Islamabad, 28 maj 2012, NOA- Katër gra dhe dy burra u dënuan me vdekje në Pakistan nën akuzën se kanë “njollosur nderin” e familjeve përkatëse, pasi kishin kërcyer bashkë në një ceremoni martesore në Hazara, ku rregullat e fiseve i ndajnë meshkujt nga femrat në këto rite.
Gratë dhe burrat që të gjithë të martuar u thirrën nga të afërmit e tyre dhe u mbyllën në një dhomë.
“Sipas zakonit ata u dënuan me vdekje dhe mund të vriten në çdo moment”, u shpreh Muhammad Afzal, vëllai i madh i dy burrave të dënuar me vdekje.
Më tej ai shtoi se gratë kishin kënduar këngë popullore gjatë ceremonisë së dasmës së zhvilluar rreth 2 muaj më parë.
Siç informon noa.al, disa mysafirë të pranishëm në ceremoni kishin filmuar me celular pamjet e grave dhe burrave teksa këndonin, për t’iu dërguar më pas të afërmve të tyre.
Fisi i tyre thirri kështu një këshill rreth 1 muaj më parë, duke i shpallur që të gjashtë fajtorë pasi kanë shkelur rregullat e fisit duke kërcyer bashkë, ndërsa as nuk i dëgjoi të dënuarit me vdekje.
Për vrasjen e tyre u ngarkuan 40 të rinj, ndërsa në vendim u tha se burrat duhet të vriten të parët.
Gratë e akuzuara dy prej të cilave kanë fëmijë të vegjël janë mbyllur në një dhomë ku janë lidhur me litar dhe janë lënë pa ngrënë, në pritje të dënimit.
Sakaq kreu i policisë së zonës Abdul Majeed Afridi deklaroi se, “Fola me të mençurit e fisit dhe do përdor çdo mënyrë që kam në dorë për të ndaluar ekzekutimin”.
Ai thotë se ka dërguar një patrullë policie për të gjetur gratë por ende nuk ka shenja të tyre.
a.y/noa.al