sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Këngëtarja rumune Alexandra Stan e njohur për hitet “Mr. Saxobeat” dhe “Lo lipop” ka përfunduar në urgjencën e spitalit pasi është rrahur nga menaxheri, që është njëkohësisht i fejuari i saj, Marcel Prodan. Në këto fotografi ajo duket me njolla të zeza në këmbë, krahë dhe një sy të nxirë. Në qendër të debatit mes të dyve me sa duket ka qenë menaxhimi ekonomik i karrierës së këngëtares. Ndërkaq menaxheri i saj ka publikuar një deklaratë ku thuhet se Stan ka qenë viktimë e një incidenti dhe se po rimerr veten. Por Alexandra ka reaguar dhe po mobilizon televizionet e vendit për të treguar të vërtetën.Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/