Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Kërcënohet për sulm familja Zhita nga vëllai i deputetes Alma Lame, reagon FRM
Pas deklarates te Forumit te te Rinjve Muslimane kunder deputetes se Levizjes Vetevendosje Alma Lama, e cila ka fyer hoxhe Irfan Salihun dhe muslimanet ne Kosove, Alma ka nisur nje seri shantazhesh e kercenimesh kunder Forumit te te Rinjve Muslimane dhe nenkryetarit te kesaj organizate te shoqerise civile, Noli Zhita.
Kercenimi me i fundit ka ardhur nga vellai i Alma Lames, Fisnik Lama, i cili ne nje mesazh vulgar dhe me fjale ofenduese qe i ka derguar Noli Zhites e fton ate ne Prishtine dhe e kercenon me fjale vulgare se do ta sulmoj familjarisht. Fisnik Lama kercenon familjen e Noli Zhites dhe i premton se do te kryej perdhunime ****uale kunder familjes se tij.
Forumi i te Rinjve Muslimane eshte i tronditur nga ky akt kriminal, vulgar dhe kercenues qe vellai i Alma Lames ka kryer kunder anetarit te tij.
Ky akt shantazhues eshte i dyti qe vjen nga familja e Alma Lames. I pari ishte kur Alma Lama fyeu popullin e Kosoves dhe imamin e nderuar Irfan Salihu dhe i shpalli armiq te demokracise. Dhe i dyti eshte tani kur anetaret e shoqerise civile kosovare kercenohen me jete dhe nder nga vellai i Alma Lames.
Forumi i te Rinjve Muslimane te Kosoves i rrefuzon me force keto kercenime terroriste, mafioze dhe te erreta! Ai i ben thirrje qeverise dhe policise se Kosoves qe te marri masa mbrojtese dhe te ruaj jeten e Noli Zhites dhe familjes se tij.
Ne te njejten kohe FRM i apelon Albin Kurtit dhe Levizjes Vetevendosje, qe deputetes nga Shqiperia Alma Lama dhe vellait te saj, ti mesojne qe te sillen ne menyre qytetare dhe qe te respektojne lirine dhe te drejtat e qytetareve te Kosoves.
Atashuar per mediat eshte mesazhi kercenues i Fisnik Lames.
Forumi i te Rinjve Muslimane