Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KE vendos hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën

  • Nga Love
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
BRUKSEL - Këshilli i Evropës ka marrë vendimin final për të nisur me Kosovën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE), e cila i hap dyert shtetit drejt rrugës evropiane.

66768_2.jpg


Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fule, ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për të uruar Kosovën për këtë vendim.

“Pas vendimeve të Këshillit të Evropës: Urime Serbisë dhe Kosovës. Pres me padurim nisjen e negociatave”, - ka shkruar Fule në “Twitter”.

Hapjen e negociatave e ka konfirmuar edhe Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se është miratuar vendimi për nisjen e MSA-së me Kosovën.

“Vendimi që autorizon hapjen e negociatave për MSA-në në mes të BE-së dhe Kosovës është miratuar”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Sipas analistit Afrim Hoti, “nga nisja e negociatave deri te nënshkrimi i saj final, që është marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe BE-së, është një rrugë tjetër që e pret Kosovën. Nga përvoja e shteteve rajonale, tregohet se është në dorën e secilës Qeveri e cila hyn në këto negociata, kohëzgjatja e këtij procesi” vlerëson analisti për çështja ndërkombëtare.”

Shqipërisë nga nisja e negociatave deri te nënshkrimi i MSA-së, i janë dashur 3 vite, ndërsa Kroacisë vetëm 5 muaj.

80 për qind e kësaj marrëveshje fokusohet në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe BE-së, që do të thotë, MSA ka karakter tregtar dhe ajo që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë gjatë këtyre negociatave është që të ndryshojë politikat e saj ekonomike.

Në përgjithësi, procesi i Stabilizim-Asocimit, është kornizë e politikave të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë.

Ky proces ka tri qëllime strategjike: stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën evropiane.

Nga ky proces, Kosova përfiton përkrahje të vazhdueshme financiare nga BE-ja, që e ndihmojnë atë për të arritur objektivat e kësaj marrëveshjeje.
BalkanWeb
 
Titulli: KE vendos hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën

T'pshurrsha MSA-ne!

Ska vend tjeter ne Europe me ke te hapi negociata me. Ngelem te fundit! Jemi ngel Big brother ne Europe ne :sho::sho:

N'daq le ti hapin e ndaq jo.
 
Titulli: KE vendos hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën

Bash Big Brother hahhahahahahahah i evropes
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back