Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Keni dicka per t'i thene dikujt?

Mirëmëngjes e fundjavë të bukur ju uroj ☀️🍂
 
Qenka vertet shtrige :p
E kandshme asht dreqja. Nganjiher shihemi ne dy-tri dite, nganjiher ne jave.
Po me thot dje: ku hupe, moti s`te kam pa ?
- Pse s`thu qe t`kam mungu oj dreqe, i thashe 😄
Ajo mu: pse s`thu qe une te mungoj ty shum ma shum ?! 😎
Ke te drejte , i thashe 😆
 
@Gi de Masha urime për kostumin e ri , të shkon shumë
Të faleminderit, Mona.
Ky “kostumi i ri” i moderimit më ka sjellë ca punë më shumë, por kur më besohet diçka, mundohem ta kryej mirë. Si bashkëpunëtor jam i hapur, i sinqertë dhe punoj me respekt për kolektivin ku bëj pjesë.

Moderimin nuk e marr si ndonjë gradë apo privilegj, por si obligim moral – për ta kryer me nder e ndërgjegje, në shërbim të anëtarëve. Nuk e shoh si pushtet për të ndëshkuar dikë, për t'iu hakmarrë dikujt apo për t’u frikësuar dikush prej meje.

Jo, unë jam po ai Demka i urtë, me humor të mirë dhe i drejtë si gjithmonë, që mundohet të ndihmojë e jo të dënojë.

E them me bindje dhe me shpirt: kushdo që ka nevojë për ndihmën time – do ta ketë.
Të gjithë anëtarët, pa dallim nga forumet ku janë, i kam konsideruar gjithmonë si pjesë të një familjeje të madhe – si bija e bijë, si vëllezër e motra ( apo duke qenë mësues, jam munduar cdo herë të jepja këshilla të mira e pozitive ).

Demka nuk do t’i hakmerret askujt. Nuk do t’ia nxijë ditën askujt, sado që të ketë përjetuar vetë padrejtësi nga më tëndryshme.
Përkundrazi, le të vijnë lirisht edhe ata që dikur më kanë keqkuptuar apo fyer, dënuar madje edhe përjashtuar. I fal dhe i mirëpres e respektoj si gjithë të tjerët.

Është e natyrshme që dikë ta kesh më për qejf se dikë tjetër, por në këtë rrugëtim me "kostum të ri" nuk do të bëj dallime.
Le të ecim përpara bashkë – me respekt, me dashuri dhe me frymën që na bashkon.


Na vaftë mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët!
Demkë xhani
 
Redaktimi i fundit:
Ke frikë në Tiranë të shetisesh i lirë, se të nxjerrin partitë për kryetar bashkie.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top