Kërcënon Meta: Gati të lërë mandatin (ose) të vrasë veten si Salvador Allende

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Presidenti Ilir Meta, në deklaratën e parë, më të plotë politike mbi krizën, paralajmëroi këtë të mërkurë nga qyteti i Pogradecit, rrezikun e kthimit të trazirave si në vitet më të veshtira të Shqipërisë. Një lloj kërcënimi qe as opozita deri tani nuk ka artikuluar asnjehere pervec Sali Berishës. Meta tha se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, njëjtë si presidenti i Kilit në vitet '70-'73 Salvador Allende që u vetëvra si sakrifce extreme kunder instalimit në pushtet të nje junte ushtarake. Me mesazh të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, Meta thotë se ata po sakfrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Zgjidhja është vetëm përmes dialogut - tha Meta - dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të lerë të lirë edhe vendin e Presidentit për t'i hapur rrugë zgjidhjes.

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj politikës shqiptare. Ka kritikuar opozitën, pjesë e së cilës është edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në drejtimin e LSI-së, për lënien e mandateve por e ka gjykuar antikushtetues zevendesimini e deputeteve nga ana e KQZ-së, një pozicion identik me atë të parashtruar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Meta thotë se të ligjshëm janë vetëm 82 deputetë (ata të mazhorancës dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati). Gjithë të tjerët që janë futur në Kuvend dhe kandidatët e tjerë që mund të pranojnë mandatin, sipas kreut të shtetit, janë të kontestueshëm. Zgjidhja sipas Presidentit, nuk vjen as përmes protestave të dhunshme, as përmes metodave policore, as permes parave. Normaliteti do të kthehej vetëm përmes dialogut politik. اdo ditë që kalon pa dialog mund të përkthehet në pasoja të paparashikueshme për qytetarët shqiptarë, tha.

Meta zbulon edhe nje prapaskenë: Sipas tij skenari aktual ishte paralajmeruar prej tij qe para dy vitesh, dhe madje e kishte denoncuar edhe të nderkombëtarët por askush nuk e ka dëgjuar. Për këto arsye kreu i shtetit tha se nuk ndihet me përgjegjësi për krizën e shkaktuar, e megjithatë u shpreh se është i gatshëm të bëjë dy sakrifica për një zgjidhje politike që sjell normalitetin në vend. E para: Të heqë dorë nga mandati i tij, pasi të jetë siguruar që vendi ka një zgjidhje politike parimore. Dhe e dyta: Deri sakrifikimi i jetës së tij, si presidenti i Kilit Salvador Allende, për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

"Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri", tha Presidenti Meta.
Shqiptarja.com
 
Sa gallat .... njeri ne njeren ane ky me sponda nga ana tjeter...
amon thoni mos te vetvritet se do mbetemi ne te zeza...
 
S"ja ben keq,po dha nje shembull te mire denimi ndaj vetes me te drejt .
Nje idiot me pak ne politik.
 
Testimi u kalua me sukses lol
perfundimisht ky vend ka ik per kolloqifte me rigon
 
Back
Top