Kërkohet drejtësi për demonstruesit e vrarë në Kosovë

elbruna

Anëtar i Respektuar
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka kërkuar nga përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë lidhur me vrasjen e dy demonstruesve kosovarë nga policia rumune e UNMIK-ut.

Reagimi vjen në shënimin e trevjetorit të demonstratës së lëvizjes Vetëvendosje, ku gjatë përballjes me policinë humbën jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladini, ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Duke shprehur shqetësim për mosndëshkimin e autorëve të vrasjes së dy demonstruesve në Kosovë, Amnesty International i kërkon misionit të OKB-së që të sigurojë qasje tek drejtësia dhe kompensim monetar për familjarët e viktimave.

Organizata thotë se Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së dhe Zyra Ligjore e UNMIK-ut kanë penguar vendosjen e drejtësisë në vend për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe plagosjen e dy personave tjerë dhe kërkon që ankesat lidhur me këtë çështje të dëgjohen nga Komisioni Këshillimor për të Drejtat e Njeriut.

Në demonstratën e tre vjetëve më parë në Prishtinë kundër planit për statusin e Kosovës, Balaj dhe Xheladini u goditën me plumba gome nga njësiti rumun i policisë së Kombeve të Bashkuara, ndërsa disa persona tjerë mbetën të plagosur.

Lëvizja Vetëvendosje që organizoi demonstratën përkujton të mërkurën viktimat, ndërsa familjarët e tyre dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdojnë të kërkojnë masa penale ndaj autorëve.


/BBC/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top