“Kënaqësia për të bërë keq”- Bullizmi

Më poshtë tregohet historia e një djali, i cili bëhet pjesë dhe kënaqet me një grup të shokëve të klasës, që tallen dhe keqtrajtojnë një djalë.
1076x616-5-movies-about-bullying.jpg
Një ditë, Ani, një djalë 12 vjeç, ishte i sëmurë dhe nuk kishte shkuar në shkollë, nëna po i përgatiste një lëng portokalli, kur e dëgjon atë duke qeshur i vetëm. Shkon në dhomë dhe e pyet se çfarë ka dhe djali duke vazhduar të qeshurën, i tregon një video ku ai dhe një grup nxënësish, djem dhe vajza, po keqtrajtonin një shokun e tyre të klasës.
Nëna e Anit menjëherë reagoi e shqetësuar: -Si mund të sillesh në këtë mënyrë dhe për më tepër, e ke filmuar dhe qesh edhe më pas? Kjo është “të kënaqesh me të keqen” biri im, kjo është ligësi. Jo o ma kjo është lojë- insistonte Ani.- Jo biri im, kjo nuk është lojë, kjo është gjë shumë e keqe. Në lojë të gjithë kënaqen dhe nuk trëmben nga njëri tjetri. Të bësh një tjetër të vuaj e të të ketë frikë, kjo nuk është lojë. Po sikur të ishe ti në vend të shokut tënd?- vazhdoi nëna. Jo, mua nuk ma bëjnë dot – bërtiti Ani. Po- i tha nëna edhe ty mund të të ndodhë, madje të ka ndodhur, sepse ti po kënaqesh me të keqen dhe e quan edhe lojë.
Në këtë situatë ku gjëndesh, kam edhe unë pjesën time të fajit. Mesa duket nuk ta kam mësuar si duhet të mirën. Të kam trasmetuar frikë, më fal dhe të jap fjalën që do të të ndihmoj që të kuptosh se sa e keqe është për ty kjo “lojë” që je përfshirë.
Ani e shikonte nënën me habi, por edhe me një lloj ndjenje turpi. Djali po fillonte të përftonte një dimension tjetër të ndjesisë së tij për situatën ku ishte përfshirë. Pas bisedës me të birin, nëna e Anit, u vesh dhe shkoi në shkollë, ku takoi mësuesen kujdestare dhe drejtorin e shkollës. U tregoi për ngjarjen, që kishte konstatuar dhe duke i kërkuar të ndërhynin, u tërhoqi vërejtjen për indiferencën e tyre ndaj këtyre dukurive.
Mësuesit deri diku të habitur nga ndërhyrja e nënës, pasi zakonisht, kishte ankesa nga nënat e fëmijëve, që e pësoni bullizmin dhe jo nga nënat e fëmijëve, që e ushtronin bullizmin, morën përsipër të ndërhynin. Gjithashtu nëna e Anit, takoi djalin e ndrojtur, që pësonte bullizëm dhe i kërkoi të falur dhe i tha se ajo nuk do të lejonte ta ngacmonin. Djali e pa me frikë dhe duke iu lutur i tha: -të lutem mos ndërhy, pasi ata do të sillen më keq.
Nuk dua që ta marrin vesh prindërit, pasi nëna ime është e sëmurë. Nëna e Anit ndihej gjithnjë e më shumë konfuze. Donte të shmangte me çdo kusht inatin, që e kishte pushtuar dhe nuk e linte të ishte e kthjellët për të vepruar. Aq sa ishte e zemërua me të birin, aq më shumë kërkonte të ishte e qetë, që të mund të nxirrte të birin nga kjo “gropë thithse” e kënaqësisë, që ndjehet kur mund dhe i bën keq një njeriu tjetër. I dukej se po të mundte inatin e saj do të mund të shpëtonte edhe të birin. Shkoi në shtëpi dhe u fut direkt në dhomë të djalit të saj, që e priti gjithë ankth të jëmën. Ajo u ul te krevati i tij dhe pasi i tregoi se kishte takuar mësuesit, kishte takuar edhe djalin e mirë, që duronte për prindërit e tij, poshtërimin.

Ani duke dëgjuar filloi të qajë dhe u justifikua, se unë nuk dija gjë. Kjo nuk është justifikim- I tha nëna – pse duhet të dish që ka një problem një njeri që të mos i bësh keq? Kjo është një mënyrë e keqe të menduari. “Nuk ju detyron njeri ta doni shokun apo shoqen, por jeni të detyruar të respektoni dhe të mos fyeni tjetrin”. Këto veprime nuk mund dhe nuk duhet t’i bëni. Ky veprim është i ndaluar sepse bëni keq si tjetrit, po ashtu edhe vetes tuaj.
Ju me këtë veprim zhvilloni të keqen. Po sikur të ishit ju në vëndin e shokut apo shoqes tuaj, si do të ndiheshit?! Mos u jystifiko se mua nuk më ndodh. Të gjithve mund tu ndodhë. Edhe ty të kanë nxitur siç ke nxitur edhe ti shokët, që të bëni keq. E shikon që të ka ndodhur, që ty të tjerët të nxitën edhe më keq drejt kësaj kënaqësie. Dhe ti bëre të njëjtën gjë me shokët e tu. Ti mbylle çdo gjë të mire, që ti gjatë gjithë kohës përpiqesh ta demostrosh, që je një djalë i mirë dhe u desh një nxitje e vogël dhe e harrove të mirën dhe respektin për veten.
Ti ndihesh mirë kur unë vij nga mbledhja e prindërve dhe të tregoj fjalët e mira që thonë mësuesit për ty, si për mësimet edhe për sjelljen. Dhe tani unë zbuloj që ti fshehtas sillesh siç nuk do të ta dijë njeri. Pra ti je më i dobët se ai djali që ju duron të gjithëve se ka një qëllim. Ai do të bëjë diçka që të ndihmojë familjen dhe ai hesht për ngacmimin e keq që ju i bëni. Ai nuk do të mërzitë nënën që është e sëmurë rëndë. Po ta shihje në film ti do të ishe me djalin dhe do ti kishe inat ata si ty, që e mundonin atë. -Mami nuk dua që ti thuash babit për këtë, që unë kam bërë, sepse tani më vjen shumë turp nga vetja.- babit do tja themi, pasi nuk mund të gënjejmë dhe të fshehim një gjë kaq të keqe, siç është kënaqësia për të bërë keq.
Edhe babi, si unë, vërtet do të mërzitet shumë, por ai si unë, do të përpiqet të të ndihmojë të zbulosh e njohësh ndjesitë e tua. Duke i njohur nuk bëhesh pre e tyre. ti po rritesh dhe shumë gjëra po i mëson ti bësh sipas mënyrës tënde. Po mëson të diferencosh të mirën dhe të keqen. Po mëson të mbash përgjegjsi për veprimet e tua. Po nuk pate kurajo sot tja tregosh babit ,nesër nuk do të mundesh të jesh i rritur, por do të mbetesh gjithnjë duke u fshehur.
(R.L/Dosja.al)
 
Attachments

  • 1076x616-5-movies-about-bullying.jpg
    1076x616-5-movies-about-bullying.jpg
    366.4 KB · Shikime: 0
  • 1076x616-5-movies-about-bullying.jpg
    1076x616-5-movies-about-bullying.jpg
    366.4 KB · Shikime: 0
Hm me kujtove qe lexoja dje mbi Golden Globes e disa postime qe ishin bere ne twitter qe konsideronin Ricky Gervais nje 'bully' per menyren si i kishte kritikuar me ironi perfaqesuesit e Hollywoodit per hipokrizine qe kane.
 
Ja qe jo te gjith prindrit i edukojne ne ket menyr femijet... perkundrazi. Zakonisht i thon: fshi videon dhe bo sikur sdi gjo.
Pik

Kam patur goxha probleme per faktin qe isha shqiptare dhe pengesa kryesore ishin pikerisht te rriturit.
 
Pse?
 
Qe ishe shqiptare, kishe diskriminim nga aspekti kombetar? Nuk kishte kombesi tjera aty ne shkolle?
Teorikisht po por ishin 'italianizuar' dhe per me teper 2 meshkuj.
Marokieni tentonte perdit tme mbyllte ne banjo dhe tme prekte bythet kurse shqiptari sdonte te prishte reputacionin si "italian".
Un isha ajo
"mos e ve ne bank me gocen time sepse duhet te perqendrohet te mbaj notat e larta dhe jo te ndihmoj ket shqiptaren"
"Silvia mos te shof mo qe ec per dore me te"
"Mesuese X pse goca ime eshte per dore me nje shqiptare?" Jan shoqe ju pergjigj "sme intereson".
"Thuj qe tka kap prej fyti qe mos te vejn me afer saj ne bank" (kjo muaj me pas dhe pasi ndryshova 3 seksione brenda vitit, tregoi te verteten mes gjith klases duke qajt dhe akuzuar qe e kishte detyruar e ema)
Dhe kto jan vetem disa...
Ah po se harrova
"S'eshte nevoja te qash. Ste besoj qe marokieni te fut duart sepse ka me shum vite se ty ktu ne shkolle" - perpara gjith klases kur i kerkova ndihm me qen se ishte mesuese.
"Si bon dhe ti. Batuta mbi vagjina dhe kokeshpullë po tbon; spo te vret ahahahahaha " mesuesja tjeter kur i thash qe doja te mesoja vetem

(11 vjece)
Me pas gjerat ndryshuan sepse ndryshova shkoll dhe fillova te mesmen.

Harrova kur me qelluan me kuba akulli duke me tallur qe isha shqiptare.

Dhe po e mbyll me kaq se lista eshte goxha e gjat.
I kam falur te gjith. Sot jam ajo qe jam falas tyre. Ndihm skam kerkuar dhe kurre skam per te kerkuar... me bejn me te fort.
Mund te bi pertok per ca dit por cohem cdo her
 
Sdi, ndoshta kane qene dhe vitet e tilla kur njerezit kane qene me injorant, po italianet mos mbahen te civilizuar me nje sjellje te ketille. Sdi cte them, deshperuese
 
Nuk ke se perse deshperohesh, pasi nje bullizem te tille pothuajse ne cdo vend te europes, diku me shume e diku me pak, te gjithe shqiptaret e kane vuajtur. Nuk kam info per ne Kanada apo Amerike, por ne europe, bullizem ne cdo drejtim.

Mbaj mend kur isha ne shkolle ne Itali, kisha nje pedagog, i statistikes, qe nuk kishte dite qe nuk hidhte fjale kunder shqiptareve, aqsa nje dite i thash ne mes te auditorit:
Nese per nje arsye apo tjetren qellon qe vjen ne Tirane, kemi bustin e heroit tone kombetar Skenderbeut, i cili qendron mbi kale. Kur ti afrohesh bustit, ule koken edhe puthja .... kalit, sepse pa kete hero, sot do ta kishe emrin Qazim, Kasem...etj, i cili pengoi turqit per te mos kaluar ne Itali.??

Kuptohet qe ngela per ne vjeshte, u desh nje nderhyje e konsullit shqiptar, qe te kaloja lenden, ku mesataren e kisha 29 ne teresi, jo keq per nje te huaj.
 
Sdi, ndoshta kane qene dhe vitet e tilla kur njerezit kane qene me injorant, po italianet mos mbahen te civilizuar me nje sjellje te ketille. Sdi cte them, deshperuese
Racista dhe injorant ka kudo. Thjesht spata fat.. perderisa me pas gjerat ndryshuan drastikisht ne menyr pozitive. Mos me fol per raportin me mesueset qe me donin fort sepse studjoja shum dhe ndihmoja cdo person qe shifja ne veshtiresi.
Imagjino qe ne shkoll te mesme sillja ne shtepi lloj lloj cunash perdit sepse kishin frik mos i rrifnin pasi dilnin nga shkolla. Mami bente gati per te ngrehne per nje person plus ahahhaaha

Te gjithe e kemi nje te kaluar ?
Ka shum me keq se kjo

Ajo qe doja te thoja me siper eshte qe cdo gje fillon nga familja.
 
Je per t'u krenuar e :)
 
Teorikisht po por ishin 'italianizuar' dhe per me teper 2 meshkuj.
Marokieni tentonte perdit tme mbyllte ne banjo dhe tme prekte bythet kurse shqiptari sdonte te prishte reputacionin si "italian".
Un isha ajo
"mos e ve ne bank me gocen time sepse duhet te perqendrohet te mbaj notat e larta dhe jo te ndihmoj ket shqiptaren"
"Silvia mos te shof mo qe ec per dore me te"
"Mesuese X pse goca ime eshte per dore me nje shqiptare?" Jan shoqe ju pergjigj "sme intereson".
"Thuj qe tka kap prej fyti qe mos te vejn me afer saj ne bank" (kjo muaj me pas dhe pasi ndryshova 3 seksione brenda vitit, tregoi te verteten mes gjith klases duke qajt dhe akuzuar qe e kishte detyruar e ema)
Dhe kto jan vetem disa...
Ah po se harrova
"S'eshte nevoja te qash. Ste besoj qe marokieni te fut duart sepse ka me shum vite se ty ktu ne shkolle" - perpara gjith klases kur i kerkova ndihm me qen se ishte mesuese.
"Si bon dhe ti. Batuta mbi vagjina dhe kokeshpullë po tbon; spo te vret ahahahahaha " mesuesja tjeter kur i thash qe doja te mesoja vetem

(11 vjece)
Me pas gjerat ndryshuan sepse ndryshova shkoll dhe fillova te mesmen.

Harrova kur me qelluan me kuba akulli duke me tallur qe isha shqiptare.

Dhe po e mbyll me kaq se lista eshte goxha e gjat.
I kam falur te gjith. Sot jam ajo qe jam falas tyre. Ndihm skam kerkuar dhe kurre skam per te kerkuar... me bejn me te fort.
Mund te bi pertok per ca dit por cohem cdo her

Obobo
Une behem keq kur lexoj kshu gjerash, me zien gjaku direkt. Te betohem te ishe motra ime marrokeni do bohej pishman qe ka lind.

Sa per temen nga klasa e 1 dhe deri ne klase te 8 jam pas zene rregullisht, her i rrifja her me rrifnin por asnjehere skam qene shenjester talljeje. Kam arrit deri aty sa i kam vjedh i her babait lek nga viti 95 per te ble doreza hekri sepse nja dy gallofa ishin me te mdhenj se une me trup lol. Por gjithashtu du t'them qe skam ushtruar bullizem tek asnje nxenes, biles te ardhurve qe i venin lloj lloj epitetesh nga cecen malok lumjan u dilja shpesh here ne mbrojtje sepse abuzoheshin jasht mase.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top