LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Fjolla Morina është ‘lajmi i ditës’ këtë periudhë për shkak të pistoletave që iu gjetën në kalimin e kufirit, ku shoqërohej nga një biznesmen i njohur kosovar dhe shoferi i saj.
Para se të merremi me armën, le të ndalojmë tek shoferi. Ku i gjeti kaq shumë para Fjolla sa për të punësuar një shofer, ku dihet se ka dy vajza për të rritur dhe nuk shquhet për ndonjë aktivitet të lartë artistik?!
Po të hedhim një sy pas, kemi Stresin që burgun e ka bërë shtëpinë e dytë sepse hyn e del për armëbajtje, posedim kokaine dhe ndonjë herë tek tuk (kur ka kohë) edhe për plagosje. Por, në fund të herës, quhet këngëtar, VIP i madh si me thënë…
Morena Taraku është ish miss-i, e cila pas ndërhyrjeve të duhura në vendin e duhur, tentoi të hynte në kufirin kosovar me një makinë luksoze, Bentley, që ishte pak fare e vjedhur.
Noizy prezanton ‘Ferrarin’, duke pretenduar se një makinë e tillë blihet me lekë koncertesh (edhe pse zërat thonë se llampat për rritjen e hashashit punojnë mirë andej nga Anglia).
Feron e gjorë e rrahin vend e pa vend, e ky vazhdon të ‘bëjë të fortin’, etj, etj.
Për të mos folur pastaj për ‘fjalorin e pastër’ që përdorin vajzat e ‘showpisit’ dhe sjelljen prej lacash lart e poshtë.
Ne përmendëm vetëm disa prej tyre, por emra të mjaftueshëm që na japin të kuptojmë se pas imazhit si këngëtare apo këngëtar, fshihen punë të zeza, që të nxjerrin ‘faqe bardhë’. /Pamfleti