Këpucë me GPS për të sëmurët nga Alzheimer

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
118715073lajmetari118715073.jpg


Në tregun amerikan janë prezantuar këpucët e para të pajisura me sistemin për pozicionim global, dedikuar për personat që vuajnë nga sëmundja Alhajmer.

Kontingjenti i parë prej 3.000 palësh, të prodhuara në kompaninë “GTX Corp” tashmë është dërguar në një shitore këpucësh në Los Anxhelos.

Këpucët, çmimi i të cilave sillet rreth 300 dollarë, do të mundësojnë që me ndihmën e kompjuterit të gjendet lokacioni i personave “të humbur”, të cilët vuajnë nga Alhajmer.

Këto këpucë nuk dallojnë nga këpucët tjera, përveç asaj se në thembër kanë të vendosur sistemin GPS.

“Këpucët janë të përshtatshme për personat në fazën e hershme të sëmundjes, dhe të cilët jetojnë vetëm dhe janë të ekspozuar ndaj rreziqeve”, ka thënë Endru Karli nga Universitetit “Xhorxh Mejson” në Virxhinia, i cili ka marrë pjesë në realizimin e projektit.

Ndryshe, mbi pesë milionë amerikanë vuajnë nga Alhajmer, ndërsa pritet që ky numër të katërfishohet në vitet e ardhshme

B;gjuhashqipe
 
Back
Top