Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kërcënim për Kosovën - stagnimi

Kërcënim për Kosovën - stagnimi

8832.jpg


Kërcënimi kryesor për Kosovën është stagnimi, ndërsa për shtimin e numrit të njohjeve përgjegjëse është vetë Kosova.


12Kështu ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet.

Knaus ka thënë se tashmë para Kosovës shtrihen detyra më të rëndësishme - ku fillimisht ka numëruar ekonominë – e cila sipas tij ende nuk është në rrugë të drejtë, dhe ndërtimi i institucioneve - siç është Ministria e Punëve të Jashtme.

"Ajo (MPJ) duhet të fillojë jo vetëm të ekzistojë, por edhe të performojë. Dhe, si prioritet kryesor i politikës së jashtme, duhet të jetë sigurimi i njohjeve nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të hapet rruga ka integrimet evropiane", ka thënë ai.

Madje, sipas Knausit, njohja nga këto pesë shtete të BE-së, është shumë më e rëndësishme, sesa njohja nga 20 shtete tjera të botës. "Kjo i lejon Kosovës që t'i ndjekë vendet e rajonit në rrugën drejt integrimit evropian", ka thënë ai.

Knaus po ashtu ka thënë se prioritet në vitin 2009 duhet të jetë ruajtja e stabilitetit dhe puna. "Shpresoj shumë se do të ruhet stabiliteti i 2008-ës dhe që ky stabilitet të mos kthehet në stagnim. Kërcënimi kryesor për Kosovën është nëse gjërat nuk ndryshojnë mjaftueshëm. Kosova ka nevojë për ndryshime dramatike, jo të dhunshme në frontin diplomatik, por edhe brenda Kosovës", ka thënë Knaus, duke marrë si shembull këtu reformimin e nevojshëm të sistemit arsimor.

Kjo, sipas tij, do ta ndryshonte imazhin e Kosovës jashtë dhe shpresoj se fundi i vitit 2009 do ta çojë Kosovën më afër perspektivës evropiane, përfshirë regjimin e lirë të vizave.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back