Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Lauri

Anunnak
Një rast ekstrem i fanatizmit të një shqiptari të Kosovës ka alarmuar spitalin e Winterthurit, në kantonin e Cyrihut. Shqiptari ka kërcënuar me vënie bombe në këtë spital vetëm për faktin se një mjek asistent e ka parë gruan e tij lakuriqe gjatë kontrollimit gjinekologjik që i ka bërë asaj një mjeke.

Edhe tash, pas më shumë se një viti nga ngjarja e turpshme, personi në fjalë tregon se nuk e ka ndryshuar mendimin. “Përse gjatë kontrollit gjinekologjik aty duhej të ishte i pranishëm edhe një burrë? Unë kam sjellë një njeri dhe jo një kafshë në spital”, ka thënë 42-vjeçari, punëtor i ndërtimtarisë.

bin_zps5533af69.png

Në gusht të vitit 2012 ai kishte sjellë partneren e tij të atëhershme, bashkëshorten e tashme, po ashtu kosovare, për kontrollim gjinekologjik në spital. Gjatë këtij kontrollimi që e bënte një gjinekologe ishte i pranishëm si përkthyes edhe bashkëshorti, pasi që gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por përveç tij aty po merrte pjesë edhe një asistent, gjegjësisht mjek që po bënte praktikën. Prania e këtij të fundit e kishte zemëruar së tepërmi kosovarin, por ai nuk kishte thënë asnjë fjalë gjatë kontrollit.

Mirëpo, ka shpërthyer dy ditë më vonë dhe i kishte telefonuar mjekes në numrin intern të spitalit, duke i thënë se nuk pajtohej fare me praninë e mjekut gjatë kontrollimit. Ai do të kërkonte adresën e saj private dhe do ta gjente atje, pastaj ajo do ta shihte se çfarë do t`i ndodhte. Dhe nuk i kishte mjaftuar kjo, por kishte kërcënuar se do ta “bombardonte” Spitalin Kantonal të Winterthurit, shkruan tagesanzeiger.ch. Pas kësaj, spitali ka alarmuar policinë e cila ka arrestuar kërcënuesin në vendin e tij të punës.

I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thënë se “mjekja më ka shkatërruar jetën, pasi që i ka mundësuar një burri ta shohë gruan time lakuriqe”. Ajo madje ka shkatërruar edhe martesën e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesën. Ka probleme psikike, merr mjete antidepresive dhe ndodhet në trajtim mjekësor, njofton Koha Ditore.

Gjyqtarja ka provuar të kuptojë se si ka mundësi që një njeri që kishte jetuar 18 vjet në Zvicër dhe që kishte qenë i martuar deri në vitin 2010 me një zvicerane të përjetonte kaq rëndë një veprim fare normal siç është kontrolli gjinekologjik, në të cilin ai kishte marrë pjesë vet. Por ai e quante “tradhti” që gruaja e tij të kontrollohej, në prani të një mashkulli, pa marrë leje nga ai ose pa e pyetur fare.

Pyetjes së gjyqtares se a e kupton se mjeku asistent ishte aty për të mësuar profesionin e tij, ai i përgjigjet: “Kush është ai që e lë vullnetarisht gruan e tij në dispozicion që të tjerët të mësojnë mbi të?”.

Avokati i kosovarit ka kërkuar lirim nga fajësia për klientin e tij. Ai, sipas tij, prej këtij rasti është ndryshuar në tërësi dhe nuk ishte fare në gjendje të shihte padrejtësinë e veprimeve që bënte. Ai ishte ndjerë kaq i indinjuar nga “tradhtia e rëndë” sa që kishte pësuar një thyerje nervore. Për këtë arsye, klienti i tij nuk bart përgjegjësi penale.

Nga ana tjetër, sipas gjyqtares, nuk ka bazë që të mendohet se i akuzuari ka ndonjë sëmundje psikike. Për këtë arsye ajo e ka dënuar atë për kërcënim me një gjobë me kusht prej 90 njësish ditore nga 40 franga dhe ia ka ngarkuar shpenzimet e procedurës gjyqësore prej 1.800 frangash. /KD/Telegrafi/
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Ka shume mundesi te jete musliman ky tipi hahahahahaha
çfare injorance mor vlla !!!!
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Te zen ty udhen muslimanët shumë, per ate cdoher merr ti fajesosh ata, e dite saktë apo jo.

Edhe sipas juve e shoh që, veq muslimanët po e vleresojë-kan Moralin shumë,.... e tjeret cka?

( Para 2 vite, nje krishter i Kosoves ne Cyrih ka vrare profesorin e vajzes, per arsye se ai ka dhunu vajzen e tij. Ai nuk ishte musliman, por kishte dasht cdoher ruajtjen e nderit...) Ndoshta as ky ska pas faj, se te jesh nga Kosova, eshte e pamundur te jesh pa nder....
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Cka po thu he burrneshe, nje vizite tek gjenekologu per ty eshte perdhunim??
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Nuk pajtohem me reagimin e personit ne fjale. Ka pasur rrugezgjidhje tjeter apo menyre per t'u ankuar me kohe.
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Ka shume mundesi te jete musliman ky tipi hahahahahaha
çfare injorance mor vlla !!!!
Me fal qe te permisoj, ky se pari eshte njeri,pa marr parasysh fene,ai ne kete rast mua me duket fanatik i cmendur...nuk i ngjan nje njeriu,pa marra parasysh cfare perkatsie fetare... mund te kete ngjajshmeri me muslimanin ne aspekt fetar,por edhe me gjithe njerezit ka ngjajshmeri,pasi qe eshte njeri...
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Pffffffff ka provu njeriu me nxjerr pensionin si i traumatizuar, nuk e ka henger shteti, asigje tjeter. Nuk eshte hera e pare e shqipeve qe bejne budallalleqe me funde per te nxjerre nje pension. Pastaj ne kemi deputet ne Parlament qe merr nga Zvicrra pension si i semure psiqik :confused:
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

KEta njeres qe kane k'to probleme te studjojne vete per gjinekolog:)
lol doktorrat jane te poshter ku sti fusin duart :) lol
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Ii probleme psiqike e martesore per kete gje
Po te mos e 'dergonte' aty pra, cf budallenjsh hajde tru hajde.
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

tash qe disa jan pajtu me ja pa zogun e gruas te veta gjdo kushi ! dikush nuk ka deshir nje gje te tille keshtu qe vepron edhe ne kete menyre :D
 
Eshte gjinekolog (dhe ndihmesi) nuk iku ti shihte bajamet ne fyt,per ate pune iku gruaja e vet :p
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Eshte gjinekolog (dhe ndihmesi) nuk iku ti shihte bajamet ne fyt,per ate pune iku gruaja e vet :p

Ka gjenekologe dhe ndihmese gjenekologe femra sa te duash :D
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Vet e ke pas fajin or trim pse smbarove shkoll per gjinekolog dhe bije rehat me geruan tende sta shikonte me njeri .. :D
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Ka gjenekologe dhe ndihmese gjenekologe femra sa te duash :D

E pse nuk e dergoi burri pra aty meqe e kish aq problem?
Informohet robi kush eshte kush s'eshte...ne ate klinike ku e din ti qe ska pas asisent te tjere
Do e heqe nga puna vec per nje x debil?
 
Titulli: Kërcënon me bombë spitalin se gjinekologu ia pa gruan të zhveshur

Vet e ke pas fajin or trim pse smbarove shkoll per gjinekolog dhe bije rehat me geruan tende sta shikonte me njeri .. :D
Dhe ai debili do shikonte grate e huaja hhahahahhahaa
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top