare zanati apo profesioni do ndjekesh dhe pastaj persa i perket familjes qe do krijosh duhet patur shume kujdes se shpeshhere ndodh qe shume gjera nuk planifikohen, duket sikur njerezit nuk jane nen kontroll te jetes dhe se humbasin mundesite ose jane nen varesine e te tjereve, sic dihet gruaja nen varesine e burrit me kuptimin, se burri punon dhe gruaja ben punet e shtepise. Per te pare nese grate munden me punu pasi te martohet dihet, se ne rradhe te pare duhet te marrin nje zanat ose profesion, gje e cila do vite te realizohet, por qe eshte e mundshme per te gjithe ata qe e kane ate deshire. Pasi martohet, ndodh shpesh qe burrat nuk i lejojne per te vazhduar shkollen. Kete e them se ne Shqiperi femrat martohen ne moshe te re qe nga 16 vjece dhe nuk eshte cudi aspak. kjo krijon nje problem per femrat, se ato nuk shkojne me ne shkolle ose ngaqe nuk ua lejon burri ose nuk duan vete se thone tani me mban burri. pastaj edhe para se te martohen shpesh ndodh, qe familja nuk ua lejon qe te shkojne ne shkolle per 100 arsye te ndryshme. keto jane disa nga arsyet por desha te them se fundmi, se keto jane gjera qe tejkalohen me pak mundesi, inkurajim dhe mbeshtetje si nga familja dhe burri. rendesi ka qe mundesite jane te krijuara tashme per te gjithe ne shqiperi sidomos ne qytete dhe ketu lind pyetje se kush don me i shfytezu keto mundesi per te studiuar per zanate dhe profesione te ndryshme. per ata qe nuk duan, atehere si burrat dhe grate mund te them se ne qofte se u bie nder mend ndonje dite, se pse nuk kane studiuar, kur kane pase mundesine, atehere mund te thuhet se veten e vet duhet te fajesojne. Megjitheate qe thashe per ata qe kane deshire nuk eshte vone asnjehere per te marre nje zanat 2 ose tre vjecar dhe mund te gjejne pune pa pasur ndonje problem. Te jetosh jeten e sotme duhet menduar me kujdes se nuk eshte e lehte aspak.



Para se femra ne Shqiperi te mendoje per karriere profesionale, te mesoje ne rradhe te pare mos te lejoje asnje mashkull te perdore dhune mbi te.
Te mesoje te mos lejoje asnje mashkull ta fyeje ne rruge apo ne pune, apo ne shkolle (mqns ra fjala, ne Shqiperi te degjojne veshet fjalorin me skandaloz, qe mund te perdoret ne rruge, nqs nje i huaj do te dinte cdo te thoshin ato fjale, do te skandalizohej se si meshkujt flasin me femren ne Shqiperi).
Duhet qe ligjet per diskriminimin e femres te fuqizohen ne maksimum, femra te prezantohet kudo, ne cdo aspekt te shoqerise, si ne pune ashtu me politike, ne vendimmarrje e kudo tjeter 50 % me 50%.
Hajde te arrijme pavaresine financiare te femres, ne menyre qe femra shqiptare te mos duroje me dhunimin, presionin, fyerjet qe i behen vetem sepse nuk ka ku te fuse koken, nqs largohet nga ambjente dhunuese. E bejme dot? Ja kete duhet te arrime ne shqiptaret.
Nqs duam ta bejme Shqiperine, duhet ta dime qe pa pasur nje shoqeri ku pushteti ndahet sipas meritave, pa marr parasysh femer apo mashkull, nuk mund te kesh prosperitet.
50% me 50% kudo.Kjo eshte formula e suksesit.
Dhe kushdo qe ushtron dhune ndaj femres te perfundoje ne burg, pas hekurave, ose me mire akoma ne kopshtin zoologjik.
Te mos lejohet asnje terheqje e denoncimeve, nqs dikush denoncohet te kete dhunuar apo fyer nje femer, te arrestohet direkt dhe femra te mos kete te drejte te terheq denoncimin nqs policia eshte e bindur, apo disponon prova mjeko-ligjore apo psikologjike qe dhunimi, presioni apo fyerja ka ndodhur me te vertete.
Boll me me meshkujt shqiptar qe jane katandisur si mos me keq, pa pike integriteti moral, qe nga politikan, profesor e Pronare e kapitaliste.
Cfare duhet te beje nje femer kur nje profesor kafshe kerkon te kryeje marredhenie seksuale me te?
Te refuzoje ngel ne klase ai,te flase, plas gjakderdhja.
Cfare duhet te beje ajo kur nje pronar e kap nga pjeset private dhe i ben komente? Te refuzoj e heq nga puna ai, te flase plas gjakderdhja. Hec e merre vesh me kete mentalitet gomari. Vetem ligji.
Te ngrihet pozita e femres ne shoqeri. Edhe femijet te mesohen qe te vegjel, qe femra nuk preket me dore dhe nuk fyet as ne rruge, as kudo qofte.
Mbi te gjitha i ngelet femres vete ti marre hakun vetes, te mos lejoje askend.Ti perdor te gjitha mjetet,qe nga denoncimet,deri tek vota.
Ah kjo vota, kur do mesoje e shkreta Shqiptare ta perdori ate voten e shkrete?
200 barkderre e mustaqefshese hodhen kandidature per President ne Shqiperi, asnje femer e shkrete nuk gjendej aty.
Mendoni pak o goca, se u thame ne Shqiptaret per nje Margaret Thacer, qe tu bjeri kokes ketyre fodullave ne Shqiperi, qe njohin vetem ego dhe korupsion.
 
Titulli: Kerkoj info

Femrat, mes familjes e karrierës

Studimi: Shtëpiaket bëjnë jetë modeste dhe e kanë të vështirë të përshtaten në shoqëri. Femrat, midis familjes dhe karrierës. Si kanë ndryshuar gjatë viteve gratë shqiptare. اfarë duan ato sot? Sot shohim gjithmonë e më shumë femra që kanë funksione drejtuese. Natyrshëm lind pyetja se a mund të bashkëjetojë me sukses karriera dhe familja, a mund të jesh nënë e mirë dhe, në të njëjtën kohë, të bësh edhe karriere? Pasi ka ndryshim midis nënave karrieriste dhe atyre shtëpiake; kjo gjithmonë sipas një studimi. Gratë kanë rol e vend të veçantë në familje, kjo ka bërë që shumica e grave pothuajse nuk punojnë ose bëjnë punë modeste. Gratë që nuk punojnë e kanë vështirë të përballen me gratë që punojnë, madje bëjnë gjëra të rëndësishme. Kjo ndodh thjesht se u duket se ato nuk bëjnë asgjë, edhe pse edukimi i fëmijëve dhe mbarëvajtja e familjes është pothuajse meritë e tyre, si dhe një vlerë e kontribut i jashtëzakonshëm. Gratë që nuk punojnë ndihen më pak të lumtura se ato që punojnë. Gjendja e mirë ekonomike nuk është se ndryshon gjë në palumturinë e tyre. Gratë, të cilat janë nëna shumë të mira, shpeshherë ndihen keq, për faktin se kanë një jetë të munguar në shoqëri e punë, si dhe ndihen jashtë çdo lloj përfshirjeje, jashtë mureve të shtëpisë.

Rruga e karrierës apo e familjes: Në Shqipëri ndodh një lloj fenomeni që shpesh të pengon të bësh atë që, në të vërteëtë do të doje të bëje; kjo ndodh për arsye të ndryshme. Megjithatë, a mundet një grua në Shqipëri të ndjekë rrugën e karrierës, pasi mbaron shkollën? Nëse do ta pyesje një femër, se çfarë do të zgjidhte midis dashurisë dhe karrierës, përgjigjet kanë ndryshuar në kohë të ndryshme. Dikur zgjidhej dashuria dhe familja, ndërsa sot karriera. Kjo ka ndikuar në ndryshimin e rolit të femrës në shoqëri. Tendencat e saj, për të synuar më shumë karrierën dhe ngritjen profesionale, ka vënë në dilemë marrëdhënien burrë-grua, duke e rritur më shumë konkurrencën. “Lufta” midis gjinive, pozitat ndryshe të gruas në shoqëri kanë bërë që realiteti të tjetërsohet, edhe pse me shumë vështirësi. Pyetjes se kë do të zgjidhnit midis një dashurie apo karriere, përgjigjja është dhënë e ndryshme, në kohë të ndryshme. Përpara 30 apo 40 vitesh, ajo ka marrë përgjigjen “dashuri”, ndërsa sot duket se merr të kundërtën. Shumë vajza kanë filluar të shohin ndryshe, duke menduar më shumë për të ardhmen profesionale, aty ku mund të ndihen më të sigurta, për të pasur një të ardhme më të mirë. Por, nga ana tjetër, edhe meshkujt kanë filluar “ta përtypin” faktin e ngritjes së tyre profesionale. “Lufta” e gjatë që u është dashur të bëjnë për të fituar një dashuri ndryshe, atë të librave, të karrierës e profesionit, mbi dashurinë e zemrës ka filluar të shuhet, edhe pse me shumë vështirësi. Janë dy dashuri të kundërta, por që synojnë një të përbashkët: mirëkuptimin dhe vendosjen e së drejtës. “Lufta” në ndarjen e përgjegjësive apo pushteteve midis burrit dhe gruas është e hershme.
Gratë dhe vajzat duan mbështetje si dhe kurajë personale që të fitojnë vendin e tyre në shoqëri dhe pozitën e re në familjen shqiptare. Ne kemi fatin e madh se, me gjithë kthimin prapa nga trashëgimia negative, si pasojë e pushtimit të gjatë osman, kemi ruajtur personalitetin e gruas në tërësi, mbi bazën jo të ndasive gjinore apo fetare në familje e shoqëri, por trashëgiminë e rolit të gruas, që nga ilirët e deri në ditët tona, ku gruaja ka qenë gjithmonë pranë burrit, pavarësisht nga situatat e krijuara. Sipas specialistëve, para se femra në Shqipëri të mendojë për karrierë profesionale, të mësojë që mos ta lejojë asnjë mashkull të përdorë dhunë mbi të. Të mësojë të mos lejojë asnjë mashkull ta fyejë në rrugë apo në punë, apo në shkollë, por qoftë dhe nga bashkëshorti në shtëpi. G Libertas
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top