Kërkohet shpërngulje masive e serbëve nga Kosova në Rusi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
48436.jpg


MOSKث- Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitrij Rogozin në një deklaratë për mediat dje deklaroi se kërkesa masive e serbëve të Kosovës që Rusia t’iu japë shtetësinë dëshmon se ata, në pamundësi të marrjes së ndihmës nga shteti i vet i janë drejtuar Rusisë si shpresa e tyre e fundit.

“Në situatë të tillë, është e domosdoshme të kuptohet se ata njerëz janë të gatshëm të shpërngulen në vendin tonë”,-deklaroi Rogozin për agjencinë ruse të lajmeve Interfaks.

Sipas Rogozinit, është e mundshme që serbët e Kosovës të kërkojnë të shpërngulen në Rusi në qoftë se “ekzsiton kërcënimi real për jetët e tyre dhe familjet e tyre’.

Rrogozin vlerësoi se serbët mund të përshtaten lehtë në Rusi dhe se nuk do të duhej të kishin probleme me punësimin.

“Serbët e Kosovës do të duhej të regjistrohen në programin e repatriacionit të rusëve. Serbët nuk janë të huaj për ne. Ky është popull i cili në Rusi mund të fitojë atdheun e vet të dytë dhe pikërisht për këtë them se programi i repatriacionit duhet të zbatohet”, tha Rogozin.
(el.me/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top