Kërcimi absurd i Jozefinës!

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Ja dhe Shën Valentini!Dita e flijimit në emër të dashurisë.Në mbarë botën u zhvillua një kërcim simbolik për të dëshmuar se gratë janë dashuria e kësaj bote dhe që meritojnë më shumë dashuri , liri e të drejta.Kërcimi për të shkallmuar prangat e skllavërisë ndaj gruas ishte një simbolikë domethënëse pë ata që kanë zemër, mendje e ndërgjegjje për ta kuptuar.Por nuk e kuptoj dot talljen, hipokrizinë dhe absurdin e një çmendurie të tillë si ajo e kryeparlamentares Topalli që me dhunën e pushtetit, beson se u del në mbrojtje lirive dhe të drejtave të grave.Kërcimi yt Jozefinë në një mbrëmje familjare është mëse i pranueshëm, por të kërcesh mbi dhembjet tona, kjo më ngjan vetëm me kërcimin e gjeneralit përballlë plakës Nicë tek romani i Kadaresë, sepse për mua ti nuk je Jozefina në valle, por je gruaja e parë e Kuvendit ku unë ashtu si dhe mijëra gra e vajza, kemi drejtuar sytë e që ti nuk mundesh dot të na përfaqësosh.

Ti për ne je shumë më shumë se një grua, je misioni ynë i pamundur në rrugën e vështirë të politikbërjes dhe vendimmarrjes për të gjitha ne, por t’i kërcen në bulevard pa e ditur se është fat i madh për shumë prej nesh edhe të shkelin në bulevard, pasi e shkojnë jetën majë maleve me bagëti e ara që i punojnë ende me lopatë e kazmë…A vjen dot deri në fshatin e nënë Meshtanes ngazëllimi i kërcimit tënd?
Ti për shumë prej nesh duhet të ishe simboli i gruas që heq kufijtë e flamujve të partive dhe bashkë me gratë e tjera në Parlamentin tënd miraton ligje të rrepta ndaj kujdo që guxon të prekë gjënë më të shtrenjtë që ka një grua, mbi të gjitha bindjet dhe pronësitë e tjera:Jetën, që na e jep Nëna dhe ka të drejtë vetëm Zoti të na e marrë!

A e di që në shtetin që drejton partia jote përditë dëgjojmë për gra që dhunohen në familje nga burra të papunë, nga fëmijë që bredhin rrugëve pa lekë në xhep, gra që nëpër kazanë mbledhin kanaçe për të mbajtur frymën gjallë të fëmijëve që duan lekë për libra e ilaçe?

A e di se përditë në Shtetin që ju i legjitimoni me votë punët dhe buxhetin për “shanset e barabarta”, jetojnë mijëra e mijëra gra në mizerje njësoj apo më keq se në kohën e legjendave realiste të Migjenit?A e di se ti e ke patur mundësinë t’i hapësh sytë Kryeministrit tënd duke i treguar jo me kërcim, mjerimin tonë të përditshëm, por duke i kërkuar të rriste buxhetin për strehimin e grave nën minimumin jetik, kryefamijlare dhe me lëmoshën qesharake të “Drejtësisë dhe shanseve të barabarta “?A e di se ke patur mundësinë të hartosh e diktosh strategji mbështetëse për punësimin e grave në qytet apo për mbështetje me investime në fshatrat e harruar të rrethit tim ku uji dhe rruga janë ende dëshira e parë dhe e fundit e çdo gruaje?Ato gra nuk e kanë parë kërcimin tënd, as dinë ta kërcejnë atë, por ato dinë shumë mirë përse kërceve ti, sepse ato janë vetë dhimbja, ato janë trupi i zinxhirëve të mjerimit të keqqeverisjes suaj!Ato janë shpirti dhe gjaku që rrjedh nga plagët e një jete që vret me fytyrën e shëmtuar të mjerimit , edhe pse ju thoni se ne jemi prapa Gjermanisë.Harroje se do të besojnë gratë në Shushicë, Grabian apo Alikokë, Kotë apo Gjorm, Dukat apo Tragjas, Novoselë apo Panaja, Selenicë apo Armen.Harroje se stërmundimi i tyre mund të jetë arsye për ta besuar çmendurinë e fshatit Picar si Gjermania…Të paktën i thoni kryeministrit tuaj se në fshat jetojnë vërtet njerëz të vuajtur nga realiteti që ju u keni servirur, por u lutem, mos na kujtoni kaq budallenj, sa të besojmë dokrrat tuaja të superzhvillimit, sepse darkën nuk na e shtron as Kryeministri, as Jozefina, por stresi dhe sakrifica e një dite të tërë!

Ti duhet të ishe mbrojtesja jonë në luftë me korrupsionin që na kërcënon si bajlozi i detit çdo ditë me paratë nën dorë nëpër spitale.E pra, mos dil me pankarta duke marrë gratë nga puna të bërtasësh kundër kancerit, por hapu sytë ministrave për atë që shohim të gjithë, vetëm ju jo.Gratë e dënuara me vdekje nga tumori, politikat tuaja i heqin zvarrë para vdekjes me torturën e kimioterapive si të jenë bagëti, para se të vdesin, këto gra duhet të shpenzojnë për ilaçe deri qindarkën e fundit, edhe pse vdekjen e kanë të sigurt.ا’keni bërë ju për këto gra?E keni parë nga afër ku kurohen e si i blejnë ilaçet?Vërtet kërcyen miliarda gra nw botw, por as në spitalet e luftës nuk ka të tillë trajtim gruaja si nw vendin tim!Ja pse ti nuk duhet të kërceje, por të ishe zëri më i fortë në mbledhjet e Partisë së kryetarit tënd ku të mbroje të drejtën e çdonjërës që paguan për skanerin, për kimioterapinë apo që me pensionin qesharak duhet t’i bëjë ballë vdekjes, kur ai s’mjafton as për jetën…


Ja pse ti Jozi nuk duhej të kërceje, por të bashkoje zemrën prej nëne me dhimbjen e grave në Gërdec, që humbën padrejtësisht nga një shtet i papërgjegjshëm bijtë e tyre pa patur asnjë faj. I vetmi faj i tyre ishte pse ishin të varfër…

Ja pse ti Jozi nuk duhej të kërceje në bulevard, kur në bulevard ne deshëm të protestonim siç bënë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda dhe ku pikërisht aty në bulevard, u shuan tri jetë të demokracisë që nuk e sollët dot.Shteti ku ti ke kontributin tënd të jetë ky që është sot, vrau në emër të pushtetit duke dënuar përjetë zemrën e fëmijëve, e nënave të tyre, e bashkëshorteve të mbetura pa bir, pa burrë dhe pa baba.Ti heshte para etjes makbethiane për pushtet të një Makbethi të kohëve moderne në pushtetin tuaj arkaik.Më mirë të kishe heshtur, se fole si të ishe sozi e shefit të parties, duke harruar se si një grua nuk mund të pranojë kurrsesi ta quanin Kryeporkuroren e vendit me fjalë që s’dua t’i zë në gojë.Ti, njësoj si Ai, guxove ta quaje Kryeprokuroren si një burrë i keq me fjalë që s’i kanë hije një gruaje.Mos vallë kërcimi yt në bulevard ishte festa jote për vendimin e pafajësisë së 21 Janarit?Mos vallë të sillesh si burrë, në vendin ku fare mirë mund të jesh grua, është mënyra jote e të protestuarit çdo ditë në mbrojtje të të drejtave tona?

E kupton se e gjithë sjellja jote shkon ndesh me kërcimin tënd?Ja pse kërcimi yt nuk më ngjau aspak me nismën anembanë botës.Do ishte shumë më bukur nëse një OJQ do ta kishte ndërmarrë këtë nismë, tek e fundit, pse të mos e bënin ato këtë gjë kur ju keni mjaft për të bërë me ligje e ushtrim të drejtash në Kuvend.Ndoshta dhe unë do t’i bashkohesha kërcimit me shumë shoqe të tjera, por kërcimit tënd dinak, dhunues dhe hipokrit nuk do t’i nënshtrohesha si shumë të tjera që ulnin kokën duke u fshehur nga kamerat, pa guxuar të thoshin se kishin lënë punën e mësimin e ishin dertyruar për të “këputur zinxhirët e skllavërisë”.Unë i pashë zinxhirët me të cilët ju i lidhni përditë këto gra, siç po bëni dhe tani që po vijnë zgjedhjet.Por, edhe pse i vure të kërcejnë, mos beso se ato i lumturoi kërcimi me ty.S’ka gjë më të keqe sesa kur një grua e detyron, të bëjë diçka, siç ti bërë apo t’i përdorni në fushata siç ju bëni.Gratë nuk flasin, gratë heshtin, sepse varfëria, buka e pëditshme, nuk i lë të merren me ju, por heshtja e një gruaje është kriza më e madhe e një shoqërie në themelin e saj si dhe dëshmia më e gjallë e një pushteti që dhunon, që frikëson, që vret dhe që duhet të marrë fund!

Ti, përtej ahengut që nuk buron nga dëshira e grave dhe vajzave për të kërcyer me ty në bulevard, por nga autoriteti i pushtetit që ti ke mbi institucionet që kontrollon dhe drejton partia jote, ti, përtej kësaj fasade me kauzën kundër dhunës, fsheh dhunën që prej 8- vitesh ju ushtroni mbi gratë mësuese, infermiere, mjeke e deri te pastrueset në zyrat tuaja duke i detyruar me kryetarë partish të firmosin për pjesëmarrje të detyruar në mitingjet tuaja , përfshirë këtu edhe kërcime apo tubime në mbrojtje të të drejtave tona.Sa ironike dhe hipokrite më duken të gjitha “protestat”tuaja imituese si politikanet e mëdha kurajoze në Amerikë, Britani , Gjermani apo Kinë, të cilave përpiqeni t’u ngjani.

Një grua më kërkoi para borxh për të blerë 1 bukë.E quajnë Flutura.Ka një djalë të vogël.Nuk i japin raport, edhe pse është e sëmurë.Nuk i bën dot dokumentet, sepse nuk ka lekë as për të nxjerrë certifikatën.Ligji juaj i “shanceve të barabarta” nuk i jep të drejtën për të marrë asistencë sipas pikës I të tij.Jeton me një ndihmë nga pushteti lokal, edhe pse fare modeste.Tani, ndërsa unë shkruaja për kërcimin tënd, më solli ca manushaqe për të më kthyer “borxhin” në mënyrën e saj.E sikur ta dish se si i bën ajo ballë jetës, me siguri as ti nuk do doje të kërceje, por të bërtisje bashkë me mua në rrugë a kudo të mundnim”Jetë mizerje!”.

Ti kërceve ditën kur Antoneta vdiq si skllave, jo e dashurisë, por e nënshtrimit për hir të varfërisë, siç janë vrarë dhe 25 gra të tjera në Shqipëri. Dhe nëse

Ti që je kryeligjvënësja e këtij vendi, mendon se arma që ju ka mbetur për të ndaluar vrasjet, dhunën dhe skllavërinë është kërcimi, atëherë s’më mbetet gjë tjetër veçse të qesh, të qesh me të madhe dhe të them”Lermë të çmendem o Zot”!

Dhe një gjë të fundit Jozefinë.Xhinset të shkonin, në kërcim s’ishe gjë.








gazetatema.net shkruar nga Albana Hodaj
 
Titulli: Kërcimi absurd i Jozefinës!

Ti, përtej ahengut që nuk buron nga dëshira e grave dhe vajzave për të kërcyer me ty në bulevard, por nga autoriteti i pushtetit që ti ke mbi institucionet që kontrollon dhe drejton partia jote, ti, përtej kësaj fasade me kauzën kundër dhunës, fsheh dhunën që prej 8- vitesh ju ushtroni mbi gratë mësuese, infermiere, mjeke e deri te pastrueset në zyrat tuaja duke i detyruar me kryetarë partish të firmosin për pjesëmarrje të detyruar në mitingjet tuaja , përfshirë këtu edhe kërcime apo tubime në mbrojtje të të drejtave tona.Sa ironike dhe hipokrite më duken të gjitha “protestat”tuaja imituese si politikanet e mëdha kurajoze në Amerikë, Britani , Gjermani apo Kinë, të cilave përpiqeni t’u ngjani.
Sa bukur paska shkruar...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top