Kërcënimi nga virusi i gamiles

cent

...Lontano
Gamilet mund të jenë përgjegjëse për kalimin e virusit vdekjeprurës të koronavirusit nga kafshët tek njeriu, sugjeroi një studim mjekësor i sapopublikuar.
Shiko fotografinë 1785064
Virusi i ka marrë jetën deri tani disa dhjetëra personave në Lindjen e Mesme apo të personave që kishin udhëtuar në këtë rajon.

Testimet kanë treguar se një virus shumë i ngjashëm qarkullonte prej kohësh tek kafshët dhe sipas studimit të realizuar nga disa ekspertë infeksionistë, publikuar në revistën e specializuar “Lancet”, besohet që koronavirusi është mutacion i virusit MERS, i transmetuar tek njeriu prej gamileve.

Ndërsa ka prova të transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu, ai mbetet shumë më i rrezikshëm në kontakt direkt me kafshën.

Megjithatë, deri më tani, shkencëtarët e kishin të paqartë se cila kafshë mund të ishte shkaktarja.

Rasti i parë i coronavirusit u regjistrua për herë të parë në 2012-n në Arabinë Saudite dhe që prej atëherë, janë konfirmuar 94 raste, 46 prej të cilave kanë pasur një fund fatal.
Top Channel
 
Titulli: Kërcënimi nga virusi i gamiles

Sqenka rrezik. Te ne nuk ka gamile :)
 
Titulli: Kërcënimi nga virusi i gamiles

Gamilet duken dhe paqsore :p
 
Titulli: Kërcënimi nga virusi i gamiles

Ca jane gamilat? Si thonin "kamilat"?

Gjithsesi, s'eshte asnje habi per kete virus, bota eshte e mbushur me viruse, aq kohe sa ka jete, ka dhe viruse e baktere qe na shoqerojne.
 
Back
Top