Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kë sfidoi Donald Lu?

Po t'u hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përditshëm, ose të lundroje në portalet online, bomba që lëshoi dje në një takim për reformën në drejtësi diplomati amerikan, zinte një vend të veçantë . Ajo që bënte më shumë përshtypje ishte përmendja e emrave të dy personazheve të errët të kronikës së zezë, Emiliano Shullazi dhe Arben Froku.

Pyetja e parë që të shkonte në mendje ishte se përse një diplomat i huaj duhet të merret me emrat e përveçëm të basifondeve shqiptare?

Lidhur më këtë pikpyetje u bënë shumë supozime.

Disa e interpretuan si një vënie para faktit të kryer për drejtësinë e korruptuar shqiptare, e cila ka guxuar, me një papërgjegjshmëri të madhe, të lërë të lirë personazhe të tillë.

Të tjerë, më të politizuar dhe më afër opozitës, e komentuan përmendjen e këtyre emrave si një fshikullim të drejtpërdrejtë të pushtetit aktual.

Fakti që edhe Froku edhe Shullazi janë përmendur për lidhje të drejtëpërdrejta me qeveritarët e sotëm, i jepte një besueshmëri edhe më të madhe kësaj teze. Këtë jehonë e shtoi më pas edhe një koment i veçantë i “Zërit të Amerikës”, i cili nuk është rasti i parë që më shumë sesa një media e pavarur, vepron si një dekriptues i mesazheve të politikës amerikane.

Pati edhe një kategori të tretë që kërkuan ta interpretojnë këtë mesazh si një qëndrim kundër opozitës dhe qëndrimit të saj refraktar ndaj reformës në drejtësi. Sipas tyre, ambasadori Lu i kërcënoi edhe njëherë tjetër, mbetjet e pushtetit të Berishës, duke i njehsuar me emrat e keqbërësve të gjithë ata që e pengonin këtë reformë.

Në fakt në të gjitha këto versione ka diçka të vërtetë. Në mënyrën e tyre ato janë të gjitha të besueshme.Por të gjitha ato nuk i japin përgjigje pyetjes së thjeshtë: përse ambasadori i vendit më të fuqishëm në botë u desh të përmendë emra të përveçëm banditësh?

Natyrisht, për t'i dhënë një mesazh gjyqësorit, natyrisht për të shigjetuar PD-në dhe PS-në, por mbi të gjitha për të bërë një sfidë shumë më të madhe sesa kaq: për të sfiduar krejt shoqërinë.

Në një vend ku rrezikon që të ngrihet kulti i banditit, kur politikanët i mbrojnë, kur gjykatësit i lirojnë, kur mediat kanë frikë t'i përmendin dhe qytetarët tuten t'i denoncojnë, roli që po merr kryediplomati amerikan është ai i denoncimit me zë dhe me figurë. Ai ka nisur t'i tregojë me gisht. Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën, qoftë për banditët e parlamentit qoftë për ata të rrugës.

Natyrisht kjo sfidë e tij është turp për këtë shoqëri, që duket se ka ulur kokën ndaj krimit, që e toleron, pranon, madje e voton atë. Ajo është një njollë e zezë për të gjithë ne, që flamurin e luftës ndaj banditëve tanë e kemi lënë në duart e të huajve. Por si çdo e keqe, ajo e ka edhe një të mirë: falë Donald Lu, për ta ka filluar të flitet.

Bushati

/lapsi.al/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back