Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Keni per ti thene dikujt dicka?

Dikujt jo, por tgjithve po: mire jeni? 😁
 
Po zgjedh te hesht me mire
Ta thotë Demka një fjalë, o Punk djali.

Virtualitetin merre me sportivitet: hyj për qejfin tënd, kënaqu si të pëlqen… Pra, pse të heshtësh? Por edhe pse të flasësh? D.m.th., kur të të vijë të flasësh – fol!

Nëpër forumet shqiptare, ndër vite, është krijuar një atmosferë jo fort e këndshme, e cila vazhdon ende, ndonëse tashmë disi më e zbutur. Doemos, edhe unë kam bërë gabimet e mia, por kam pasur edhe disa parime të mira: kur kam parë se dikush nuk më ka pasur qejf, nuk e kam komentuar. Gabimi im ka qenë se, kur tjetri e ka tepruar, sidomos kur e ka bërë këtë në emër të «qeverisë» apo e ka marrë si detyrë nga qeveria – jo vetëm me mua, kam reaguar.

Dikur në forume njeriu hynte sepse kishte nevojë të kontaktonte me të tjerët, me një fjalë, të shfryhej. Dhe falë atyre forumeve, sot kam mbi 20 veta në Viber e WhatsApp me të cilët kam mbetur në kontakt.

Po, helbete, kishte edhe të atillë që merrnin direktiva dhe të sulmonin. Në këso rastesh shpesh kam bërë edhe unë gabime. Një herë, një shefi ia pata thënë diçka që po e parafrazoj kështu:

Forumin/rrjetet sociale duhet ta konsiderosh si një WC publike.
Ke parë njerëz që hyjnë e dalin, por askush nuk lodhet të thotë: «Çfarë nevoje kreu ky?»

Por, kur hyje dhe shihje se ndonjëri e kishte kryer nevojën jashtë filxhanit… nejse!

Megjithatë, edhe duke pritur në radhë, ke parë njerëz me kulturë, ke bërë muhabet me ta dhe, ndonjëherë, ke zënë edhe ndonjë mik të mirë.

Prandaj, o Punk: mos e merr kaq seriozisht virtualitetin. Kur të duash të flasësh – fol; kur të duash të heshtësh – hesht. Por mos ia prish ditën/qejfin askujt, as mos lër askënd të ta prishë qejfin.
 
@Historia , ç'na thua diçka të bukur?
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back