Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

legjenda

Tetova
Fotoja e një vogëlushi që mban “veshur” një qese plastike të bardhë me vija bojëqielli, që simbolizojnë ngjyrat e Kombëtares argjentinase, me numrin 10 dhe emrin e Messit mbi të ka bërë xhiron e botës.

“Fanella” e djaloshit fillimisht u publikua nga mediat turke, të cilat raportuan se ai është nga Iraku, saktësisht nga rajoni Dohuk, që është prej kohësh i përfshirë nga lufta.

Fotoja e djaloshit ka frymëzuar një sajt mjaft popullor të fansave të Leo Messit, “Messi10stats”, duke bërë që të kontaktojë përfaqësuesit e pesë herë fituesit të “Topi të Artë” për t’i treguar për djaloshin.

“Ata duan të dinë se kush është ky djalë, në një mënyrë që Leo të rregullojë diçka për të”, thuhet në faqen ‘Messi10stats’.

Tashmë sfida është që të gjendet djaloshi dhe shpresojmë që Messi vërtet ta ndihmojë, jo vetëm duke i dhuruar nëj fanellë të vërtetë, por edhe më shumë se kaq.

/ Top Channel
CY8MDyDUQAAX2vS.jpg
 
Titulli: Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

Vallaj nga veshet dhe nga e qethmja...per mos me fol per terrenin dhe mendjen e holle per qesen...si shqiptar me duket mua
 
Titulli: Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

E gjeten kete djalin.

Ishte nga Afghanistani. Do ja realizojne edhe endrren qe te takohet me Messin.

p.s. si nuk me kishte shkuar mua ne mendje kjo me qesen... qe ta takoja Ronaldon (brazilianin) kur e kisha idol. ptu.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

Messi i bën dhuratë djaloshit afgan

auto_Meee1456418997.jpg

Lionel Messi njihet si një futbollist mjaft human. Ylli argjentinas ka vendosur t’i bëjë dhuratë djaloshit afgan, Murtaza Ahmadi, i cili e bëri xhiron e botës pasi ishte postuar një fotografi ku shihej ai me fanellën e tij me një qese, ndërkohë që e kishte shkruar numrin 10, të cilin e mban futbollisti më i mirë në botë, shkruan Zëri. Pesë vjeçari jeton në lagjen Jagori, në provincën lindore të Gaznit në Afganistan, ndërsa ai tash mund ta shijojë fanellën origjinale të Messit, gjithashtu, me nënshkrimin e përfaqësuesit argjentinas. /Zëri/

auto_Meeee1456419000.jpg
 

Attachments

  • auto_Meee1456418997.jpg
    auto_Meee1456418997.jpg
    50 KB · Shikime: 0
  • auto_Meeee1456419000.jpg
    auto_Meeee1456419000.jpg
    73.3 KB · Shikime: 0
  • auto_Meee1456418997.jpg
    auto_Meee1456418997.jpg
    50 KB · Shikime: 0
  • auto_Meeee1456419000.jpg
    auto_Meeee1456419000.jpg
    73.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

Po mire vetem femijeve u bejn te tilla gjera keta. Dua dhe une. lol
Tani te mar ndonje qeske nga ato te zezat per plehrat dhe te shkruaj ndonje emer. lol
 
Titulli: Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

Po mire vetem femijeve u bejn te tilla gjera keta. Dua dhe une. lol
Tani te mar ndonje qeske nga ato te zezat per plehrat dhe te shkruaj ndonje emer. lol

Ty ta jep direkt vetem lypja lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top