Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kërcënimet e Gjergjit

Dedaj: “Kur ky njeri dëshiron të ma marrë fytyrën mua dhe t’i lajë duart me gjakun tim, atëherë do të ketë shumë telashe me mua, personalisht Hashim Thaçi”.

Gjergj Dedaj i ka shpallur luftë Hashim Thaçit, të enjten, disa çaste pasi që ky i fundit e shkarkoi nga posti i Zëvendësministrit të Transportit.

Në këtë post, Dedaj u emërua të premten e kaluar, duke provokuar kështu një sërë shkrimesh në shtypin e Prishtinës. Kryetari i PLK’së u denoncua si keqpërdorues i mjeteve financiare sa mbante postin e Zëvendësministrit të Punës. Kjo situatë duket se shtyu Kryeministrin Thaçi që ta shkarkojë atë.

“Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që z. Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë.

“Ky veprim i Kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit”, vazhdon komunikata.

Këto fjalë e kanë çartë Gjergj Dedajn.

“Prej këtij momenti jam kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Jo i PDK’së, jo i Qeverisë së Kosovës, jo i partive politike, por vetëm kundërshtar i Hashim Thaçit”, ka deklaruar Dedaj për Express.

“Unë do të kem përballje vetëm me Hashim Thaçin, të cilin e ftoj që brenda javës së ardhshme ose të më kërkojë falje publike ose të më presë në takim sy me sy. Përndryshe, do ta flas atë që e kam heshtur që 11 vjet”, ka kërcënuar ai.

Dedaj ka shtuar se heshtja e tij ka ardhur për hir të interesave nacionale.

“Kam heshtë për shkak të Kosovës, me ja shpëtue fytyrën vendit, UاK’së dhe Hashim Thaçit. Kur ky njeri dëshiron me ma marr fytyrën mua, e me i la duart me gjak timin, atëherë ka me pas telashe me mua personalisht Hashim Thaçi”, ka deklaruar Kryetari i PLK’së.

Duke folur për akuzat ndaj tij, për avancet sa ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dedaj tha se për të gjitha avancet tashmë i ka dhënë shpjegimet dhe dokumentacionet.

“Pas përfundimit, e shohim nëse mbetet diçka mangu, shkoj i plotësoj. Asnjë ministër në Kosovë nuk e ka asnjë avancë të mbyllur”.

Ai tha se e ka ruajtur deri tani Hashim Thaçin duke qëndruar i urtë dhe i heshtur.

“Tani e kam parë se ai heshtjen time dhe dinjitetin tim, respektin tim, e ka keqpërdorë dhe donë me e njollos. Ka me u bind Hashim Thaçi dhe ai duhet me shënua datën 15 korrik 2010 sepse kjo datë është fillimi i fundit të tij”, tha Dedaj për Express.

Ai tha se është i gatshëm të përgjigjet për çdo gjë gjatë karrierës së tij, i bindur se nuk ka njeri në Kosovë që ka dhënë më shumë për Kosovën se ai.

“Ka me u bind kryeministri se në mesin e shumë gabimeve që ka bërë, sot e ka bërë gabimin më të madh të tij në jetë”, ka thënë ai. /express/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back