Ado
FISEBILIL-LAH
Korporata Energjetike e Kosovës do të hyjë shumë shpejt në privatizim dhe sektori i parë që do të privatizohet do të jetë ai i distribuimit të energjisë elektrike. Kjo është parë si e vetmja mundësi nga ana e qeverisë së Kosovës për të pasur furnizim të mirë me energji pasi deri më tani kjo kompani ka marrë 1.2 miliardë euro ndihma dhe gjendja e furnizimit me energji elektrike nuk është përmisuar.
Mirëpo, Kabineti Ministror nuk e mbështeti edhe një kërkesë të MEF-it që të formohet një komision për verifikimin e procesit të privatizimit të këtij sektori energjetik.
Madje, u tha se ky komision bie në kontradiktë me ligjin, pasi që akoma nuk është miratuar në Kuvend ligji për ndarjen e korporatës.
Por, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se kërkesa për privatizim nuk pret dhe këtë çështje e hodhi në votim.
“ثshtë nevojë e domosdoshme që në kuadër të privatizimit të ndërmarrjeve publike, në përputhje me normat dhe standardet e ekonomisë së tregut dhe efikasitetin e tyre, të shkojmë në këtë proces, pas një debati të brendshëm dhe pas këshillave me ekspertë ndërkombëtar”, tha fillimisht Thaçi.
Edhe pse KEK-u, siç tha shefi i qeverisë, deri më tani ka përfituar financa të majme nga qeveria, por edhe organizatat ndërkombëtare, situata edhe më tej vazhdon të jetë jo e mirë.
“Me qëllim të kthimit të kësaj ndërmarrje një kompani stabile, moderne dhe plotësisht të vetëqëndrueshme, përfshirë edhe kapitalit privat, mbetet si opsioni me i zbatueshëm në këtë fazë të zbatimit të KEK-ut. Me këtë vendim të qeverisë në autorizojmë fillimin e punëve të domosdoshme përgatitore për transaksionet e privatizimit”, tha kryeministri.
Privatizimi i distribucionit të KEK-ut, siç u shpreh Thaçi, do të shërbejë si tregim suksesi për përfshirjen e kapitalit privat në zhvillimin e sektorit energjetik dhe do të mundësojë investime private në minierat dhe gjenerim, përfshirë këtu edhe zhvillimin e projektit të rëndësishëm të Kosovës C.
KEK-u, sipas tij, deri më tani nga viti 2000 deri më 2008, ka marrë 1 miliard e 192 milionë € dhe rezultatet janë jo të kënaqshme./Telegrafi/