Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

eGo0sTyle

System Engineer
miss-shqiperia-217x300.jpg
“Miss Shqipëria 2011”, Kejdi Jashari

Më e bukura e Shqipërisë tashmë mban emrin, Kejdi Jashari. Vajza 17-vjeçare nga Tirana është shpallur “Miss Shqipëria” mbrëmjen e së dielës në kalanë e Krujës. Mes 31 konkurrenteve të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe vende perëndimore ku jetojnë prej vitesh, bukuroshja nga Tirana ka arritur të dallojë, duke fituar kurorën e ëndërruar. Vajza, e cila sapo ka përfunduar vitin e dytë në “Kolegjin Turk”, është tanimë përfaqësuesja shqiptare në disa aktivitet ndërkombëtare të bukurisë, ekskluzivitet i “Deliart Association”. Shoqëruesja e parë u shpall Entela Bebri, ndërsa shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria”, Enxhi Qehaja.

miss-shqiperia-2-300x237.jpg

Pozimi para fotografëve i treshes fituese i ka dhënë fund në orët e vona të së dielës edicionit të 13-të të “Miss Shqipëria”, i cili këtë vit u organizua në Krujë, mbi një skenë gjigande të ngritur në një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë. Por, përveç garës së fortë, në destinacionin e fundit të shtegtimit të këtij viti, “Miss Shqipëria 2011” solli edhe spektakël me të ftuar dhe surpriza të shumta, nën drejtimin e prezantuesit Alert اeloaliaj. Të ftuar në këtë mbrëmje ishin këngëtari Devis Xherahu, i cili prezantoi këngën e tij të re, të shoqëruar nga një klip i realizuar me 31 konkurrentet e këtij viti, Big Basta, Eneda Tarifa, Dr. Flori etj. Por, edhe vetë vajzat me performancat e tyre kanë krijuar një atmosferë të veçantë në kalanë e Krujës. Përpara natës finale, konkurrentet, ashtu siç është bërë traditë tashmë, zhvilluan një tur të gjatë, i cili filloi në Veri, vazhdoi në skajet jugore të Shqipërisë për t’u përmbyllur në Krujë. Stacioni i parë ishte një tjetër qytet historik, ai i Prizrenit në Kosovë, ku vajzat u pritën nga drejtuesit lokalë dhe kanë vizituar monumentet historike të qytetit. Në Kosovë ato bujtën edhe në qytetin e Suharekës, ku gjithashtu kanë gjetur mikpritjen speciale shqiptare, e cila është shoqëruar edhe nga minispektaklet që bukuroshet organizojnë përgjatë turit të përvitshëm të “Miss Shqipërisë”. Në kthim vajzat janë ndalur në “Hotel Continental” në Vorë, ku një javë para natës finale u zgjodh “Miss Bikini 2011”, e cila për këtë vit ishte 16-vjeçarja Sara Gjoni, basketbolliste e ekipit Kombëtar. Prej këtij rrugëtimi, turi ka vazhduar drejt Jugut për të ndalur afër skajit më jugor, në Ksamil. Atje ato kanë shijuar bukuritë natyrore, freskinë e detit dhe traditën vendase, e cila ka vijuar me një udhëtim turistik përgjatë bregut deri në Vlorë, një tjetër qytet i përfshirë në hartën e vendeve që duheshin vizituar këtë vit. Stacioni i fundit është shënuar në Krujë, ku përveç vendeve historike, vajzat kanë vizituar edhe teqenë e Sarisatllëkut, shpellën që fshihet nën majën e malit që mban edhe qytetin e Skënderbeut. Krahas garës për kurorën e Miss Shqipërisë, vajzat kanë pasur mundësinë edhe të sfilojnë gjatë spektaklit “Netët e klipit shqiptar”, me veshje firmosur Sherri Hill, sponsor zyrtar i “Miss Univers”.

Burimi : Panorama.
 
Pe: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Urime Kejdit! Duket si e emer djali!
 
Pe: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Tamam surrat Shqiptareje :D me pelqen por ne foto pse ka dale si Stalone me buzen S
 
Pe: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Edhe kjo 17 qenka.
Mire mire ne krahasim me te tjerat sh mire :D
 
Titulli: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Urime goces. Uroje qe pervec bukurise te kete edhe vecori dhe virtyte tjera pozitive dhe te perfaqesoje sa me denjesisht ne bote femren shqiptare, megjithate kam pershtypjen se do e kete te shkurter kete gezim se tani do zgjedhim ne miss Foruminvirtual qe do ja tejkaloj :lule:
 
Pe: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Me duket mua apo e paska pak buzen te shtrembert kjo?
Per shijet e mia, nuk me pelqeka si aparence.
 
Titulli: Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Kjo me prezantu bukurine e femrave shqiptare pty pty
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top