Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kemi njollosur fjalën

Kemi njollosur fjalën

Screen-Shot-2017-07-31-at-10.23.28-AM.jpg

“Diku në një qoshe të Islingtonit, duhet të ketë një bodrum të fshehtë të mbushur me të diplomuar në gjuhën angleze, të cilët studiojnë me hollësi fjalorët”. Kështu nis në të përditshmen angleze Times, editoriali i Matt Ridley, opinionist i njohur konservator britanik. “Herë pas here bie një zile, dhe të gjithë ato pena të bukura paralajmërohen për një çështje të re politike, e cila duhet që të rifitojë definicionin me qëllim që të favorizojë të majtën. Pas një momenti heshtje, ngrihet një dorë: ‘dementia tax!’, ose ‘bedroom tax!’, dëgjohet të thërrasë dikush, dhe printerat metaforikë nisin të lëvizin, duke nxjerrë kopje virtuale të frazës së re, për gazetarët mirënjohës. Të krijohet ndjesia sikur e majta ka qenë gjithmonë më e zonja se sa e djathta, sa i përket gjuhës. ‘Kapitalizëm’ është një fjalë e sajuar kryesisht nga kundërshtarët e tregtisë. (…) Më pas, Marksi dhe Engelsi e bënë një fjalë tabu. Që atëherë, e majta e ka përdorur fjalën ‘kapitalizëm’ për të nënkuptuar që tregtia e lirë kontrollohet prej financierëve të mëdhenj, më shumë se sa prej tregtarëve dhe sipërmarrësve që marrin risqe për konsumatorët, dhe duke vepruar kështu, ulin çmimet. Për arsye që nuk do i kuptoj kurrë me të vërtetë, kampionët e tregtisë janë futur në këtë skemë dhe kanë kaluar një shekull e gjysmë duke u përpjekur të mbrojnë fjalën ‘kapitalizëm’, më shumë se sa ‘tregti’ apo ‘sipërmarrje’. Deri edhe shprehja ‘tregu’ është njollosur me sukses. E megjithatë, duke parafrazuar Margaret Thatcherin, tregu nuk ekziston: ekzistojnë individë, burrat, gratë dhe familjet e tyre, që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime dhe i shkëmbejnë me individë të tjerë, të prirur për të blerë dhe shitur. Praktikisht, e djathta shpesh herë duket se është dorëzuar për të pranuar fjalorin e të majtës: fjalë si kapitalizëm, “Tory”, “poll tax”. Janë futur edhe ambientalistët. Kush është që i ka quajtur energjitë e ripërtëritshme, “energji e pastër”? Në po të njëjtën mënyrë, aktivistë të ndryshëm për ndryshimet klimatike qëllimisht janë pëprjekur që të trembin edhe të mëdyshurit dhe skeptikët në politikë më të mdoeruar, me fjalën revoltuese ‘negacionist’, për t’i bërë të duken si të dalë mendsh, ashtu sikurse negacionistët e Holokaustit. Madje një herë, mua vetë më prezantuan në një konferencë, ‘një tip negacionisti i arsyeshëm'”.

Ridley flet edhe për fjalorin islamik dhe islamist, ku gazetarët dhe opinionistët që “guxojnë të flasin për ideologjinë ekstremiste të pranishme në fe” etiketohen si “islamofobë”.

“Sa shumë fjalë të tjera politike do të shfaqen në mënyrë neutrale, si ‘Brexit’, për të plotësuar një boshllëk gjuhësor, dhe sa prej tyre do të pagëzohen për t’i shërbyer një kauze? ‘Orëell, duhej të ishe këtu tani!'”. Në shqip nga Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-07-31-at-10.23.28-AM.jpg
    Screen-Shot-2017-07-31-at-10.23.28-AM.jpg
    532.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back