Arfenilla
Themelues i Forumit
Presidenti i Turqisë gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka kritikuar shtetet islame për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Erdogan para të pranishmëve, tha se shtetet islame që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të ndërmarrin hapa të shpejtë diplomatik për ta njohur këtë vend.
“Erdogan fton vendet islame që ta njohin Kosovë”, është titulli gati në të gjitha mediat e Serbisë.
“Në mesin e 56 shteteve islame, ende janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe jam shumë i brengosur për këtë”, citojnë mediat serbe presidentin Erdogan.
Samiti i vendeve islamike është mbajtur nga 10-15 prilli në Stamboll.Bota sot ..