Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kequshqyerja ndikon tek gjatësia e fëmijëve

TIRANث- Më shumë se 20% e foshnjave janë të shkurtër për moshën para se ata të mbushin 6 muaj, fenomen ky që konsiderohet mjaft shqetësues. Studimi Demografik Shëndetësor tregoi se 19% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën dhe 11% ishin shumë të shkurtër.
Shiko fotografinë 1729870
Sipas studimit, edhe pse gjendja e ushqyerjes së fëmijëve ka ardhur duke u përmirësuar, që nga viti 2005, kur 22.3% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën, ka qenë graduale dhe me ndryshime të mëdha. Kështu nga të dhënët e studimit, në rajonet malore në veri të vendit 28% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën, si dhe 27 % e fëmijëve në familjet me të ardhura më të pakta.

Ndërkohë, të qënurit nën peshë për moshën, që reflekton kequshqyerjen akute, prek 9% të fëmijëve nën 5 vjeç, ndërsa 6 % e fëmijëve të kësaj moshe ishin shumë nën peshë për moshën. Ky fenomen u konstatua më shumë tek fëmijët nën 6 muaj, 27 %, dhe më e lartë në Tiranën urbane, 13%, sesa në zonat rurale, 8%.

Kequshqyerja ka një ndikim negativ tek fëmijët, por dhe në popullatën në tërësi. Fëmijët e kequshqyer para ditëlindjes së tyre të dytë mund të vuajnë dëmtime të përhershme fizike, ose mendore, që prekin të ardhmen e tyre në shumë mënyra.
/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back