Kërcënon Irinej: Me hatër a me forcë do ta kthejmë Kosovën

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”.

“Shpresoj të mos jemi të detyruar që në këtë mënyrë ta mbrojmë atë, por që vetëdija dhe ndërgjegjja e atyre që vendosin për fatin tonë do të flasin në mënyrën se si duhet të flasë një ndërgjegje e zgjuar dhe e pastër njerëzore”, citon Koha.net deklaratën e Irinejt dhënë gazetarëve në prag të fillimit të sesionit të UNESCO-s.

“Tani bëhet fjalë për atë që të na i marrin objektet e shenjta dhe t’i shpallin vlera të Kosovës”, tha patriku serb.

Kosova, tha Irinej, “është historia jonë, kultura jonë, fillimi i gjithë asaj që është madhështi e përhershmëri në historinë tonë, kulturën tonë”, u shpreh ai.

“Këtë ne në asnjë rast nuk guxojmë t’ia lejojmë as vetes, as të tjerëve, që Kosova e Metohija të mos jenë të popullit që i përkasin qysh kur dihet për Kosovën e Metohinë dhe popullin serb”, tha Irinej.

Ai, siç citohet nga mediet serbe të ketë thënë, ka shtuar se tani objektet e shenjta serbe u dashka t’i dorëzohen popullit i cili gjithë kohën e historisë së tij ka djegur objektet e shenjta serbe dhe se kjo nuk guxohet të lejohet. Po ashtu ka thënë se në Kosovë e Metohi ndodhet rezidenca e patriarkëve serbë (Patrikana e Pejës), si dhe objektet më të mëdha të shenjta të historisë e të kulturës serbe.

ثshtë e njohur se shqiptarët me shekuj ruajtën manastiret dhe kishat serbe, ndërsa gjatë gjithë luftës për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb nuk është dëmtuar asnjë një objekt kulti serb.

Kleri serb ka qenë inspiruese dhe pjesëmarrëse e krimeve monstruoze që ndodhën në fundshekullin që e lamë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top